• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministria e Bujqësisë dhe USAID mbështesin fuqizimin e grave në sektorin rural/ Çuçi: Nga viti në vit është rritur numri i grave aplikuese

by Java News
05/03/2020 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, së bashku me Projektin e USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP), organizuan sot konferencën “Shpalosja e Potencialit: Analiza e Ndjeshmërisë Gjinore në Zinxhirin e Vlerës për të Zhvilluar Politika dhe Programe Ekonomike dhe Zhvillimore më të Mira”. Mbajtur në kuadër të aktiviteteve për Fuqizimin Ekonomik të Grave, Paqes dhe Sigurisë, ky forum i hapur ishte një platformë për zyrtarët e pushtetit vendor dhe qendror, ekspertët e çështjeve dhe ata nga komuniteti i donatorëve për të shkëmbyer përvojat e tyre dhe praktikat më të mira në fushën e zhvillimit të zinxhirit të vlerave në Shqipëri.

Të pranishëm në konferencë ishin Z. Bledi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Znj. Mikaela Meredith, Drejtore e USAID/Shqipëri, dhe Znj. Eglantina Gjermeni, Deputete, Kryetare e Aleancës së Grave Deputete.

Gjatë fjalës së tij ministri Çuçi tha se gratë në Shqipëri përbëjnë afro 55% të forcave të punës në bujqësi, duke marrë një rol të rëndësishëm në këtë sektor. Sipas tij ka shifra në rritje të grave aplikuese dhe fituese të granteve në bujqësi, qoftë nga Skema Kombëtare, ashtue dhe nga Programi IPARD.

“Shumë prej produkteve tradicionale shqiptare, ato që ne i quajmë “Produkte te Origjinës”, prodhohen kryesisht nga gratë. Në këtë kuadër e shoh shumë të rëndësishëm “Projektin për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore” (PLGP) dhe më konkretisht programin e “Zinxhirit të vlerës për prodhimin e jufkave” dhe “Zinxhiri i vlerës për bimët aromatike dhe mjekësore”, që absolutisht mbështesin fuqizimin ekonomik të grave në zinxhirin ekonomik të vlerave me bazë gjinore sipas bashkive përkatëse”, tha ministri Çuçi.

Në vijim të fjalës së tij ai shtoi se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka marrë angazhimin e plotë për të përmirësuar standardet e kërkuara nga sektori, si dhe nevojat e trajnimeve profesionale të grave në disa sektorë të bujqësisë, si atë të prodhimit të fruta perimeve, agro-përpunimit, kultivimit të ullishtave, vreshtave, bimëve medicinale etj.

“Me rëndësi në këtë proces është edhe ngritja e kapaciteteve të stafit të qeverisjes vendore, që është përgjegjës direkt për mbështetjen e grave në sipërmarrjet rurale.  MBZHR si një partner i rëndësishëm i USAID ndër vite, mbështet këtë projekt i cili është një vlerë e shtuar në përpjekjen tonë të vazhdueshme për krijimin e vendeve të punës dhe forcimin e zinxhirit të vlerës përmes kontributit të gruas në sipërmarrjet bujqësore”, u shpreh ministri Çuçi.

Znj. Grania Mackie, eksperte ndërkombëtare për analizën e zinxhirit të vlerave me ndjeshmëri gjinore (GSVCA) prezantoi praktikat më të mira për identifikimin e mundësive për zhvillimin ekonomik dhe ndikimin e veçantë që GSVCA ka tek fuqizimi ekonomik i grave nëpërmjet shqyrtimit dhe vlerësimit të kontributit të tyre dhe rritjes ekonomike.

Erald Lamja, PLGP Ekspert i Zhvillimit Ekonomik Vendor dhe i Komunikimit, menaxher i komponentit GSVCA pranë projektit të USAID/PLGP, prezantoi një rast studimor nga puna e Projektit PLGP për GSVCA dhe si ndikon fuqizimi ekonomik i grave në përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre.

Gjatë konferencës u prezantuan dhe dy dokumente të rëndësishme si Manuali për praktikuesit e analizave të zinxhirit të vlerave me ndjeshmëri gjinore dhe Dokumenti për përmirësimin e politikave në nivel qendror e vendor me synim fuqizimin ekonomik të grave dhe përmirësimin e zinxhirit të vlerave.

g.kosovari

Next Post
Alarmi në Greqi/ Rritet frikshëm numri i të infektuarve nga koronavirusi, 21 raste më shumë nga mëngjesi në drekë

Alarmi në Greqi/ Rritet frikshëm numri i të infektuarve nga koronavirusi, 21 raste më shumë nga mëngjesi në drekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Donald Trump: Do të ndaloj financimin me 4 mld dollarë të Izraelit

Kaosi në aeroportet amerikane, Trump thyen heshtjen: Fajtor është Biden!

November 15, 2026
Shkrimtari që i dha humorit zërin kritik dhe satirës një mision shoqëror

Shkrimtari që i dha humorit zërin kritik dhe satirës një mision shoqëror

November 15, 2026
Tragjedi në Greqi, 50-vjeçarja përplaset për vdekje nga automjeti që drejtonte bashkëshorti

Tragjedi në Greqi, 50-vjeçarja përplaset për vdekje nga automjeti që drejtonte bashkëshorti

November 15, 2026
“I kërkoj falje Pirros dhe familjes”, flet nga burgu Odhise Dhima: Nuk i dhashë djalit anabolikë

“I kërkoj falje Pirros dhe familjes”, flet nga burgu Odhise Dhima: Nuk i dhashë djalit anabolikë

November 15, 2026
Tentativa për sabotim ndaj kompanisë së dronëve, Estonia mbyll kufirin me Rusinë

Tentativa për sabotim ndaj kompanisë së dronëve, Estonia mbyll kufirin me Rusinë

November 15, 2026
ChatGPT futet në politikën britanike, ndihmësi i kryeministrit përdor AI për fjalimin

ChatGPT futet në politikën britanike, ndihmësi i kryeministrit përdor AI për fjalimin

November 15, 2026
Shqipëria kërkon kreun e grupit ndaj Bjellorusisë, Maran zbulon formacionin titullar

Shqipëria kërkon kreun e grupit ndaj Bjellorusisë, Maran zbulon formacionin titullar

November 15, 2026
Informacionet që duhet të dini! 4000 kredi të buta për të rinjtë dhe familjet e reja! 100% kredi për shtëpi nëse s’ke kursime

Informacionet që duhet të dini! 4000 kredi të buta për të rinjtë dhe familjet e reja! 100% kredi për shtëpi nëse s’ke kursime

November 15, 2026
Franca pranon se BE-ja është vonuar me Ballkanin Perëndimor: Shtyrjet e mëtejshme rrezikojnë besueshmërinë e integrimit europian

Franca pranon se BE-ja është vonuar me Ballkanin Perëndimor: Shtyrjet e mëtejshme rrezikojnë besueshmërinë e integrimit europian

November 15, 2026
Provokimi i Putinit, ndryshimi i qëndrimit të Trumpit, pse negociatat e Ukrainës kërcënojnë të ardhmen e NATO-s?

Provokimi i Putinit, ndryshimi i qëndrimit të Trumpit, pse negociatat e Ukrainës kërcënojnë të ardhmen e NATO-s?

November 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In