• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrja gjermane: E kemi lënë pas dore Ballkanin Perëndimor, nuk duhet t’i lihet influencës së Moskës

by
10/03/2022 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë vizitave në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Serbi dhe në Moldavi, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock do të shoqërohet nga i ngarkuari i posaçëm i qeverisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Përpara nisjes për në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Serbi dhe Moldavi, ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock deklaroi (09.03.): “Sulmi rus ndaj Ukrainës është një pikëkthese, që tregon urgjentisht: Europa duhet të jetë e gatshme të investojë strategjikisht në sigurinë afatgjatë. Kjo vlen veçanërisht edhe për marrëdhëniet tona me vendet e Ballkanit Perëndimor. Paqja sot në Ballkanin Perëndimor ndoshta nuk është perfekte – por është e çmuar.

Ne duhet ta themi hapur, shumë nga këto vende vitet e fundit i kemi zhgënjyer dhe lënë pasdore. Në krahun e hapur depërtojnë aktorë si Rusia, që nuk kanë interes në një të ardhme europiane dhe nuk stepen për të nxitur sërish konfliktet e pazgjidhura. Unë udhëtoj sot në Ballkanin Perëndimor në radhë të parë për të dëgjuar se çfarë presin prej nesh sot njerëzit atje – por edhe për të bërë të qartë, se ky rajon në zemër të Europës nuk duhet t’i lihet influencës së Moskës.

Europa ka treguar ditët e fundit, se është e aftë për veprim dhe e vendosur, për t’iu kundërvënë veprimit agresiv të presidentit rus. Tani ne duhet të tregojmë, që me të njëjtën forcë veprimi jemi të gatshëm të angazhohemi me koncept dhe orientim nga e ardhmja në vendet e fqinjësisë europiane. Njerëzit në rajon na vlerësojnë ne, nëse fjalët tona pasohen nga veprat. Gjermania ka një interes fundamental në një Ballkan Perëndimor të stabilizuar politikisht dhe të prosperuar ekonomikisht, vendet e të cilit orientohen drejt Europës. Për këtë ne do të angazhohemi në bisedimet që kemi përpara, si edhe në investimet strategjike, para së gjithash edhe në energjitë e rigjenerueshme.

Prioritetit politik për Ballkanin Perëndimor ne duam t’i japim jetë. Ndaj qeveria federale ka vendsour funksionin e të dërguarit të posaçëm për këto vende. Gëzohem shumë, qëkëtë pozicion të rëndësishëm tani e mbulon Manuel Sarrazin. Unë e di, që zemra e tij rreh për shtetet e Ballkanit Perëndimordhe për të ardhmen evropiane. Ai do të më shoqërojë në këtë udhëtim dhe këtej e tutje do të ruajë një linjë të drejtpërdrejtë intensive komunikimi të qeverisë federale me këto vende dhe shoqëritë e tyre.

Si vend fqinj me Ukrainën Moladiva i ndjen më fort pasojat e sulmit rus. Në udhëtimin tim në këtë rajon unë do të njihem direkt me situatën në vend, se si ne mund ta mbështesim në mënyrë më gjithëpërfshirëse qeverinë në këtë situatë të jashtëzakonshme. Ne nuk do të lejojmë që vala e konfliktit të shkaktuar nga Rusia të përfshijë edhe vende të tjera. Moldavia mund të mbështetet tek solidariteti gjerman dhe evropian.”/ Marrë nga DW

/b.h

Next Post
Të parin dhe të fundit/ VIDEO e ushtrisë ukrainase se si e shkatërron autokolonën e blinduar të rusëve

Të parin dhe të fundit/ VIDEO e ushtrisë ukrainase se si e shkatërron autokolonën e blinduar të rusëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Belgjika “hesht” Trumpin, turpëron SHBA-në dhe kap çerekfinalet e Botërorit

Belgjika “hesht” Trumpin, turpëron SHBA-në dhe kap çerekfinalet e Botërorit

July 7, 2026
Eksperti: Në videot e protestave po shtohet numri i pjesëmarrësve, ja si bëhet manipulimi

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

July 6, 2026
Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

Konflikt mes disa personave në Tiranë, një i plagosur me thikë

July 6, 2026
Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

July 6, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Qytetarët ndjekin ndeshjet e Botërorit, Rama ndan pamjet dhe ironizon protestën: Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës!

July 6, 2026
Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

July 6, 2026
Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

July 6, 2026
Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

Deklarata e fortë e Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është pranë

July 6, 2026
Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

July 6, 2026
Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In