• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ministri Klosi gjen justifikim për çmimet e larta në jug: “I kemi parë faturat e Ronaldos dhe Mesit sa harxhojnë?!”

by Java News
26/06/2021 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që prej fillimit të sezonit turistik veror, shpesh në rrjete sociale janë publikuar fatura të larta të ushqimeve në restorantet e bregdetit, kryesisht në jug të vendit.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24 tha se nuk ka rëndësi sa e madhe është fatura, mjafton që bizneset e japin kuponin dhe paguajnë taksën ndaj shtetit.

Sipas tij, këto fenomene nodhin dhe në botë duke e krahasuar me restorantet ku shkojnë futbollistët e njohur Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi. Gjithashtu ai thotë se qytetarët duhet të zgjedhin lokalet apo restorantet sipas buxhetit që ata kanë.

“Ajo që është e rëndësishme është që të ketë faturë. Më vjen mirë që turistët e fotografojnë dhe e publikojnë faturën sado e madhe të jetë. Nga ajo faturë, taksa shkon në buxhetin e shtetit. Nuk është shqetësim një lokal që është i shtrenjtë. A ka ofertë? Mendoj se ka ofertë në vendin tonë. Gjithsecili zgjedh ofertën që kërkon. Sado që them unë, kjo ndodh dhe në botë. I kemi parë faturat, shkoi Ronaldo këtu dhe Mesi atje e harxhuan kaq lek. Është pjesë e PR që bëjnë lokalet.

Ka një grup shoqëror që zgjedhin më të shtrenjtët. Kërkesa ime për pushuesit është që të gënjehen nga ato që shohin në portale. Në një bregdet kemi 6-7 lokale, mos zgjidhni lokalin më të shtrenjtë. Ne nuk duhet të luftojmë që të jemi një treg i lirë. Me çfarë do ngrihet industria nëse është i lirë. Mjafton të ketë faturë, të paguhet taksa” – tha Klosi.

Ministri i Turizmit gjithashtu ka komentuar mbi ngjarjen ku pronarja e hotelit në Himarë i bllokoi rrugën pushuesve apo dhe ngjarjen e dy viteve më parë me Mihalin. Sipas Klosit, këto ngjarje e ulin cilësinë e turizmit në Shqipëri. Ai thotë se të huajt të cilët zgjedhin vendin tonë për pushime, kërkojnë në internet mbi hotele të ndryshme dhe lexojnë mbi këto ngjarje, ndaj detyrohen të ndërrojnë destinacion.

“2019 megjithëse ishte një sezon turistik i jashtëzakonshëm, do mbahet mend vetëm për ngjarjen e Mihalit. Pushuesi spanjoll u përball me një moment dhe ngjarje të rëndë që mbahet mend. Turizmi është një biznes që ngrihet përmes detajeve. Nuk mjafton të jetë i bukur bregdeti shqiptare apo alpet shqiptare, nëse nuk kemi cilësi shërbimi, siguri, pastërti, zhurmat trajtimi i plehrave, këto e bëjnë më të mirë.

Kemi pasur komunikime me operatorët turistikë të huaj, dihet që çdo gjë shkruhet në internet. Të gjithë turistët ndërkombëtar lexojnë komentet në internet. Nëse dikush bën shumë komente në hotelin tënd, atëherë të bie biznesi. Kompanitë serioze në Shqipëri kanë në survejim të gjithë pushuesit, e gjitha bëhet online. Çdo pushues bëjnë vlerësimet online. Nëse thonë se pushuesit bëjnë një koment negativ për një hotel apo restorant, atëherë kompania e ridrejton në një vend tjetër, restorant ose hotel tjetër” – tha ministri. BW

Next Post
“Defender Europe 21”/ Ambasada e SHBA: U përmbyll me sukses stërvitja strategjike shumëkombëshe!

“Defender Europe 21”/ Ambasada e SHBA: U përmbyll me sukses stërvitja strategjike shumëkombëshe!

Comments 1

  1. Baca says:
    5 years ago

    Hajvan sade!

    Reply

Leave a Reply to Baca Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot me diell dhe vranësira kalimtare, parashikimi për ditën e enjte

April 9, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA janë duke negociuar me kryeparlamentarin iranian për një marrëveshje

Trump kërcënon Iranin për armëpushimin: Nëse marrëveshja nuk zbatohet, goditjet do të jenë më të fuqishme

April 9, 2026
Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

April 9, 2026
Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

April 9, 2026
VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In