• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ministria e Financave: Dëmshpërblimi për të përndjekurit vazhdon

by A R
18/12/2015 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Financave dhe Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve bën të ditur  se po vijon shpërndarja e dëmshpërblimit financiar për çdo ish-të dënuar politik të regjimit komunist, si dhe trashëgimtarëve sipas përcaktimit ligjor.

Në një njoftim për shtyp,  MF sqaron se, fondi total i miratuar është 52,7 miliardë lekë dhe numri i ish të dënuarve politikë, të cilëve u është miratuar vlera e dëmshpërblimit financiar është 13,167 ish të dënuar. Fondi i miratuar për vitin 2015, është 2 miliardë lekë, i realizuar deri më tani, eshte si më poshtëe:

kategoria-paresore-350x129 kjo-1-350x132

Në kuadër të problematikave të shfaqura dhe ankesave të përfituesve, si ato të mospagesës së kësteve të 4-5, për kategorinë parësore, sqarojmë se pagesat nuk janë realizuar për mungesë dokumentacioni, të përcaktuar në aktet nënligjore për përfituesit si dhe janë ende në analizë dokumentacionet e mbërritura, sipas kategorive të përcaktuara në ligj.

Ministria e Financave konfirmon se gjatë këtij viti është paguar kësti i pestë për 907 dosje, dhe kanë mbetur për t’u paguar afërsisht 1563 dosje.

Sqarojmë gjithashtu se mospagesa e këstit të parë për kategorinë jo parësore dhe raste të mosshpërndarjes korrekte të vlerës së miratuar ka rezultuar mungesa e dokumentacionit të dërguar nga përfituesit, si një problematikë e trashëguar nga pagesat e kryera në vitin 2009-2013, si dhe disa pasaktësi të kryera në këtë periudhë, të cilat po korrigjohen në pagesat e kësteve vijuese.

Ministria e Financave dhe Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve kanë informuar me shkrim çdo përfitues që ka paraqitur ankesë, si dhe në faqen zyrtare të Ministrisë janë publikuar çdo javë informacionet mbi dokumentacionin e mbërritur, duke bërë që të rritet numri i dosjeve me dokumentacion të plotë për pagesë.

Mbi mospagesat në vijimësi të këstit të dytë për trashëgimtarët, janë bërë pasi janë evidentuar mangësi në dokumentacion.

Për realizimin e pagesës së këstit të dytë për trashëgimtarët është publikuar lista e plotë e dosjeve që nuk kanë marrë këstin e dytë (gjithsej 2987 dosje), ku është publikuar informacioni mbi procedurën që do të ndiqet dhe dokumentacioni që duhet të dorëzohet, si dhe afatet ligjore për dorëzimin e dokumenteve në faqen zyrtare të Ministrisë së Financës.

Të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit politik që përfitojnë këstin e dytë të dëmshpërblimit politikë duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Pagesave dhe Dëmshpërblimit tek Ministria e Financave:

  1. Fotokopje të Kartës së Identitetit;
  2. Vërtetim të llogarisë bankare të 6-mujorit të fundit të vitit 2015

Ministria e Financave vlerëson bashkëpunimin me përfituesit dhe është e vendosur në realizimin e plotë të detyrimit të saj ligjor dhe morale për shpërndarjen e vlerës së dëmshpërblimit financiar, për çdo ish-të dënuar politik të regjimit komunist, si dhe trashëgimtarëve, sipas përcaktimit ligjor. Deri në fund të vitit e gjithë vlera e dëmshpërblimit financiar të miratuar për kategorinë joparësore do të shpërndahet plotësisht.

ATSH

 

 

 

 

 

Next Post

Elvira Dones për Ramën: Mos e lini t’ju tallë, ai është një idiot i vërtetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In