• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ministria e Bujqësisë: Ja dëmet e shkaktuara nga përmbytjet

by Lorenc Vangjeli
07/01/2016 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Bujqësisë njoftoi të enjten në mbrëmje mbi situatën e përmbytjeve të tokave bujqësore . Sipas të dhënave të fundit të mbledhura nda drejtoriët rajonale, janë disa henatrë toë në disa qarqe të përmbytura.

Konkertisht në qarkun e Elbasanit, ka patur rreth 2ha tokë e mbjellë me grurë që është përmbytur në fshatin Muriqan, komuna Gjergjan. Përmbjetje ka edhe në fshatin Labinot Fushë.

Në qarkun e Durrësit, në njësinë administrative Rrashbull janë përmbytur rreth 40 ha në fshatin Shënavlash Në njësinë administrative Sukth në fshatrat Vadardhë, Hamallaj dhe Rrushkull ka dalje nga shtrati te lumit Erzen dhe llogariten të përmbytur rreth 250 ha toka të mbjella. Në njësinë administrative Katund i Ri në fshatrat Katund Suth ka dalje nga shtrati të lumit Erzen dhe të përmbytur rreth 250 ha toka të mbjella.

Në njesinë administrative Manëz ka përmbytje në fshatin Borçë rreth 40 ha me toka të mbjella. Në njësinë administrative Ishëm janë përmbytur rreth 200 ha tokë bujqësore në fshatrat Kapidanaj dhe Gjuricaj si pasojë e daljes nga shtrati i lumit Ishëm. Në njesinë administrative Spitallë ka përmbytje në rreth 100 ha .

Në bashkinë e Shijakut, në njesinë administrative Xhafzotaj ka përmbytje në fshatrat Sallmone, Xhafzotaj, Koxhas rreth 100 ha me tokë bujqësore të mbjella. Në njësinë administrative Gjepale ka përmbytje në fshatrat Hardhishtë, Gjepale rreth 100 ha me tokë bujqësore të mbjella. Në njesinë administrative Maminas nuk ka pasur problem me përmbytje.

Në bashkinë e Krujës, në njësinë administrative Bubq ka pasur përmbytje në rreth 150 ha tokë bujqësore të mbjella në fshatin Murqinë. Gjithësej si qark janë të përmbytur rreth 1700 ha tokë bujqësore. Ndërsa rezultojnë rreth 70 krerë bagëtish të ngordhura. Gjëndja e funksionimit të hidrovoreve nuk ka probleme

Në qarkun e Tiranës, nga informacini i marrë në orën 15:30 në njësinë admnistrative Lekaj, fshati Shkozet të rrethit të Kavajës, nga tejmbushja e kanaleve të I-ra dhe të II-ta ka një sipërfaqe prej rreth 50-60 ha tokë bujqësore të përmbytur . Në njësinë admnistrative Ndroq në kompeksin blektoral Natural Farm dhe fabrika e vajit te natural Farmit, nga dalja e lumit Erzen janë përmbytur totalisht, duke ngordhur 50 lopë dhe 60 viça, si dhe në fshatin Shesh ka disa sera të përmbytura. Fabrika e qumështit është mbuluar nga uji dhe të gjithë makineritë janë jashtë përdorimit, gjithashtu dhe prodhimi është dëmtuar totalisht.

Specialistët e Drejtorisë së Bujqësisë Tiranë ndodhen atje dhe po bëjnë verifikimet e mëtejshme (proces verbale) për të nxjerrë dëmet e plota reale sepse në kushtet e kijuara nuk ju mundësohet verifikimi i plotë.
Në qarkun e Fierit vijuan gjatë orëve të mesditës rreshje me intesitet të lartë. Nga informacionet e mara nga specialistët në zona rezultojnë se ka inondime të tokave bujqësore në rreth 1000 ha, kryesisht nga ujrat sipërfaqësore që nuk tërhiqen nga rrjeti kullues, nga ujrat e larta dhe nga bllokimet në tokat anës autostradave Levan – Tepelenë dhe by-passit të Fierit. Janë evidentuar gjithsej rreth 1000 ha toke bujqësore , nga te cilat 100 ha ne Frakull, 80 ha ne Cakran, 60 ha ne Mbrostar, 400 ha ne Levan (në zonen e autostrades te bayypasit te Fierit ) dhe siperfaqe te tjera me te vogla ne komunat e zones fushore.

Ne Qarkun e Vlores nuk ka ndonje problem shqetesues si pasojë e rreshjeve të rëna. Specialistet e sherbimit keshillimor janë në terren për t parë nga afër dhe për të dhënë ndihmën e tyre.

Ne Qarkun Berat ne te treja rrethet Berat, Kuçove dhe Skrapar nga informacionet e mara dhe nga verifikimet e bera ne terren nuk ka situata problematike si n] zonat fushore dhe n] ato kodrinore – malore. Por sipas MB-së, prurja e lumit Osum eshte duke u shtuar. Ne Bashkine Ure Vajgurore, Njesia Administrative Poshnje siperfaqja e tokes qe eshte nen uje e permbytur shkon rreth 80 ha e mbjelle me bime arash dhe foragjere dhe 1.2 ha e mbjelle perime ne serre. Në njësinë administrative Kutalli po të kësaj bashkie janë 15 ha toke nën ujë e përmbytur e mbjellë me bimë arash dhe foragjere. Niveli i ujrave është duke rënë. Hidrovori ne Poshnje është në gjendje pune.

Në qarkun Kukës nga rreshjet e dates 06.01.2016 nuk ka dëmtime në kulturat bujqësore, nuk ka rrëshqitje të tokës bujqësore, prandaj dhe nga informacionet që kanë ardhur nga specialistët që janë nëpër zona është vlerësuar si një shi i domosdoshme për këtë periudhë. Dëmtime sporadike ( të pa përfillshme ) ka patur me date 05.01.2016 pasi si rezultat i borës që ra ( dhe ngricave të krijuara ) patëm dëmtime si thyjerje degësh në pemë frutore, carje të degëve skeletore. Kurse te blektoria në qarkun Kukës nuk patëm dëmtime, dëmtimet janë me të ndjeshme në tufat e deleve që kanë shtegtuar në rrethet Durrës, Lushnjë, Fier, Lezhë.

Nga verifikimet e bera rezulton se në qarkun e Dibres deri tani ka rreth 90 hektarë tokë të përmbytur. Nga kjo, 70 ha janë në Brezhdan, Dibër, 17 ha në bashkinë Bulqizë dhe 3 ha ne Rukaj te Matit .

Next Post

Haxhinasto: Uji i bovillës në standarte normale, thirrje UK-ve në rrethe për të pastruar ujin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

July 30, 2026
Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

July 30, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje”, Berisha komenton ish-zyrtarët demokratë që iu bashkuan PS-së

July 30, 2026
Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

July 30, 2026
“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

July 30, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

July 30, 2026
10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

July 30, 2026
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

July 30, 2026
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com