• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministria e Brendshme: Për protestën erdhën rreth 60 autobusë, 80 furgona dhe 700 makina

by A R
13/05/2017 18:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme,  13 maj 2017, Partia Demokratike dhe aleatët e saj, organizuan një protestë të paralajmëruar në kryeqytet, e cila u zhvillua në normalitet dhe pa asnjë incident, në përputhje me ligjin nr.8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”.

Kështu njofton MPB e cila falenderon qytetarët e Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë për mirëkuptimin, durimin e dëshmuar dhe mbështetjen e dhënë ndaj forcave të Policisë së Shtetit, pavarësisht vështirësive që mund të kenë hasur gjatë bllokimit të disa akseve rrugore.

Deklarata e pasdites shpërndarë nga MPB:

Një falënderim i veçantë u drejtohet të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit të angazhuar ditën e sotme, të cilët me shumë sakrificë edhe me orë të tejzgjatura gadishmërie e shërbimi, realizuan me përgjegjësi, përkushtim dhe profesionalizëm detyrat e tyre në respekt të Kushtetutës dhe ligjit.

Policia e Shtetit u angazhua maksimalisht në marrjen e masave për garantimin e zhvillimit normal të protestës që u mbajt në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke garantuar jo vetëm të drejtën e qytetarëve për të protestuar, por edhe sigurinë kombëtare, sigurinë publike dhe veprimtarinë normale të institucioneve.

Policia menaxhoi me shumë profesionalizëm dhe korrektesë të gjithë lëvizjen në akset rrugore dhe parkimin në Tiranë të rreth 60 autobusëve, 80 mikrobusëve/fugonave dhe rreth 700 autoveturave të ardhura për tubimin e organizuar nga PD dhe partitë e saj aleate nga të 12 qarqet e Shqipërisë, përfshirë këtu edhe nga njësitë administrative të Tiranës.

Ministria e Punëve të Brendshme gjen rastin të falënderojë dhe vlerësojë mediat që transmetuan me transparencë dhe profesionalizëm masat e marra dhe angazhimin e strukturave dhe punonjësve të Policisë së Shtetit në menaxhimin e këtij tubimi.

Në të njëjtën kohe, Ministria e Punëve të Brendshme vlerëson gjithashtu edhe bashkëpunimin e realizuar me institucionet e tjera ligjzbatuese në vend, para dhe gjatë protestës.

Ne vlerësojmë pozitivisht asistencën dhe mbështetjen e ofruar nga ana e misioneve të asistencës ndërkombëtare, misioneve PAMECA V, ICITAP etj. në hartimin e realizimin e masave policore për menaxhimin e tubimit.

Dëshirojmë të vlerësojmë edhe mbështetjen e drejtpërdrejtë për menaxhimin e këtij procesi nga partnerët tanë dhe veçanërisht Ambasadën e SHBA-së, Delegacionin e BE-së dhe Prezencën e OSBE-së në Tiranë.

Ministria e Punëve të Brendshme shpreh bindjen se edhe në të ardhmen Policia e Shtetit do të sigurojë zhvillimin e çdo tubimi paqësor duke garantuar në çdo rast sigurinë e jetës së qytetarëve dhe rendin publik në respekt e zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

Next Post
Si sot, më 13 Maj lindi Brak dhe Dode

Si sot, më 13 Maj lindi Brak dhe Dode

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In