Ministria e Brendshme tërheq vëmendjen për gjithë shqiptarët që kanë në plan të hyjnë në një nga vendet e Shengenit, që përpara se të planifikojnë udhëtimin të verifikojnë vlefshmërinë e pasaportave.
“Verifiko vlefshmërinë e dokumentit, para se të planifikosh një udhëtim!”-apelon Ministria e Brendshme.
Duhet të keni parasysh, që në 90 ditët e fundit te vlefshmërisë se pasaportës biometrike, nuk mund të udhëtoni në vendet e zonës Shengen.
“Mos e liri për ditët e fundit rinovimin e dokumentit të udhëtimit, aplikoni me herët” njofton MB.