• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ministri Karakaçi inspekton ujësjellësin e ri të Mamurrasit: Së shpejti nis investimi edhe për zonat rurale!

by A. Q
21/09/2026 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, inspektoi nga afër përfundimin e fazës së parë të projektit për ndërtimin e ujësjellësit të ri në Mamurras, një investim që ka garantuar furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për afro 20 mijë banorë të zonës urbane.

Gjatë vizitës, ministri ishte i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, Fludian Çuka, dhe kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara.

Projekti ka përfshirë hapjen e tre puseve të reja, ndërtimin e një depoje kryesore, tubacionin e transmetimit, rrjetin shpërndarës, sistemin e monitorimit SCADA dhe vendosjen e mbi 1 600 matësve të rinj, duke sjellë një përmirësim të ndjeshëm të shërbimit për abonentët.

Drejtori Çuka shpjegoi detajet teknike të investimit:

“Dy puset kryesore japin një prodhim prej 70 deri në 100 litra në sekondë, ndërsa pusi tjetër është 15 deri në 20 litra në sekondë. Nga puset shkojmë te stacioni i pompimit dhe më pas te depoja kryesore. Me linjën e transmetimit shpërndahet në të gjithë qytetin dhe, me rrjetin shpërndarës, shkon në të gjitha banesat. Janë rreth 1 500 lidhje të reja që janë bërë, nga 2 800 në total.”

Kryetarja Cara e cilësoi këtë si një nga investimet më të rëndësishme për komunitetin:

“Është një investim i kahershëm, i kërkuar nga banorët, sepse uji është gjëja më e domosdoshme për këtë komunitet, por edhe për të gjithë ne, dhe është një nga investimet më të mëdha që i ka ardhur qytetit të Mamurrasit.”

Ministri Karakaçi bëri të ditur se së shpejti do të nisë faza e dytë e projektit, e cila do të shtrihet edhe në zonat rurale, duke mbuluar shtatë fshatra të Mamurrasit.

“Brenda 2-3 javëve shpallim procedurën e prokurimit për fazën e dytë, në mënyrë që viti pasardhës të na gjejë edhe me zgjerimin në zonat e fshatrave të Mamurrasit, duke përmbyllur gjithë këtë zonë.”

Ai u ndal më tej tek investimet e tjera të qeverisë në qarkun e Lezhës, duke përmendur projektet e realizuara me Bankën Gjermane KfW për zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në Shëngjin dhe Lezhë, si dhe rehabilitimin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura.

“Vetëm këtë vit përfunduam një projekt me vlerë rreth 16 milionë euro për zgjerimin e rrjetit të Shëngjinit dhe Lezhës, si dhe trajtimin e ujërave të shiut. Vazhdojmë tani me fazën e dytë, me vlerë rreth 26 milionë euro, për zgjerimin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura. Janë pothuajse 40 milionë euro që do të investohen në Bashkinë e Lezhës, duke mbuluar edhe zonat turistike me impiante të trajtimit të ujërave.”

Next Post
SHBA synon izolimin e aviacionit iranian, kurse BE kërkon forcimin e misionit detar në Detin e Kuq!

SHBA synon izolimin e aviacionit iranian, kurse BE kërkon forcimin e misionit detar në Detin e Kuq!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Një javë “rock”… Nga lajmet e mira te zhgënjimet, ja çfarë sjell Hëna e Plotë sipas Meri Shehut

September 21, 2026
“Trondit” ish-ambasadori Bosch: Thaçin e detyruam, Evropa kënaqi Serbinë. Tani është vonë…

“Trondit” ish-ambasadori Bosch: Thaçin e detyruam, Evropa kënaqi Serbinë. Tani është vonë…

September 21, 2026
Balla: Nesër bashkë me delegacionin e BE vizitojmë Zvërnecin, eurodeputetët do të informohen mbi detajet e investimit atje

Balla: Nesër bashkë me delegacionin e BE vizitojmë Zvërnecin, eurodeputetët do të informohen mbi detajet e investimit atje

September 21, 2026
Protesta në ditën e 114-të, hidhen edhe thirrje për grumbullim para Kuvendit të enjten: Të anulohet Paketa e Maleve!

Protesta në ditën e 114-të, hidhen edhe thirrje për grumbullim para Kuvendit të enjten: Të anulohet Paketa e Maleve!

September 21, 2026
Tajfuni gjunjëzon Japoninë, mbi 1.6 milionë banorë urdhërohen të evakuohen! Stuhi ere me forcë 194 km/h, përmbytje dhe transport i paralizuar

Tajfuni gjunjëzon Japoninë, mbi 1.6 milionë banorë urdhërohen të evakuohen! Stuhi ere me forcë 194 km/h, përmbytje dhe transport i paralizuar

September 21, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Sondazhet në Serbi, partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika!

September 21, 2026
Befasia në Turqi, Amedspori i Besnik Hasit kryeson Superligën, ka lënë pas edhe tri gjigantët e Stambollit

Befasia në Turqi, Amedspori i Besnik Hasit kryeson Superligën, ka lënë pas edhe tri gjigantët e Stambollit

September 21, 2026
SHBA synon izolimin e aviacionit iranian, kurse BE kërkon forcimin e misionit detar në Detin e Kuq!

SHBA synon izolimin e aviacionit iranian, kurse BE kërkon forcimin e misionit detar në Detin e Kuq!

September 21, 2026
Ministri Karakaçi inspekton ujësjellësin e ri të Mamurrasit: Së shpejti nis investimi edhe për zonat rurale!

Ministri Karakaçi inspekton ujësjellësin e ri të Mamurrasit: Së shpejti nis investimi edhe për zonat rurale!

September 21, 2026
Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

Një treg ende në informalitet, 34.9% e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme punojnë jashtë rregullave

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com