Prej muajit korrik Agjencia për Trajtimin e Pronave, ka filluar pranimin e kërkesave për pronarët që kërkojnë të marrin kompensim. Por cila është procedura për të marrë të plotë kompensimin. Çfarë duhet të përmbajnë dosjet e ish-pronarëve, në mënyrë që të marrin kompensimin nga ATP. Duke filluar nga gjendja juridike e pronës deri të dëshmitë e trashëgimisë janë disa nga dokumentat që u duhen ish pronarëve.
Dokumentat për kompensim
Konfirmim nga ZVRPP përkatëse mbi gjendjen juridike te pronës qe kompensohet dhe nëse është ushtruar apo jo e drejta e parablerjes.
Vërtetim nga gjykata kompetente nëse vendimi përfundimtar i kompensimit apo vlerësimi i tij është ankimuar apo jo ne rruge gjyqësore.(Vërtetim qe për vendimin Nr. X. Date x nuk ka ankimim . Ky vërtetim merret ne Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane dhe Gjykata e Rrethit përkatës si dhe Gjykata Administrative e Apelit)
Dëshmi trashëgimie, nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimtareve
Prokurë e nënshkruar nga te gjithë trashëgimtaret e ligjshëm ku si tagër i nevojshëm te jete dhe e drejta për te tërhequr vlerën financiare ne emër te tyre.
Vërtetim për numrin e llogarive bankare
Vërtetim nëse subjektet (secili prej trashëgimtareve) kane përfituar apo jo nga dispozitat për ndarjen e tokës bujqësore ( Ky vërtetim merret ne DAMT/ Këshilli i Qarkut/ Njësia Administrativë, ne atë vendbanim ku trashëgimtar ka banuar deri ne vitin 91)
Dokumentat për kërkesat
1.Kërkesën për kompensimin e pronës, që i vihet në dispozicion nga ATP.
2.Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil.
3.Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. (Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronar apo të një pjese të tyre, për çdo kërkesë të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 lekë, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme).
4.Vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare (IBAN), ku do të transferohet vlera financiare e përfituar.
5.Fotokopjen e dokumentit të identifikimit.
6.Mandat pagesën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit në vlerën 2 000 lekë.
Subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm.
Shqyrtimi i dosjeve
Agjencia e Trajtimit të Pronës vlerëson financiarisht të gjitha vendimet përfundimtare që kanë njohur të drejtën e kompensimit në Republikën e Shqipërisë, sipas rendit kronologjik, duke filluar nga vendimi më i hershëm. ATP-ja, për efekt të kompensimit dhe të ekzekutimit të vendimeve përfundimtare, vlerëson financiarisht vendimet, duke u bazuar në vlerat e përcaktuara në hartën e vlerës, të përkufizuar në ligjin nr. 133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, duke proceduar, si më poshtë vijon: a) vlerëson financiarisht pronën e njohur për kompensim, në bazë të zërit kadastral që ka patur prona në kohën e shpronësimit, duke u bazuar në hartën e vlerës;b) vlerëson financiarisht pronën e kthyer, duke përcaktuar diferencën që do të rezultojë ndërmjet vlerës së saj sipas zërit kadastral aktual dhe vlerës së kësaj prone sipas zërit kadastral në kohën e shpronësimit; c) vlerësimit financiar të pronës së njohur për kompensim i zbret diferencën që do të rezultojë nga vlerësimi financiar i tokës së kthyer apo kompensuar fizikisht në tokën e njohur, sipas kësaj procedure: i) Nëse vlerësimi financiar i pronës që është njohur për kompensim është më i madh se vlerësimi financiar i tokës së kthyer/kompensuar fizikisht në tokën e njohur, atëherë subjektit i kompensohet diferenca; ii) Nëse vlerësimi financiar i pronës që është njohur për kompensim është më i vogël se vlerësimi financiar i tokës së kthyer/kompensuar fizikisht në tokën e njohur, atëherë subjekti konsiderohet i kompensuar. ç) Për vendimet që kanë njohur vetëm të drejtën për kompensim, vlerësimi do të bëhet në bazë të zërit kadastral që ka patur prona në kohën e shpronësimit, sipas shkronjës “a”, më sipër; d) Zëri kadastral i origjinës së pronës përcaktohet duke u bazuar në dokumentacionin ligjor të administruar në dosje ose, në mungesë të përcaktimit të këtij të fundit, për përcaktimin e zërit kadastral do të përdoret harta që është më e afërt me kohën e shpronësimit.
Në rastet kur ATP-ja, referuar dokumentacionit që disponon, është në pamundësi objektive për të vlerësuar vendimin përfundimtar, atëherë vendimi i kompensimit vlerësohet financiarisht me çmimin minimal, të përcaktuar në hartën e vlerës për atë njësi administrative dhe për atë kategori prone; dh) Vlerësimi financiar i vendimit përfundimtar që ka njohur të drejtën e kompensimit bëhet duke marrë si referim zërin kadastral, sipas origjinës së pronës që ndodhet më afër pronës që do të kompensohet. Në rast se pranë pronës që do të kompensohet gjenden disa zëra kadastralë të njëjtë me atë të origjinës së pronës, me distancë të njëjtë dhe me vlera të ndryshme, atëherë, për referim në përllogaritje merret zona që ka çmimin më të lartë.
Vlera e aksioneve, obligacioneve, kompensimit financiar apo çdo lloj kompensimi tjetër, duke përfshirë dispozitat ligjore për ndarjen e tokës bujqësore, që subjekti apo trashëgimtarët e tij kanë përfituar më parë, do të zbritet nga shuma e përllogaritur për kompensim. Për vendimet përfundimtare që kanë njohur të drejtën e kompensimit, që janë të përcaktuara me vlerë dhe ende të pa ekzekutuara, ATP-ja do të bëjë vlerësim financiar të tyre, duke i shtuar vlerës së përcaktuar indeksimin sipas vlerës zyrtare të inflacionit dhe interesin bankar, bazuar në mesataren vjetore të nxjerrë nga Banka e Shqipërisë deri në datën 24.2.2016. ATP-ja kërkon pranë Bankës së Shqipërisë dhe INSTAT-it koeficientët përkatës të vlerave zyrtare të inflacionit dhe interesave bankare mesatare vjetore.
6. Në rastet kur evidentohen mbivendosje të së drejtës për kompensim, ATP-ja vlerëson vendimin për kompensim dhe vijon procedurat për ekzekutimin e tij në pjesët që nuk kanë mbivendosje. Për pjesën që është me mbivendosje agjencia depoziton vlerën përkatëse në një llogari të veçantë bankare të saj, e cila, pas zgjidhjes përfundimtare të mbivendosjes, që zgjidhet nga palët me marrëveshje me njëri – tjetrin ose në rrugë gjyqësore, i paguhet subjektit.
a.ç