• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrja Denaj në Vjenë me krerët e Financave: Reformat ndikuan në rritjen e investimeve dhe klimën e biznesit

by Java News
14/01/2020 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në “Euromoney Conference”, Forum i Evropës Qendrore dhe Lindore, që zhvillohet për të 25 vit radhazi dhe mbledh në Vjenë të Austrisë krerët më të lartë të Ministrive të Financave dhe Ekonomisë dhe sistemit financiar dhe bankar.

Ministrja Denaj ishte pjesë në panelin e diskutimit mbi Shqipërinë i fokusuar në mundësitë e investimit dhe orientimin e tregut shqiptar drejt tregjeve ndërkombëtare.

Ministrja i solli në vëmendje audiencës dhe investitorëve se Qeveria ka përmbyllur me sukses një cikël reformash në fushën e financave publike, ekonomisë dhe arsimit profesional, duke sjellë prej vitit 2013 stabilitet të financave publike, rritje të qëndrueshme të shkëmbimeve tregtare dhe në një trajektore rritëse të investimeve të huaja në vend.

Vetëm për tremujorin e tretë të 2019, IHD regjistruan vlerën +272.2 mln euro ose +1.3%, krahasuar me tremujorin e tretë të 2018, duke shënuar vlerën +810.2 milionë euro ose +7.3%, në periudhën Janar-Shtator 2019. Ndërkohë ndër vite prej vitit 2014, eksportet janë rritur me 21.3%, dhe Importet me 16.1%, një trajektore e cila pritet të vijojë edhe për vitin 2019.

Ministrja në fjalën e saj u ndal në qëndrueshmërinë e indikatorëve makroekonomike dhe në potencialin e rritjes së ekonomisë shqiptare pavarësisht tërmetit të datës 26 Nëntor.

“Shqipëria është një ekonomi në zhvillim, me një rritje ekonomike të vijuar prej vitit 2014, me një konsum të brendshëm dhe perceptim të aktorëve ekonomik në vend në rritje dhe me një nivel papunësie 11.4% ne 9 mujorin e vitit 2019. Dyfishimi i eksporteve në periudhën 2014- 2018 në produkte si tekstilet dhe këpucët dhe makineritë, pajisjet dhe pjesët e këmbimit apo produkteve kimike dhe plastike janë rezultat i politikave për zgjerimit e produkteve shqiptare në tregun e huaj dhe masave fiskale në mbështetje të sektorëve me potencial zhvillimi. Gjatë vitit 2020-2022, ne projektojmë që ekonomia të zgjerohet mesatarisht me 3.7% në vit, e nxitur nga veprimtaria e investimeve dhe rritja e eksporteve”, u shpreh ministrja Denaj.

Më tej, kreu i Financave theksoi rëndësinë e avancimit në reformën e sistemit të drejtësisë dhe funksionimin e kadastrës si dy elementë thelbësorë, që do të lehtësojnë, më tej të bërit biznes në Shqipëri për sipërmarrësit vendas dhe të huaj.

Next Post
“Ndërkombëtarët, 1 vit e gjysmë përpjekje për të ulur palët në dialog”, zbardhen prapaskenat e marrëveshjes PS-PD

“Ndërkombëtarët, 1 vit e gjysmë përpjekje për të ulur palët në dialog”, zbardhen prapaskenat e marrëveshjes PS-PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xhafaj ngre alarmin në Kuvend: Ka institucione që nuk u shërbejnë qytetarëve dhe nuk zbatojnë rekomandimet

Xhafaj ngre alarmin në Kuvend: Ka institucione që nuk u shërbejnë qytetarëve dhe nuk zbatojnë rekomandimet

June 30, 2026
Viktima dhe të plagosur, dalin pamjet me dron nga aksidenti tragjik i furgonit me pasagjerë në Tiranë

Viktima dhe të plagosur, dalin pamjet me dron nga aksidenti tragjik i furgonit me pasagjerë në Tiranë

June 30, 2026
Incidentet para Kuvendit/ 4 efektivë policie lëndohen në përplasjet me protestuesit

Incidentet para Kuvendit/ 4 efektivë policie lëndohen në përplasjet me protestuesit

June 30, 2026
Irani dhe Katari diskutojnë zbatimin e marrëveshjes me SHBA, përjashtohen takimet me delegacionin amerikan

Irani dhe Katari diskutojnë zbatimin e marrëveshjes me SHBA, përjashtohen takimet me delegacionin amerikan

June 30, 2026
Tragjedi në autostradën Tiranë-Durrës! Furgoni del nga rruga dhe përmbyset, dy viktima dhe disa të plagosur

Tragjedi në autostradën Tiranë-Durrës! Furgoni del nga rruga dhe përmbyset, dy viktima dhe disa të plagosur

June 30, 2026
Vetëdorëzohet Marjaldo Nela, i kërkuar për vrasjen e Endri Goxhajt në Memaliaj

Vetëdorëzohet Marjaldo Nela, i kërkuar për vrasjen e Endri Goxhajt në Memaliaj

June 30, 2026
“Nuk mund të flas për komplote…”, avokat Cakrani zbulon arsyen e përçarjes me Metën

“Kam nevojë për një avokat me angazhim të plotë”, publikohet letra e Metës për Cakranin

June 30, 2026
“Mos u dorëhiq, këta s’janë alternativë”, Rama ndan mesazhin e një qytetari

“Mos u dorëhiq, këta s’janë alternativë”, Rama ndan mesazhin e një qytetari

June 30, 2026
Shpërndanin drogë pranë shkollave në Tiranë, burg për 14 persona, 5 në kërkim

Shpërndanin drogë pranë shkollave në Tiranë, burg për 14 persona, 5 në kërkim

June 30, 2026
Balla për protestat: Po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, turizmin dhe ekonominë

Protesta para Parlamentit, reagon Balla: Goxhaj dhe linja terroriste e lidhur me Iranin sulmuan Policinë dhe institucionet

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In