• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Departamenti Amerikan i Shtetit për 11 majin: SHBA nuk merret më me ndërtimin e kombeve!

by B K
14/08/2025 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), në një reagim ekskluziv për gazetën “SOT” ka dhënë një përgjigje të qartë mbi dy çështje të rëndësishme që lidhen drejtpërdrejt me Shqipërinë.

Pyetja e parë e redaksisë sonë iu referua direktivës së re të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, e cila ndalon diplomatët amerikanë të komentojnë mbi zgjedhjet dhe vlerat demokratike në vende të tjera, dhe nëse kjo mund të shihet nga udhëheqësit autoritarë si një tërheqje nga angazhimi historik i SHBA-së për mbrojtjen e demokracisë. Pyetja e dytë kërkoi një konfirmim nëse Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, përfshirë edhe reformën në drejtësi dhe institucionet si SPAK.

Në përgjigje, DASH thekson se Shtetet e Bashkuara nuk merren më me “ndërtimin e kombeve” dhe se u takon vetë qytetarëve të vendosin për të ardhmen e tyre, përmes proceseve të hapura dhe të lira, të mbrojtura nga manipulimet e jashtme dhe me garanci për lirinë e fjalës. Ky mesazh vjen pas mbajtjes se zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri më 11 maj 2025. Nga ana tjetër, Uashingtoni konfirmon se mbështetja për Shqipërinë në luftën kundër grupeve kriminale dhe korrupsionit mbetet e pandryshuar, duke përfshirë këtu edhe asistencën për SPAK, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në zbatimin e ligjit dhe ofrimin e trajnimeve për institucionet shqiptare të drejtësisë dhe rendit.

Përgjigjet e DASH për gazetën “SOT”

Gazeta “Sot”: Direktiva e re e Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, e cila ndalon diplomatët amerikanë të komentojnë mbi zgjedhjet dhe vlerat demokratike në vende të tjera, shënon një ndryshim të rëndësishëm në qasjen tradicionale të SHBA-së ndaj mbrojtjes së demokracisë. A do të perceptohet kjo nga udhëheqësit autoritarë si një tërheqje nga angazhimi historik i Amerikës dhe do t’u mundësojë atyre të konsolidojnë pushtetin pa frikë nga presioni ndërkombëtar?

DASH: Shtetet e Bashkuara nuk merren më me ndërtimin e kombeve. U takon vetë qytetarëve të vendeve të vendosin për të ardhmen e tyre, të lirë nga manipulimi i jashtëm, përmes proceseve të hapura politike në kushte të favorshme për ushtrimin e lirive themelore, përfshirë lirinë e fjalës. Shtetet e Bashkuara do të mbeten të palëkundura ndaj vlerave të tyre demokratike dhe do të vazhdojnë t’i festojnë ato vlera kur vendet e tjera zgjedhin një rrugë të ngjashme.

Gazeta “Sot”: Pavarësisht këtij ndryshimi më të gjerë në politikën e jashtme, a mund të konfirmoni nëse Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fuqimisht luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, duke përfshirë edhe mbështetjen e vazhdueshme për reformën në drejtësi dhe institucionet si SPAK?

DASH: Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës, krimin e organizuar dhe pastrimin e parave. Grupet kriminale shqiptare luajnë një rol të rëndësishëm në tregtinë ndërkombëtare të drogës, duke shfrytëzuar rrugët e trafikut drejt Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Shtetet e Bashkuara e mbështesin Shqipërinë duke këshilluar institucionet e saj të zbatimit të ligjit dhe të drejtësisë penale, përfshirë Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar të zbatimit të ligjit të Shqipërisë dhe duke ofruar trajnim për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin./ Gazeta Sot

Next Post
Gjykata lëshon urdhër-arrest ndërkombëtar për modelen e njohur shqiptare

Gjykata lëshon urdhër-arrest ndërkombëtar për modelen e njohur shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In