• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ministria e Mbrojtjes përditëson hartën e zjarreve në vend, ka ende vatra aktive: në aksion 227 forca, 3 helikopterë e një avion

by A. Q
09/08/2026 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa zjarret në vend kanë ngritur alarmin tek qytetarët dhe autoritetet, operacioni në terren dhe nga ajri nuk ka ndalur.

Ministria e Mbrojtjes publikoi sot të dhënat e përditësuara (9 gusht), mbi situatën e zjarreve në vend, ku aktualisht janë angazhuar të paktën 227 forca operacionale dhe 16 mjete zjarrfikëse e mbështetëse.

Në operacione janë përfshirë edhe mjete ajrore, me tre helikopterë dhe një avion ‘Air Tractor’.

Në qarkun e Tiranës, disa vatra janë rishfaqur gjatë mesditës në zonën e Dajtit, pranë fabrikës së ujit Selita. Forcat në terren vijojnë ndërhyrjen dhe monitorimin, ndërsa sipas Ministrisë së Mbrojtjes nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Cikallesh të Kavajës, intensiteti i zjarrit ka rënë ndjeshëm dhe vatra po shkon drejt shuarjes së plotë, pas ndërhyrjes së strukturave zjarrfikëse dhe mbështetjes nga ajri.

Ndërkohë, në Priskë të Madhe vijojnë operacionet për vënien nën kontroll të disa vatrave të vogla.

Në qarkun e Fierit, në aksin Panahor–Ndrenie–Vlosht në Mallakastër, zjarri është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Edhe vatra në zonën Koilac–Greshicë raportohet nën kontroll.

Në Abazë të Krujës, situata është stabilizuar. Në terren kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla, kryesisht në zona me terren të vështirë.

Operacioni po vijon me pjesëmarrjen e strukturave të Emergjencave Civile, Bashkisë Krujë, MZSH-së, shërbimit pyjor dhe Prefekturës së Qarkut Durrës. Edhe këtu nuk raportohet rrezik për banesat.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar situatës në Vilëz të Kurbinit, ku zjarri u riaktivizua në një sipërfaqe pyjore dhe, për shkak të terrenit të vështirë dhe erës, rrezikonte kishën, varrezat dhe disa banesa.

“Rreth 50 forca nga MZSH-ja, Emergjencat Civile, Policia, strukturat vendore, shërbimi pyjor dhe vullnetarë janë angazhuar në operacion. Ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë ka frenuar përparimin e flakëve dhe ka shmangur prekjen e kishës, varrezave dhe banesave përreth”, tha MM.

Megjithatë, vatra në Vilëz vijon të jetë aktive dhe po mbahet nën ndërhyrje.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se “strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile po vijojnë pa ndërprerje operacionet tokësore dhe ajrore, me synim izolimin, vënien nën kontroll dhe shuarjen përfundimtare të të gjitha vatrave aktive”.

Next Post
VIDEO/ Miqësoret e luksit, Arsenali befasohet nga Dortmundi, City i fortë për skuadrën e Simeones, Çelsi bën ‘blof’

VIDEO/ Miqësoret e luksit, Arsenali befasohet nga Dortmundi, City i fortë për skuadrën e Simeones, Çelsi bën ‘blof’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Puthi Arkanin, ndërsa myslimanët i quajti “defekt gjenetik”: Kush ishte gruaja më e tmerrshme e ultranacionalizmit serb

Puthi Arkanin, ndërsa myslimanët i quajti “defekt gjenetik”: Kush ishte gruaja më e tmerrshme e ultranacionalizmit serb

October 1, 2026
Pse PD po i kundërvihet Ursula Von der Leyen?!

Pse PD po i kundërvihet Ursula Von der Leyen?!

October 1, 2026
Vrasja e Renee Good, familja padit administratën Trump për shkelje të të drejtave civile

Vrasja e Renee Good, familja padit administratën Trump për shkelje të të drejtave civile

October 1, 2026
Hoxha takim me homologun gjerman: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

Hoxha takim me homologun gjerman: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

October 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 2 Tetor 2026

October 1, 2026
Kapetanović: Ballkani nuk është periferia e sigurisë së Evropës

Kapetanović: Ballkani nuk është periferia e sigurisë së Evropës

October 1, 2026
Zjarr në Piraj të Lezhës, era favorizon flakët që i afrohen banesave dhe kishës së fshatit!

Zjarr në Piraj të Lezhës, era favorizon flakët që i afrohen banesave dhe kishës së fshatit!

October 1, 2026
“Në fokus lufta kundër krimit”- Ministri Demo mbledh drejtorët e Policisë dhe jep porositë: Parandalim dhe rritje e sigurisë

“Në fokus lufta kundër krimit”- Ministri Demo mbledh drejtorët e Policisë dhe jep porositë: Parandalim dhe rritje e sigurisë

October 1, 2026
“Nxirrni në treg naftën rezervë!”- Trump kërcënon Gjermaninë dhe Francën me ndalim të eksporteve

“Nxirrni në treg naftën rezervë!”- Trump kërcënon Gjermaninë dhe Francën me ndalim të eksporteve

October 1, 2026
Ylli Manjani: Ore demokratë, po Berishën pse nuk e shani me libër shtëpie tani që mbrojti armikun?

Publik është arti, jo shtrati i tyre

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com