• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrja e Jashtme austriake: Progresi i Shqipërisë i jashtëzakonshëm! Shumë nuk e besonin…

by A R
25/11/2025 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mirëpriti këtë të martë, më 25 nëntor, në Tiranë homologen e saj austriake, Beate Meinl-Reisinger. Dy ministret kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat, ku në fokus ishte progresi i Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE.

“Kam ardhur dhe t’ju përgëzoj, është diçka e jashtëzakonshme kur shohim se çfarë ka arritur Shqipëria vitet e fundit. Shumë veta nuk besonin, nuk besonin në reformat. Progresi që është bërë në Shqipëri është i jashtëzakonshëm. Shpresojmë që Shqipëria në vitin 2030 të jetë pjesë e BE-së.”, tha ministrja Beate Meinl-Reisinger në konferencën për mediat.

Meinl-Reisinger kujtoi gjithashtu se Austria ishte ndër vendet e para që pas rënies së komunizmit ka sjellë diplomatët e saj në Shqipëri dhe që besonin në të ardhmen e Shqipërisë.

Në fokus të takimit ishte shndërrimi i aksit Tiranë-Vienë, “në një aks shumë më dinamik” sipas ministres në të gjitha drejtimet, politikisht, ekonomikisht dhe në aspektin e sigurisë.

Spiropali tha se gjatë takimit, të dyja palët rikonfirmuan bashkëpunimin e ngushtë në organizmat ndërkombëtarë, ku Shqipëria dhe Austria ndajnë të njëjtat vlera për stabilitet, barazi, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin njerëzor.

Po ashtu ministrja Spiropali vlerësoi gjithashtu rolin e rëndësishëm të investimeve austriake në sektorë strategjikë si energjia, bankat, ndërtimi, turizmi dhe teknologjia, të cilat, sipas saj, kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare. Ajo theksoi se prioritet i qeverisë mbetet nxitja e mëtejshme e sipërmarrjeve dhe investimeve austriake në vend.

Në përfundim, të dyja ministret ranë dakord të vijojnë dialogun strategjik dhe të hapin kapituj të rinj bashkëpunimi mes dy vendeve, duke matur progresin përmes objektivave të përbashkëta.

“Investimet austriake luajnë një rol kyç në sektorë të rëndësishëm si energjia, bankat, ndërtimi, turizmi dhe teknologjia, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë sonë. Prioritet absolut për Shqipërinë mbetet fuqizimi i mëtejshëm i investimeve dhe sipërmarrjeve austriake në sektorët kyç të ekonomisë sonë. Në përfundim, ramë dakord të vijojmë dialogun tonë strategjik në formate të ndryshme, të masim progresin me objektiva të përbashkëta dhe të hapim kapituj të rinj bashkëpunimi.”, tha Spiropali.

Ministrja shqiptare rikujtoi edhe fjalët e albanologut austriak Maksimilian Lambertz, i cili ka thënë se historia e Europës nuk do të jetë e plotë pa kapitullin e Shqipërisë.

Në takimin bilateral, ministrja Meinl-Reisinger theksoi progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt afrimit me BE dhe rëndësinë e procesit të zgjerimit për të gjitha palët.

Spiropali nga ana tjetër deklaroi se “mbështetja parimore e Austrisë për integrimin europian të vendit, kontributi në jetëzimin e reformave kyçe, si dhe mbështetja për zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, kanë bërë gjithmonë diferencën në rajonin tonë”.

Next Post
Pas Bardhit, VanHorn pret edhe Ballën: Dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës janë…

Pas Bardhit, VanHorn pret edhe Ballën: Dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës janë...

Comments 1

  1. Anonymous says:
    3 months ago

    Keni kujdes,ju austriaket,progresi i ps rames,eshte i jashtzakonshem,po ju le pase,po kaloni ne vendin e dyte,pase ps se Shqiperise.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In