• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ministri teknik i Bashës emëron 8 drejtorë të rinj në krye të burgjeve

by A R
12/06/2017 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar nga detyra dy drejtues burgjesh në vend.

Mësohet se me vendim të ministrit teknik Gazment Bardhi  është shkarkuar Bashkim Habilaj, drejtor i Burgut të Vlorës dhe Albert Malaj i burgut të Fushë-Krujës.

Shkak i shkarkimit sipas Ministrise se Drejtesise eshte bere keqmenaxhimi i burgjeve dhe braktisja e detyres.

Gjithashtu MD njofton se jane emeruar edhe 8 drejtore burgjesh ne vend./b.d

Njoftim i plotë:

Ministri i Drejtësisë z. Gazment Bardhi, ka shkarkuar sot nga detyra Drejtorin e IEVP Vlorë z. Bashkim Habilaj, si dhe Drejtorin e IEVP Fushë-Krujë z. Albert Malaj, me motivacionin e braktisjes së detyrës dhe keqmenaxhimit të institucionit.

Kjo vendimmarrje e Ministrit të Drejtësisë ka ardhur pas informacioneve të marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, nga ku është vërejtur se:

  • Drejtori i IEVP Vlorë, pa asnjë arsye të përligjur dhe pa asnjë njoftim, nuk paraqitet në detyrë prej disa ditësh. Kjo sjellje përbën braktisje të detyrës dhe është administrativisht dhe penalisht e dënueshme.
  • Drejtori i IEVP Fushë-Krujë, nuk ka menaxhuar në mënyrë efektive stafin nën varësinë e tij, ku janë vërejtur mungesa të pajustifikuara; ka lejuar, nëpërmjet mosveprimit, futjen e sendeve të ndaluara në institucion, ku përfshihen jo vetëm telefona celular, por edhe pije të ndryshe alkoolike;  ka lejuar, nëpërmjet mosveprimit, shkeljen e rregullave mbi oraret e regjimit të brendshëm, duke shkaktuar kaos në institucion, si dhe duke rrezikuar sigurinë; ka shkelur rregullat mbi kontraktimin e operatorëve tregtar që veprojnë brenda IEVP; si dhe ka shkelur rregullat e takimeve të lejuara midis të burgosurve dhe familjarëve të tyre, si dhe rregullat e akomodimit të të dënuarve.

Gjithashtu po sot, z. Bardhi ka urdhëruar emërimin e drejtuesve të rinj të sistemit të burgjeve dhe konkretisht të Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, dhe drejtuesve të 8 IEVP-ve (Tropojë, Burrel, Fier, Rrogozhinë, “Jordan Misja”, Lezhë, Vlorë dhe Fushë-Krujë), si dhe drejtuesve të rinj të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (Durrës, Shkodër, dhe Sarandë).

Ministria e Drejtësisë është duke monitoruar nga afër veprimtarinë e të gjitha institucioneve të varësisë së saj, dhe në ditët në vijim do të informojë opinionin publik me rezultatet e këtij monitorimi. Ministri i Drejtësisë z. Bardhi gjen rastit të paralajmërojë çdo zyrtarë që të mos përdorë funksionin publik për qëllime politike, sepse do të përballet me pasojat e këtij veprimi të paligjshëm, jo vetëm administrativisht, por edhe penalisht. Deri më tani janë në verifikim dhe proces dokumentimi raste të shumta, ku për qëllime politike, po përdoret veprimtaria e administratës shtetërore.

Ministria e Drejtësisë fton çdo qytetar që të denoncojë, të gjitha rastet e përfshirjes në fushatë apo përdorimit të funksionit publik në favor të një subjekti zgjedhor, si dhe garanton qytetarët jo vetëm për ruajtjen e anonimatit, por edhe për ndjekjen me seriozitet maksimal të këtyre rasteve, duke qenë garant i zbatimit korrekt të ligjit.

Z. Bardhi siguron se është i vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancë zero për çdo veprimtari politik në kundërshtim me ligjin të punonjësve së administratës shtetërore në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

 

Next Post
Gjergj Bojaxhi kallëzon penalisht Bashkinë e Tiranës dhe IKMT për parkimin nëntokësor në sheshin ‘Skënderbej’

Bojaxhi: Shëndetësia të fillojë me sigurinë ushqimore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sondazhi: Si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet mbahen sot, PS forcë e parë me 47.8 përqind, PD nën 23 përqind

Sondazhi: Si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet mbahen sot, PS forcë e parë me 47.8 përqind, PD nën 23 përqind

June 8, 2026
“45.2 përqind e shqiptarëve protestuan kundër gjithë klasës politike”, ja detajet nga sondazhi

“45.2 përqind e shqiptarëve protestuan kundër gjithë klasës politike”, ja detajet nga sondazhi

June 8, 2026
Zvërneci/ Sondazhi: Shqiptarët rendisin ndikimet e huaja pas protestave, Irani dhe Greqia në krye

Zvërneci/ Sondazhi: Shqiptarët rendisin ndikimet e huaja pas protestave, Irani dhe Greqia në krye

June 8, 2026
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

“Kurtit nuk i lë përshtypje humbja e 5 mandateve”, analisti për zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja e ulët!

June 8, 2026
Zbardhet sondazhi, 46% e shqiptarëve “i kthejnë shpinën” protestës, 52% mbështesin investimin në Zvërnec

Zbardhet sondazhi, 46% e shqiptarëve “i kthejnë shpinën” protestës, 52% mbështesin investimin në Zvërnec

June 8, 2026
Sezoni veror 2026, nisin masat për sigurinë e turistëve

Sezoni veror 2026, nisin masat për sigurinë e turistëve

June 8, 2026
Përplasja e militantëve të PD-së me qytetarët në protestë, demokratja: Na provokuan mbështetësit e Arlind Qorit

Përplasja e militantëve të PD-së me qytetarët në protestë, demokratja: Na provokuan mbështetësit e Arlind Qorit

June 8, 2026
“Nuk kemi një projekt të firmosur”/ Ibrahimaj: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec mund të hapë 30 mijë vende pune

“Nuk kemi një projekt të firmosur”/ Ibrahimaj: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec mund të hapë 30 mijë vende pune

June 8, 2026
Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

“Marrëveshja me Teheranin vetëm pak ditë larg”/ Trump tregon paralajmërimin që i dha Netanyahut

June 8, 2026
“Po bëhet nami me ‘like’, si të mos dal?” Rama zbulon bisedën me mikun protestues

“Po bëhet nami me ‘like’, si të mos dal?” Rama zbulon bisedën me mikun protestues

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In