• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ministri Naço kërkesë Nishanit: Shkarko këta 10 gjyqtarë!

by
25/09/2015 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço i ka dorëzuar një kërkesë Këshillit të Lartë të Drejtësisë me në krye Presidentit Bujar Nishani për shkarkimin e 10 gjyqtarëve.

Në kërkesën e tij Ministri Naço i kërkon KLD-së që të nisin masat administrative për shkarkimin e gjyqtarëve në fjalë të cilët janë konstatuar me shkelje.

Lista  e plotë e 10 gjyqtarëve për të cilët Naço kërkon shkarkim:

Gjyqtari Ardian Kalia, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, germat “ç” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, sipas të cilit, janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë:…ç) refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive;

Gjyqtari Qani Hasa, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, germat “ç” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, sipas të cilit, janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë:…ç) refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive;

Gjyqtari Rasim Doda, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, germat “ç” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, sipas të cilit, janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë:…ç) refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive;

Gjyqtari Enkeleda Doda, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, germat “ç” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, sipas të cilit, janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë:…ç) refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive;

Gjyqtari Petrit Aliaj, i Gjykatës së Apelit Vlorë për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, germat “ç” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, sipas të cilit, janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë:…ç) refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive;

Gjyqtari Osman Aliu, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, germat “c” dhe “ç” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, sipas të cilit, janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë:…ç) refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive; dhe c) shkelja e pajustifikuar dhe e përsëritur e dispozitave urdhëruese procedurale, kur këto kanë passjellë ose mund të sillnin pasoja për të drejtat kushtetuese të palëve në gjykim apo për dhënien e drejtësisë”.

Gjyqtarja Dhurata Bilo, e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës,  për shkelje shumë të rënda të disiplinës, të parashikuara nga neni 32, pika 2, shkronja “c” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në të cilin parashikohet se: “Janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë: c) shkelja e pajustifikuar dhe e përsëritur e dispozitave urdhëruese procedurale, kur këto kanë passjellë ose mund të sillnin pasoja për të drejtat kushtetuese të palëve në gjykim apo për dhënien e drejtësisë”.

Gjyqtari Maksim Qirjazi, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, shkronja “gj” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në të cilin parashikohet se: “Janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë: … gj) akte dhe sjellje të tjera të rënda që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit;

Gjyqtari Ilir Pashaj, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan,  për shkelje të rënda dhe shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga  neni 32, pika 3, shkronja “gj” dhe 32, pika 2, germat “c”, “e”  të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në të ciliat parashikohet se:
“Janë shkelje të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë: …gj) akte dhe sjellje të tjera të rënda që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit;
“Janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë: …c) shkelja e pajustifikuar dhe e përsëritur e dispozitave urdhëruese procedurale, kur këto shkelje kanë passjellë ose mund të sillnin pasoja për të drejtat kushtetuese të palëve në gjykim apo për dhënien e drejtësisë; e) mungesa absolute e arsyetimit në vendimin gjyqësor;

Gjyqtari Astrit Shema, i Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Vlorë,  për shkelje shumë të rënda të disiplinës, të parashikuara nga neni 32, pika 2, shkronja “c” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në të cilin parashikohet se: “Janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë: c) shkelja e pajustifikuar dhe e përsëritur e dispozitave urdhëruese procedurale, kur këto kanë passjellë ose mund të sillnin pasoja për të drejtat kushtetuese të palëve në gjykim apo për dhënien e drejtësisë”.

Nga vlerësimi fakteve Ministri i Drejtësisë, z. Nasip Naço, i propozon KLD-së, që gjyqtarët  t’i nënshtrohet përgjegjësisë disiplinore me masën “Shkarkim nga detyra”.

Next Post

Refugjati sirian që u pengua nga gazetarja ka vrarë 50 kurdë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

March 4, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

March 4, 2026
“Zero tolerancë kush cenon sigurinë ushqimore”, Sula dhe Gjylameti: Datat e skadencës së produkteve në ‘lupën’ e kontrolleve

“Zero tolerancë kush cenon sigurinë ushqimore”, Sula dhe Gjylameti: Datat e skadencës së produkteve në ‘lupën’ e kontrolleve

March 4, 2026
Molotovët te Vila 31, Beqiri: Berisha i vuri flakën sepse donte ta privatizonte për Shkëlzenin! Të njëjtën gjë bëri edhe me…

Molotovët te Vila 31, Beqiri: Berisha i vuri flakën sepse donte ta privatizonte për Shkëlzenin! Të njëjtën gjë bëri edhe me…

March 4, 2026
“Të papajtueshëm në dashuri!”/ Zbuloni se me cilën shenjë nuk mund të keni një marrëdhënie të mirë romantike

“Të papajtueshëm në dashuri!”/ Zbuloni se me cilën shenjë nuk mund të keni një marrëdhënie të mirë romantike

March 4, 2026
Kaosi me fluturimet/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter

Kaosi me fluturimet/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter

March 4, 2026
Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu: S’mund të thërras seancë pa dy kandidatë

Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu: S’mund të thërras seancë pa dy kandidatë

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

Konflikti në Lindjen e Mesme, eksperti: Lufta është përshkallëzuar. Do të ndikojë në balancat politike

March 4, 2026
Sa po i kushton Izraelit konflikti me Iranin?

Sa po i kushton Izraelit konflikti me Iranin?

March 4, 2026
Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In