Ministri i jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, e ka cilësuar si absurd faktin që deputetët e opozitës kanë braktisur parlamentin dhe janë futur në çadër. Ne i bëjmë apel opozitës të mos bllokojë reformën në drejtësi, tha i derguari i Merkel, duke nenvizuar se ajo po pengohet nga opozita. Sipas tij, bojkoti, protesta në çadër dhe një qeveri teknike pak para zgjedhjeve janë kërkesa absurde dhe për pasoje të papranueshme dhe nëse kriza vazhdon, rruga e Shqipërisë drej BE do të jetë e gjatë. Sigmar Gabriel tha se ajo forcë politike që zgjedh bojkotin ka dëmtuar interesat e vendit.
“U gëzuam shumë kur u miratua me konsensus Reforma në Drejtësi. Për fat të keq, shohim se reforma në drejtësi është duke u penguar, Nuk e kuptojmë sesi parlamentarët e braktisin punën në parlament dhe në vend të kësaj ata mbyllën në çadër. Kjo është një rrethanë që nuk duam dhe nuk mundim ta pranojmë. Reforma në drejtësi po pengohet dhe nuk e kuptojmë se si parlamentarët bojkotojnë Parlamentin”, tha Gabriel në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.
“Pas pak javësh ka zgjedhje dhe normalja është që nëse deputetët janë të pakënaqur me qeverinë, ta tregojnë këtë në fushatën elektorale. Në demokraci, duhet respektuar Kushtetuta dhe shumica. Këtë gjë duhet të bëjnë ato shtete që duan të bëhen pjesë e BE-së. Gjendja duhet ndryshuar përmes zgjedhjeve dhe jo nëpërmjet bojkotit të Parlamentit. Bojkoti nuk është rrugë e pranueshme për të shprehur vullnetin”, shtoi Gabriel.
Ministri i jashtëm gjerman e quajti si një shpikje teorinë e komplotit që artikulohet shpesh nga Basha
“Teoria e komplotit është një shpikje. Pse komuniteti ndërkombëtar ka interes për të penguar luftën kundër korruposionit? Cili është problemi që të verifikohen 800 gjykatës dhe prokurorë? Opozita me këtë që bën konfirmon paragjykimet. Kush bojkoton duke penguar reformën i bën dëm Shqipërisë“, tha ministri gjerman
Gabriel tha se nuk e kupton kërkesën për shpërbërjen e qeverisë pak para zgjedhjeve, duke theksuar se ata që bojkotojne parlamentin dhe bllokojnë drejtesine, pengojne integrimin e Shqiperise ne BE. Nëse kriza vazhdon, rruga e Shqipërisë drej BE do të jetë e gjatë, tha i derguari i Merkel
“Kush bojkoton parlamentin për të bllokuar reformën në drejtësi i bën dëm vendit. Askush në Gjermani nuk e kupton se pse pak para zgjedhjeve kërkohet shpërbërja e një qeverie. Ata që bojkotojnë dhe bllokojnë zbatimin e reformës në drejtësi e bllokojnë anëtarisimin e vendit në BE. Sabotimi i shteti ligjor i papranueshëm për Gjermaninë.Nëse kriza vazhdon, rruga e Shqipërisë drej BE do të jetë e gjatë.”, tha Gabriel
“Për ne e rëndësishme që mbi kushtetutën të zbatohet reforma në drejtësi, apelojmë qeverinë dhe parlamentin të punojnë mbi kushtetutën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
E gjithë qeveria kancelare është e bindur se bojkoti nuk është rruga e duhur. Një politikë që përpiqet të pengojë këtë largohet nga Evropa. Cili është më i rëndësishëm interesi i vendit apo i partisë? Këtu dallohen burrat dhe gratë e shtetit, ato që vendosin interesat e partisë apo të vendit. Rruga drejt BE-së kërkon kohë por hapja e negociatave për BE, Evropa mund të bëjë më shumë për të përmirësuar jetesën e qytetarëve shqiptar.
Kush bojkoton parlamentin i bën dëm Shqipërisë, interesit të shqiptarëve dhe imazhit të vendit. I bëjmë thirrje kujt bojkoton parlamentin, të lërë bojkotin dhe të rikthehet në Kuvend. Kush nuk e bën këtë e largon Shqipërinë nga BE dhe kjo nuk është në interesin e shqiptarëve”
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, duke u deklaruar prerë kundër protestës së opozitës i është përgjigjur interesit të medias, se cfare do te ndodhë me Shqipërinë në kushtet e këtij bllokimi dhe a duhet të hyjë e vetme mazhoranca në zgjedhje? Ministri gjerman tha se për kete ka përgjigje të qartë.
“Nëse parlamenti vazhdon të bllokohet rruga e Shqipërisë drejt BE-së do jetë më e gjatë dhe jeta e shqiptarëve më e vështirë. Interesi kombëtar i opozitës nuk mund të jetë kaosi i vendit. Unë mendoj që do duhet të bëjmë apel ndjenjës së përgjegjësisë së atyre që e kanë cuar Shqipërinë në një kryqëzim duke shpikur edhe teori komplotesh”- tha ai.
Sipas tij, “Në rast pakënaqësish për zgjedhjet e lira e të ndershme zoti Basha duhej të bënte propozimet se si mund të mbërrihej në zgjedhje të lira e të ndershme. Nëse dëshiron opozita mund të bëjmë më shumë drejt kësaj por nuk është rruga bllokimi dhe bojkotimi i Parlamentit”./javanews.al
c.a
Eshte be Luli si Fallxhore te cadra ku i tregon militanteve nji realitet tjeter qe do donin. Nji “republike te re” pa Ramen. Nji qeveri teknike pa zgjedhje… Te gjithe jashte cadres jane armiq, por i ngushellon militantet te kene besim e te luten per Baben Sali se e ardhmja e tyre do jete ne republiken e Lulit. I qeras njerezit me tolluma dhe fara dhe i kendon fatin…