• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri i Jashtëm Bushati takon homologun kinez Wang Yi: Intensifikim bashkëpunimit ekonomik

by Aalison Pearse Stevens
26/08/2016 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Republikën Popullore të Kinës, Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati u prit në takim nga Ministri kinez i Punëve të Jashtme Wang Yi. Dy ministrat ri konfirmuan miqësinë tradicionale midis dy vendeve, shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe në kuadër të Nismës 16+1 Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore”.

“Dëshiroj të ri konfirmoj angazhimin tonë në forcimin e miqësisë tradicionale dhe besimit reciprok midis vendeve tona” – u shpreh Ministri Wang Yi gjatë bisedës me Ministrin Bushati. Ai nënvizoi ndihmën e Shqipërisë për rikthimin e RPK-së në OKB dhe Këshillin e Sigurimit dhe vlerësoi politikën e Shqipërisë në njohjen e një Kine. “Shqipëria është pjesë e rëndësishme e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe anëtare e Nismës së bashkëpunimit 16+1. Në këtë kontekst, falë përpjekjeve të saj dhe vendeve të tjera të EQL-së dhe Kinës, është rritur bashkëpunimi dhe mirëbesimi mes vendeve tona, por edhe ndërmjet vendeve të EQL-së, të cilat janë bërë shembull i bashkëpunimit rajonal, duke bërë të mundur kalimin në një fazë më të maturuar të bashkëpunimit” – vuri në dukje Ministri Wang. Ai konfirmoi mbështetjen e Qeverisë kineze për projekte me interes reciprok në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe vullnetin për të marrë pjesë në më shumë projekte në fushat e energjisë, infrastrukturës dhe industrisë.

Nga ana e tij, Ministri Bushati konfirmoi vullnetin për intensifikimin e mëtejshëm të lidhjeve dhe bashkëpunimit me Kinën. Aktualisht marrëdhëniet me Kinën reflektojnë një klimë shumë të mirë të bashkëpunimit dypalësh. Për vitin 2016, Kina renditet si partneri i dytë tregtar i Shqipërisë.

Duke siguruar palën kineze, se Shqipëria njeh politikën e një Kine të vetme, Ministri Bushati shprehu vullnetin e palës shqiptare për forcimin e mëtejshëm të dialogut ndërshtetëror në të gjitha nivelet: mes dy qeverive, parlamentar, akademik, kulturor dhe në të gjitha fushat me interes reciprok.

Më tej, ai theksoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe bashkëpunimit në fusha të tjera si energjia, infrastruktura, bujqësia, turizmi, kultura dhe arsimi. Në këtë kontekst, Ministri Bushati kërkoi nga pala kineze mbështetje për projektet konkrete në këto fusha dhe sensibilizimin e investitorëve kinezë për klimën e mirë të biznesit në Shqipëri.

Në kuadër të Nismës 16+1, Ministri Bushati ri konfirmoi vullnetin e palës shqiptare për thellimin e bashkëpunimit në drejtim të zhvillimit të infrastrukturës rrugore, hekurudhore, portit dhe aeroportit nën parimin e përfitimit të ndërsjellë. Ai shprehu gatishmërinë për të diskutuar në mënyrë aktive me palën kineze mbi bashkëpunimin për ndërtimin e rrjeteve të transportit rajonal, duke eksploruar mundësitë e bashkëpunimit Shqipëri + Kinë + vendet EQL në këtë fushë si edhe zgjerimin e nismës edhe me anëtarë të tjerë të rajonit.

Në përfundim të takimit, palët nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit midis dy MPJ-ve për lehtësimin e ndërsjellë të procedurës së vizave dhe Marrëveshjen për godinat e ambasadave në prani të mediave. Në vijim Ministrat Bushati dhe Wang dhanë një deklaratë për shtyp.

“Shqipëria konfirmon me kënaqësi qasjen pragmatike të Kinës në rajonin tonë – u shpreh Ministri Bushati gjatë deklaratës për shtyp – dhe unë dëshiroj të inkurajoj autoritetet kineze të zhvillojnë edhe më tej këtë qasje dhe mbështesin realitetet e raja në Evropën Jug-Lindore, ku janë ngritur mekanizma të reja të bashkëpunimit rajonal. Këto mekanizma – vijoi ai – synojnë të transformojnë armiqtë e vjetër në fqinjë pragmatikë”. “Shqipëria – nënvizoi Ministri Bushati – është një vend i vogël, por një mik i vërtetë dhe partner solid i Kinës dhe popullit kinez. Marrëveshja e rëndësishme që firmosëm sot për lehtësimin e regjimit të vizave e dëshmon qartë këtë dhe unë jam i sigurt që do të bëjë që Shqipëria të jetë një nga destinacionet më të mira në Evropë për investitorët dhe turistët kinezë”.

Ministri Bushati u takua dhe me Kryetarin e Departamentit për Çështjet Ndërkombëtare të PKK-së, z.Song Tao, si dhe ishte i ftuar special dhe mbajti një fjalë në Institutin për Studime Evropiane pranë Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës me temë “Kina dhe vendet e Evropës Jug-lindore: nga konkurrenca në bashkëpunim”.

Në takimin me Kryetarin e Departamentit për Çështjet Ndërkombëtare të PKK-së, z. Song Tao, u konfirmua miqësia 67-vjecare ndërmjet vendeve tona dhe u diskutuan potencialet e reja të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

Në një prej institucioneve më të respektuar në vend, në Institutin e Studimeve Evropiane, pranë Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës, Ministri Bushati prezantoi kursin e reformave të ndërmarra nga Shqipëria, ecurinë dhe përforcimin e marrëdhënieve shqiptaro-kineze, impaktin e iniciativave kineze në Europën Qendrore dhe Lindore, dhe bashkëpunimin tonë në përballimin e sfidave ndërkombëtare.

ma.me

Next Post
Kreu i TKOB/ Zana Çela e Josif Gjipali dy kandidaturat finale

Kreu i TKOB/ Zana Çela e Josif Gjipali dy kandidaturat finale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In