Tytti Tuppurainen ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, që është edhe vendin që mban presidencës e BE ka folur për mediat para nisjes së mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE, e cila ka në fokus pikërisht hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ajo tha se Finlanda ka në axhendë zgjerimin e Bashkimit Europian.
“Ne kemi zgjerimin sot në axhendë dhe si presidencë e Bashkimit Europian jemi të angazhuar tërësisht për të mbështetur procesin e zgjerimit. Sot pres një sinjal të Bashkimit Europian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, se ç’duhet të bëjë Europa, pasi ne kemi angazhime dhe duhet t’i përgjigjemi vendeve të Ballkanit”, u shpreh Tuppurainen. /l.m