• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ministri kosovar: Jemi në pozicion më të mirë në dialogun me Serbinë

by Java News
07/08/2018 07:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë, ka thënë se Kosova është në pozitë më të favorshme në dialogun me Serbinë. Sipas tij, kjo vlen sepse Kosovën e kanë njohur 113 shtete dhe fundi i procesit të dialogut do të sjellë vendin e Kosovës në OKB.

“Është e rëndësishme që Kosova ka hyrë në fazën e rëndësishme apo siç quhet finale, ku pritet marrëveshje finale për integrim evropian të të dy shteteve dhe që fuqizon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës ku do të siguronim ulëse në OKB”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së, duke shtuar se angazhimi i madh i Perëndimit e tregon qartë se sa e nevojshme është mbyllja me sukses e dialogut. Ai ka thënë se është pak e rëndësishme që Serbia ta njohë Kosovën, nëse Kosova arrin të sigurojë vendin në OKB.Sa i përket deklarimeve të presidentit Hashim Thaçi se do të diskutohet për korrigjim kufijsh, Tahiri ka thënë se e ka mirëpritur këtë diskutim “pasi duhet të adresohet çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.

“Nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe jemi të angazhuar e përkushtuar. Ne kemi pozicion të favorshëm në raport me palën tjetër sepse Kosova është njohur nga 113 shtete. Thaçi flet për korrigjim të kufijve. Ndihem mirë që zyrtarisht po shfaqet diskutimi për Luginën e Preshevës. Po e adresojmë të drejtën e tyre për t’iu bashkangjitur Kosovës, por në asnjë rrethanë nuk flitet për ndarje të Kosovës. Duhet të adresojmë këtë çështje në nivel më të lartë. Kjo çështje s’ishte adresuar më herët. Tashmë e kemi një zotim të presidentit që të adresojë një çështje të tillë. Bashkëngjitja e atij territori Kosovës është hap tejet i rëndësishëm. S’po flasim për ndarje, por korrigjim të asaj që ka ndodhur të kaluarën. Për këtë po hyjmë në procesin e përfundimit të dialogut. Shohim përkushtim të madh edhe të BE-së e SHBA-së që këto dy vende të arrijnë marrëveshje të obligueshme për të dy palët”, ka thënë më tej ai.

Megjithatë, Tahiri ka shtuar se nuk mund të paragjykojë rrjedhjen e dialogun dhe fundin e tij, pos që “duhet të punohet maksimalisht që të shtrohet mundësia e korrigjimit të asaj që ka ndodhur në të kaluarën, që Lugina të jetë pjesë e territorit të Kosovës”.Tahiri ka vlerësuar se politika kosovare është vonë për fazën e ardhshme të dialogut.“Jemi vonë sepse s’kemi pa asnjë debat në nivele zyrtare që të kemi bashkëpunim mes forcave parlamentare për një proces të tillë. S’dua të paragjykoj si do të jetë fundi i dialogut, por që Kosova po hyn në proces të favorshëm negociues me Serbinë, që u hap procesin e integrimit dy vendeve. S’ka konsensus, as gatishmëri për të biseduar”, ka shtuar ai.

Tahiri ka thënë se Vetëvendosje, si parti opozitare, nuk e meriton të jetë fare pjesë e dialogut. Sipas tij, kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe ka kërkuar një republikë të tretë.

“Nga VV s’pres konstruktivitet asnjëherë, sepse ata janë njerëz që e kanë kundërshtuar çdo proces të shtetndërtimit. Ata kanë shkuar aq larg sa sot e kërkojnë një republikë të tretë, dhe si mund të vijë në emër të përfaqësuesve të qytetarëve një parti që nuk e pranon një flamur të një shteti e as një simbol të tij. Mendoj se as që duhet të jetë pjesë e një ekipi uniteti sepse e ka kundërshtuar çdo proces të shtetndërtimit e duke bërë edhe kërkesë për republikë të tretë”, ka deklaruar Tahiri, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Kompensimi i pronave, ja dokumentet që duhen dhe shqyrtimi i dosjeve

Kompensimi i pronave, ja dokumentet që duhen dhe shqyrtimi i dosjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

June 26, 2026
PD prek fundin, Berisha po e merr me vete në ‘amëshim’

“Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për tetë ditë”

June 26, 2026
Protestat e fermerëve grekë, vijon për 3 orë bllokimi në aksin Kakavijë–Janinë

Reforma në kufi, miratohet parimi “Një ndalesë-Një verifikim” për pasagjerët dhe mallrat

June 26, 2026
‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

June 26, 2026
Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

June 26, 2026
Kadilli ‘shpërthen’ ndaj Bashës: PD nuk mund të ketë kryetar një bixhozçi! Të çlirohemi nga veset

“Protesta nuk është çështje numrash”, Kadilli: Kërkesat mund t’i mbajnë edhe 1 vit njerëzit në shesh

June 26, 2026
Vijojnë çudirat nga PD! Këlliçi: Në administratë do punësojmë njerëz që kanë frikë nga Zoti

“PD do t’i përgjigjet protestuesve”, Këlliçi: Protesta na dha leksione, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

June 26, 2026
Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

June 26, 2026
“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

June 26, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Po cili sovran?

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In