• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ndërkombëtarët, 1 vit e gjysmë përpjekje për të ulur palët në dialog”, zbardhen prapaskenat e marrëveshjes PS-PD

by Java News
14/01/2020 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fillimisht një marrëveshje për t’u ulur në tryezë dhe më pas për të arritur një tjetër marrëveshje për reformën zgjedhore. Që mazhoranca dhe opozita të arrinin të uleshin përballë njëra-tjetrës është dashur një përpjekje e vazhdueshme nga ndërkombëtarët.

Top Channel mëson se përpjekja e trupit diplomatik në Shqipëri për të ulur palët në dialog ka nisur rreth 1 vit e gjysmë më parë.

Ka qenë përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Britanisë së Madhe që janë angazhuar intensivisht për të afruar qëndrimet e PD dhe PS.

Amerikanët dhe britanikët kanë zhvilluar takime të ndara me kryeopozitarin Lulzim Basha, por edhe me Oerd Bylykbashin, i cili është mandatuar së fundmi për të përfaqësuar PD-në në tryezën e “Këshillit Politik”.

Diplomatët kanë zhvilluar takime edhe me Damian Gjiknurin e Partisë Socialiste, i cili bashkëdrejton Komisionin Parlamentar të Reformës Zgjedhore me Rudina Hajdarin.

Falë ndërmjetësimit të SHBA dhe Britanisë është bërë e mundur që palët të heqin dorë nga kushtet dhe të bien dakord për marrëveshjen që u bë publike sot, e cila parashikon formimin e Këshillit Politik, duke shmangur kështu Komisionin Parlamentar nga marrëveshja për reformën zgjedhore. /tch/

Next Post
Franca nën “ethet” e grevës 41 ditore për pensionet, ministri i Financave: Ndikimi në ekonomi, i kufizuar

Franca nën “ethet” e grevës 41 ditore për pensionet, ministri i Financave: Ndikimi në ekonomi, i kufizuar

Comments 1

  1. Studenti says:
    7 years ago

    Vetem protektoriat ne te gjitha fushat mund te shpetoje vendi tone ,,me te gjitha fushat jemi te mbaruar ,,,,,,,,,sidomos ne çeshtjen kombetare,,tek ne komandon Turku,Greku Serbi Voten dhe gjithçka ,,,,,30 vjet poshtersi tradheti,,,,

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com