• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministria e Arsimit publikon udhëzimin për maturën shtetërore për vitin 2017

by Java News
05/01/2017 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Arsimit publikon udhëzimin e parë për zhvillimin e provimeve të maturës, i cili në fakt nuk ka asnjë ndryshim nga ai i vitit të shkuar. Pesë provime: tre me detyrim e dy me zgjedhje do të jenë sërish në listën e detyrimeve për maturantët, që do të pasqyrohen në formularin A1Z.

Fakulteti i Histori-Filologjise, Universiteti i Tiranes
Fakulteti i Histori-Filologjise, Universiteti i Tiranes

Në listën e lëndëve me zgjedhje janë 50 lëndë, prej të cilave 21 për shkollat e mesme, 3 për ato artistike dhe 26 për shkollat profesionale. I vetmi ndryshim prek këta të fundit, të cilët nuk janë të detyruar më t’i nënshtrohen një provimi me zgjedhje të detyruar siç ishte “Teoria profesionale”, por mund të zgjedhin një lëndë të profilit dhe një tjetër nga grupi i lëndëve që japin shkollat e mesme (pasqyruar në tabelën përbri shkrimit). Kushti është i njëjtë: dy lëndë me të paktën tetë kredite. Askush nuk mban përgjegjësi për zgjedhjen që ata kanë bërë.

“Maturanti/kandidati zgjedh dy lëndë nga lista e lëndëve me zgjedhje, pavarësisht nëse i ka zhvilluar ose jo, apo i janë ofruar ose jo nga shkolla në programin mësimor”, sqarohet në pikën 2.8 të udhëzimit nr.26, që mban firmën e dy ministrave, Lindita Nikolla e Blendi Klosi. Udhëzimi u jep përgjigje edhe maturantëve të viteve të kaluara, të cilët dëshirojnë të ndjekin fakultetin e po ashtu edhe mbetësve që duan të diplomohen. RISITË Procedura e re e pranimeve në universitete do të reflektojë të gjitha ato për të cilat matura e vitit të kaluar është ankuar në fund të procesit.

Zyrtarë në Ministrinë e Arsimit bëjnë me dije se brenda janarit, të gjitha universitetet do të kenë dërguar në ministri e pasqyruar në faqen e tyre zyrtare kriteret e pranimeve të reja me qëllim për t’i ndihmuar në kohë maturantët në caktimin e lëndëve me zgjedhje. Ndryshe nga vitet e kaluara, këshillimi i karrierës do të jetë shumë më i gjatë sesa një muaj. Një proces i tillë do të nisë në çdo shkollë të mesme tre muaj para përfundimit të shkollës, me qëllim që maturantët të bëjnë zgjidhjen e duhur.

Pas një viti eksperimental, edhe sistemi online që do t’u dedikohet maturantëve do të jetë më fleksibël. I gjithë ky proces do të ndiqet nga ministria me kontrolle të rrepta, me synimin që maturantët të marrin rezultatet e duhura./panorama/a.k

Next Post
Çfarë po ndodh? Bashkëshortja e Dr. Florit heq të gjitha fotot me të nga Instagrami

Çfarë po ndodh? Bashkëshortja e Dr. Florit heq të gjitha fotot me të nga Instagrami

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In