• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ministria e Drejtësisë projekt për zgjidhjen alternative të konflikteve

by Lorenc Vangjeli
12/11/2015 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Mbështetje për zhvillimin e Zgjidhjeve Alternative të Konflikteve në Shqipëri” është projekti i ri i Binjakëzimit i BE-së i cili është prezantuar në Ministrinë ë Drejtësisë.

Rritja e efiçencës dhe pavarësisë së shërbimeve për Zgjidhjen Alternative të Konflikteve në Shqipëri si dhe mbështetja e zhvillimit të mëtejshëm të shërbimeve të ndërmjetësimit dhe arbitrazhit në Shqipëri përbëjnë ndër qëllimet kryesore të këtij projekti.

Në fjalën e tij të hapjes, Zv/Ministri i Drejtësisë,  Idlir Peçi theksoi se reforma e rëndësishme e alternativës së re të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, me më pak shpenzime, më pak kohë, më pak burokraci e më shumë besim, do të krijojë një klimë të re në marrëdhëniet mes qytetarëve dhe zgjidhjes së konflikteve.

“Nëse shohim stastikat gjyqësore jo rrallë ne vërejmë se shpesh gjykatat janë të mbingarkuara nga çështjet gjyqësore, e për këtë shkak gjyqtarët seancat i programojnë larg nga njëra-tjetra, e qytetarët ndihen të pakënaqur nga ky shërbim publik i rëndësishëm për ta. Kjo reformë është mjaft e rëndësishme dhe vjen në Shqipëri pas suksesit që ka patur në vendet më të zhvilluara dhe me drejtësi më të konsoliduar se kjo e jona. Ne jemi të bindur se kjo reformë e munguar deri më sot në Shqipëri, jo vetëm që do ta modernizojë sistemin e drejtësisë, por përbën padyshim një hap cilësor drejt reformës në drejtësi, sepse ajo do të lehtësoje trupën gjyqësore nga shumë e shumë çështje duke e bërë më efikase dhe më profesionale”, u shpreh Peçi.

Projekti do të zbatohet përgjatë 18 muajve në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësimit në Shqipëri dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit dhe Mirëqenies në Finlandë, në partneritet me Shërbimin Çek të Ndërmjetësimit dhe Provës.  Tre komponentët kryesorë të Projektit të Binjakëzimit janë: Konsolidimi i kuadrit ligjor, Forcimi i Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësimit, duke përfshirë ndër të tjera, Trajnimin e Trajnerëve dhe Rritjen e Ndërgjegjësimit për Bashkëpunimin Ndër-institucional dhe mbi Ndërmjetësimin.

Next Post

Personi që kërkohet nga FBI-ja është kunati i Enver Hoxhajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sindikata e Universiteteve nis zbatimin e bojkotit të mësimit në të gjitha universitetet publike

Sindikata e Universiteteve nis zbatimin e bojkotit të mësimit në të gjitha universitetet publike

October 21, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

“Rrebeshe shiu, por temperaturat janë të ngrohta”, si do të jetë moti në 5 ditët e ardhshme

October 21, 2026
Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

October 21, 2026
Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

October 21, 2026
Agjencia Getty Images shpall falimentin

Agjencia Getty Images shpall falimentin

October 21, 2026
SHBA përgatit plan të ri për paqen në Ukrainë, i dërguari i Trump pritet të takohet me Putinin

SHBA përgatit plan të ri për paqen në Ukrainë, i dërguari i Trump pritet të takohet me Putinin

October 21, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Kur të hyjnë në shtëpi, çfarë bëni ju?

October 21, 2026
Incidenti në bazën ajrore amerikane, Britania arreston dhe dy persona të tjerë të dyshuar për ndihmë ndaj inteligjencës iraniane

Incidenti në bazën ajrore amerikane, Britania arreston dhe dy persona të tjerë të dyshuar për ndihmë ndaj inteligjencës iraniane

October 21, 2026
Protestat| Kush është Rani, 19-vjeçari që mobilizoi mijëra të rinj në Francë

Protestat| Kush është Rani, 19-vjeçari që mobilizoi mijëra të rinj në Francë

October 21, 2026
Samiti në Tiranë/ Universiteti Politeknik merr vendimin: Dita e nesërme do të jetë pushim!

Rreth 1,300 studentë të huaj në universitetet shqiptare, kryesojnë italianët dhe indianët

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In