• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ministrja Denaj premtoi garanci të tretë, por Fasonët kërkojnë garanci 100%! Interesi të jetë deri në 2%

by Java News
24/10/2020 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Lajmi se do të ketë një garanci të tretë sovrane të orientuar tek bizneset eksportuese është mirëpritur nga fasoneritë por Florian Zekja përfaqësues i shoqatës ProEksport Albania thotë se shteti duhet të dalë garant 100%, të jetë me normë interesi më pak se 2% dhe të përdoret për investime. Pengesë për marrjen e këtyre fondeve ata konsiderojnë analizat e riskut që bëjnë bankat.
TIRANË– “Ne po bëhemi gati për një garanci të tretë sovrane, e cila do të jetë më e targetuar”, tha Denaj një ditë më parë në Report TV.

Kjo masë e paralajmëruar nga Ministrja e Financave Anila Denaj një ditë më parë në Report TV, është mirëpritur nga biznesi fason, i cili pritet të përfitojë nga ky vendim, duke qenë se garancia e tretë do të fokusohet tek ndërmarrjet eksportuese. Florian Zekja nga shoqata ProEksport Albania thotë se kredia duhet të jetë e ngjashme me garancinë e parë.

“Ne na intereson që kjo paketë të jetë e ngjashme me të parën nga e cila përfituan shumë biznese, sidomos ato të biznesit fason dhe kishte kushte të favorshme për biznesin në përgjithësi. Ishte një kredi që funksionoi dhe zgjidhi problemet në atë moment, ndërsa kredia e dytë sovrane ishte e ngjashme me një kredi normale, e cila nuk ishte e leverdishme për biznesin në përgjithësi sepse nuk aplikojë”, u shpreh Zekja.

Kjo mbështetje e tretë buxhetore e cila ende nuk ka marrë formë përfundimtare sa iu takon kushteve dhe kritereve, por biznesi fason jep disa sugjerime, sipas tyre shteti duhet të dalë 100% garant për huanë dhe jo pjesërisht, pasi krijohen pengesa.

“Ne kërkojmë që të jetë me normë interesi më të ulët se 5%, normalisht nga 0-2% normë, të ketë një mbulim kolatererali nga ana e qeverisë 100%, sepse edhe nga kredia e parë po ashtu edhe e dyta kolaterali nuk u shfrytëzua 100%. E treta që duhet të përdoret jo vetëm për paga dhe për sigurime por edhe për investime, blerje të lëndës së parë apo rinovimin e teknologjisë që do e ndihmonte shumë biznesin fason dhe do e përshtaste me ofertat për veshjet sanitare por edhe për kontratat e reja që mund të kemi kohët e fundit”, deklaron anëtari i ProEksport Albania, Florian Zekja.

Kujdes i veçantë sipas Zekjas duhet të tregohet edhe në analizat e riskut që bëjnë bankat në momentin e aplikimit për kredi, pasi shumë biznese nuk e kalojnë këtë fazë.

“E rëndësishme do të ishte që analiza e riskut të ishte favorizuese për biznesin fason, pasi shumë biznese kanë mbetur tek analiza e riskut që bankat aplikojnë për dhënien e kredive”, tha Zekja.

Sakaq pandemia vijon të mbajë në gjendje kritike eksportet e sektorit fason. Në 9 muaj këto ndërmarrje kanë eksportuar 15.1 miliardë lekë më pak se një vit më parë, dhe rënia më e madhe e tregtisë është regjistruar me Italinë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJL prish vendimin e pafajësisë për Luiz Ejllin, çështja e këngëtarit do të rigjykohet nga një trupë tjetër

GJL prish vendimin e pafajësisë për Luiz Ejllin, çështja e këngëtarit do të rigjykohet nga një trupë tjetër

November 24, 2026
Grabisnin banesat për vetëm 10 minuta, tre shqiptarët u fshehën në pyll me çadër kampingu

Grabisnin banesat për vetëm 10 minuta, tre shqiptarët u fshehën në pyll me çadër kampingu

November 24, 2026
E paralajmëroi Rama, nis ndalimi i daljes jashtë vendit për “protestuesit e dhunshëm”!

E paralajmëroi Rama, nis ndalimi i daljes jashtë vendit për “protestuesit e dhunshëm”!

November 24, 2026
Mish nga Brazili, bllokimet në doganë, Shqipëria me çmim më të lartë në rajon

Mish nga Brazili, bllokimet në doganë, Shqipëria me çmim më të lartë në rajon

November 24, 2026
Fshehu provat për vrasjen e Jan Prengës, Gjykata e Lartë “fshin” dënimin e përjetshëm për kopshtarin

Fshehu provat për vrasjen e Jan Prengës, Gjykata e Lartë “fshin” dënimin e përjetshëm për kopshtarin

November 24, 2026
“Ditari privat i Papa Françeskut”, publikohen shënimet e Atit të ndjerë të mbajtura gjatë viteve 1992-2024

“Ditari privat i Papa Françeskut”, publikohen shënimet e Atit të ndjerë të mbajtura gjatë viteve 1992-2024

November 24, 2026
Sulmet nga Irani, Katari “fshihet” pas OKB-së: Zgjidhjet diplomatike janë e vetmja mënyrë

Sulmet nga Irani, Katari “fshihet” pas OKB-së: Zgjidhjet diplomatike janë e vetmja mënyrë

November 24, 2026
Saudi Premier League s’ndalet me 1 mld € e shpenzuara në 2023, sauditët gati “sulmin” e radhës

Saudi Premier League s’ndalet me 1 mld € e shpenzuara në 2023, sauditët gati “sulmin” e radhës

November 24, 2026
“Fabrika” e drogës në Shkodër, procedohen penalisht 5 punonjës të OSHEE-së

“Fabrika” e drogës në Shkodër, procedohen penalisht 5 punonjës të OSHEE-së

November 24, 2026
Misioni i Kinës “Shenzhou-24” do të kryejë mbi 90 eksperimente shkencore dhe teste teknologjike në orbitë

Misioni i Kinës “Shenzhou-24” do të kryejë mbi 90 eksperimente shkencore dhe teste teknologjike në orbitë

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In