• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministria e Financave: Nuk paguajmë dot rroga gjyqtarësh nga 5 milion në muaj

by Aalison Pearse Stevens
02/09/2016 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Suksesi i miratimit të reformës në drejtësi u duartrokit nga të gjithë. Por shumë shpejt hareja “ra në masë” me koston deri vonë të panjohur, të pagave, shtesave, përfitimeve të tjera gjatë detyrës dhe më tej, të pensioneve të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

E para që shprehu rezerva për këtë aspekt të pasqyruar në draftin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ishte Ministria e Financave. Dikasteri mund të thuhet se u zu ngushtë nga shuma e fondit vjetor në fjalë. Përtej logjikës se “klasa e re e drejtësisë do të ketë paga më të larta, me synimin që të mos korruptohet”, pagat e propozuara nga ekspertët e huaj kanë bërë xhiron e medias.

Fakti është që drafti në vetvete, pasqyron përqindjet e rritjet, por jo vetë shumat. Mund të ketë patur edhe mosbesim nëse rrogat 3 deri në 5 mln lekë të vjetra janë reale, apo teprime të medias. Gazeta Dita ka botuar faksimilet e komunikimeve mes Financave dhe Kuvendit për këtë çështje, për të sqaruar çdo paqartësi.

“Sjellim në vëmendjen tuaj se nëse aplikohet skema që parashikon ligji bashkëme shtesat e vjetërsisë, paga bruto shkon mbi 500 mijë në muaj, dyfishi i rrogës më të lartë në Republikën e Shqipërisë” – thuhet ndër të tjera në materialin e MF.

Aktualisht, fondi për magjistratët është 1.8 miliardë lekë.

“Referuar këtyre të dhënave mbi pagën mujore të çdo magjistrati, të propozuar si më lart, rezulton se fondi i nevojshëm për paga dhe sigurimet e detyrueshme shkon në 4.5 miliardë lekë në vit, nga 1.8 miliardë që është aktualisht, ndërsa paga mesatare shkon nga 138 000 lekë/muaj në 330 000 lekë në muaj, pa përfshirë shtesën e pagës për vjetërsi”, thuhet në dokumentin konfidencial të Ministrisë së Financave.

Ndërkaq, Financat janë përballur edhe me një tjetër kosto që nuk mund të llogaritet. Janë pikërisht: benefitet si kredi të buta, trajtim për pensionet dhe shpërblime vjetore për magjistratët, të cilave nuk mund t’u bëhet një llogari e saktë. Po ashtu transferimi i përkohshëm i tij shton koston financiare me 1 milion e 300 mijë lekë në muaj, ndërsa njëherë në vit 85 më të mirët shpërblehen me një pagë të 13-të.

“Buxheti tërësor nuk mund të llogaritet saktë nga ne pasi nuk ka karakter të përhershëm”, thotë Ministria.

Financat kanë propozuar një rritje “më të arsyeshme të pagave”, por që gjithsesi për 985 punonjësit e sistemit, e çon në mesatarisht  2 milion e 70 mijë lekë pagën mesatare mujore të magjistratëve pa llogaritur kostot e fshehta. Kështu, Ministria propozon rroga që nisin nga ajo e Kreut të Gjykatës Kushtetuese, 2.6 milionë lekë të vjetra, te paga më “e ulët” e prokurorit apo gjykatësit të rrethi, 1.94 milionë lekë të vjetra, pa llogaritur të ashtuquajturat kosto të fshehura.

ma.me

Next Post
GALERI / Fotografitë e Çiljetës, që nuk i keni parë kurrë më parë!

GALERI / Fotografitë e Çiljetës, që nuk i keni parë kurrë më parë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE/ Nis pjesa e dytë, Shqipëria pranë golit të dytë në portën e San Marinos! Bjellorusia po fiton me Finlandën, kuqezinjtë në vendin e parë (VIDEO)

LIVE/ Nis pjesa e dytë, Shqipëria pranë golit të dytë në portën e San Marinos! Bjellorusia po fiton me Finlandën, kuqezinjtë në vendin e parë (VIDEO)

October 6, 2026
“Jo në emrin tim”, sërish protestë në Prishtinë, tensione para Kuvendit të Kosovës! Kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

“Jo në emrin tim”, sërish protestë në Prishtinë, tensione para Kuvendit të Kosovës! Kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

October 6, 2026
VIDEO/ Skenat e turpit, ndeshja miqësore Serbi-Rusi përfundon në arenë lufte, grushte dhe shkelma mes lojtarëve! Shikoni pamjet

VIDEO/ Skenat e turpit, ndeshja miqësore Serbi-Rusi përfundon në arenë lufte, grushte dhe shkelma mes lojtarëve! Shikoni pamjet

October 6, 2026
Frikë për përplasje në protestën e 8 tetorit te Kuvendi? Eksperti paralajmëron Berishën: Mos u fut në mes të turmës për të provokuar! Ekziston mundësia për…

Frikë për përplasje në protestën e 8 tetorit te Kuvendi? Eksperti paralajmëron Berishën: Mos u fut në mes të turmës për të provokuar! Ekziston mundësia për…

October 6, 2026
“Ofruam garanci, por Opozita mungoi disa muaj”- Mazniku për Territorialen: Reforma 2.0 ishte pjesë e programit  të PS-së! I dhamë një seri shansesh PD-së

“Ofruam garanci, por Opozita mungoi disa muaj”- Mazniku për Territorialen: Reforma 2.0 ishte pjesë e programit të PS-së! I dhamë një seri shansesh PD-së

October 6, 2026
“Qytetarët nuk duan Berishën në protestë”- Aktivisti Qiraxhi debat me nënkryetarin e PD: E vjetra na ka zënë rrugën!

“Qytetarët nuk duan Berishën në protestë”- Aktivisti Qiraxhi debat me nënkryetarin e PD: E vjetra na ka zënë rrugën!

October 6, 2026
Ekspertët: “Është shumë vonë që vendet të shmangin përhapjen e Omicron”

Mister dhe alarm, çfarë po ndodh në Rusi? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz

October 6, 2026
“Kemi vetëm tre orë kohë…”- Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

“Kemi vetëm tre orë kohë…”- Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

October 6, 2026
Protokolli i ri, vlerësim drejtorëve të shkollave dhe krerëve të institucioneve arsimore! Ja 6 standardet që duhet të plotësojnë

Protokolli i ri, vlerësim drejtorëve të shkollave dhe krerëve të institucioneve arsimore! Ja 6 standardet që duhet të plotësojnë

October 6, 2026
Debati për ushqimin në Kuvend, deputetët e PD përplasen me drejtuesen e AKU! Ngatërrohen dhe sëmundjet e mishit

Debati për ushqimin në Kuvend, deputetët e PD përplasen me drejtuesen e AKU! Ngatërrohen dhe sëmundjet e mishit

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com