Pas një nate dramatike në Gramsh, situata është normalizuar në disa fshatra, por në njësinë Skënderbegas vatrat e zjarrit ende vijojnë.
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka deklaruar se mëngjesin e sotëm, më 14 gusht, në ndihmë të emergjencave lokale dhe Forcave të Armatosura në fshatin Skënderbegas të Gramshit, janë vendosur edhe zjarrfikës nga Korça dhe Pusteci, “për të mbyllur përfundimisht një front të vështirë dhe për të eliminuar çdo mundësi riaktivizimi të zjarrit”.
Vengu thotë se atje: “çdo minutë ka rëndësi”.
Të paktën sipas raportimeve të ditës së djeshme, 39 shtëpi janë djegur, dhe dëmet janë të mëdha edhe në bagëti, bujqësi dhe masive pyjore.











