• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ministri i Mbrojtjes Mehaj: Sjellja destabilizuese e Serbisë vjen për shkak të ‘përkëdheljes’ së BE, por Kosova ka mbështetjen e SHBA

by Java News
01/08/2022 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka reaguar me një status të gjatë në Facebook, lidhur me tensionin në veri të vendit të nxitur nga forcat proserbe.

Në postimin e tij Mehaj shkruan se Serbia vijon të tregojë ende forcën e saj në Ballkan, kjo edhe për shkak të “përkëdheljes” që vazhdimisht po i bën BE,

Sipas ntij BE këkron që vendet e Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut si vende properëndimore duhet të përmbushin kriteret, nuk kërkon të njëjtën gjë nga Serbia, e cila vazhdon të fuqizohet dhe të armatoset nga Serbia.

Ndërsa shton më tej se megjithëse këto politika e mërzisin nuk e dekurajojnë Kosovën e cila do të vijojë të ecë përpara me mbështetjen e partnerit më të madh strategjik Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Postimi i Mehajt:

Qasja destruktive e Serbisë dhe përkëdhelja absurde e saj nga Bashkimi Evropian

Për fat të keq edhe pas rënies së bllokut komunist të lindjes, strukturat vendimmarrëse të BE-së, nuk ishin të përgjegjshme  ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Lejuan dhe flirtuan me mbetjen e ish-Jugosllavisë të udhëhequr nga Serbia e cila me politikën e saj hegjemoniste të udhëhequr nga krimineli, Sllobodan Millosheviq, shkaktoi vuajtje, vdekje e shkatërrime në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Kosovë,  më të mëdhatë dhe më të tmerrshmet që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në kontekstin edhe më të gjerë kontinental, kjo qasje e vendimmarrjes së BE-së, ndikoi edhe në orekset e Rusisë që të ringjallë frymën e hegjemonisë ruse për rikthimin në të kaluarën e errtë të shumë popujve e shteteve me orientim properëndimor, si Gjeorgjia e Ukraina, epilogun e të cilave po e jetojmë që nga viti 2008.

Politikat konfuze të zgjerimit, pastaj bllokimit të zgjerimit të BE-së,  krijuan terren të përshtatshëm duke shkaktuar probleme serioze me ringjalljen e forcave ultranacionaliste agresive serbe në Bosne, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë.

Këto forca, për fat të keq, në pushtet të pandërprerë, dihet edhe nga çdo autoritet i BE-së, se janë të mbështetura nga Rusia përmes Serbisë. të cilat mbajnë edhe pas kaq vitesh atmosferën e  konflikteve potenciale duke krijuar rrezik të madh për sigurinë e vendeve përkatëse dhe rajonit në përgjithësi, siç është edhe rasti I fundit në pjesën veriore të vendit tonë.

Derisa BE, kërkon në pafundësi, përmbushjen e kritereve nga vendet me orientim properëndimor si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, që synojnë stabilitetin e institucioneve me garantimin e demokracisë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e pakicave, ekonominë e tregut të lire, Serbia përgjatë tri dekadave edhe pas gjithë atyre mizorive, vazhdon të armatoset nga Rusia, Kina dhe Bjellorusia dhe të krijoj në vazhdimësi tensione e destabilitet në rajon.

Agresioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë, tashmë ka krijuar momentumin dhe kontekstin e ri gjeopolitik i cili ka reflektimin e pashmangshëm në mjedisin politik dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor si regjion dhe vendet veç e veç.

Kosova në momentumin e ri ka rrethanën më specifike prandaj edhe strategjia e qasjes mbi këtë realitet kërkon qasje të analizuar dhe vlerësuar mirë dhe me kujdes të shtuar.

Derisa Serbia edhe pas situatës së krijuar në Ukrainë, vazhdon të mbetet zgjatim i Rusisë në Ballkan, dhe para këtij fakti BE, vazhdon të flirtoj, pa qëndrim të qartë ndaj Serbisë, epilogu i procesit të dialogut Kosovë-Serbi do të mbetet i paqartë.

Dështimi i Serbisë për të dënuar me forcë agresionin e zhveshur të Rusisë kundër Ukrainës e vë atë në kundërshtim të fortë me vlerat evropiane.

Dështimi i Serbisë për t’iu bashkuar sanksioneve evropiane kundër Rusisë ofron mbështetje ekonomike dhe politike për Rusinë, përsëri, në kontrast të fortë me politikën e BE-së.

Prandaj edhe është i pakuptimtë edhe Programi i Partneritetit për Paqe nga ana e NATO-s me Serbinë, sikur edhe kandidatura për anëtarësim në BE, sepse veprimet e saj destruktive janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me detyrimet e saj si anëtare kandidate në Bashkimin Evropian dhe partnere e Programit PfP me NATO-n.

Mbështetja e heshtur e Serbisë për agresionin rus është në kontrast me përkushtimin e dukshëm të Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe përpjekjeve të vazhdueshme të Kosovës për të përmirësuar secilin prej treguesve që janë në përputhje me vlerat evropiane dhe euroatlantike.

Këto përfshijnë mbështetjen për ekonomi tregu, lirinë e medias, gjyqësor të pavarur, respektimin e të drejtave të pakicave etnike dhe qytetarëve të të gjitha grupeve pa dallim.

Kosova ka një media të pavarur. Serbia, përkundrazi, është ulur në renditje nga Freedom House për sa i përket lirisë së medias.

Kosova ka mirëpritur gazetarët ukrainas të cilët janë detyruar të largohen nga vendi i tyre. Mediat e Serbisë janë të mbushura me dezinformata për luftën në Ukrainë, keqinformime dhe gënjeshtra për statusin e serbëve etnikë që vazhdojnë të jetojnë në paqe dhe të sigurtë plotësisht me të gjitha të drejtat sikur secili qytetarë në Kosovë.

Lufta në Ukrainë ka detyruar çdo vend të vendosë në cilën anë të historisë do të qëndrojë. Vendimi i Kosovës është i qartë. Mjerisht mbështetja e Serbisë për Rusinë e ka vendosur atë në anën e gabuar të historisë dhe vazhdimisht angazhohet të minojë përpjekjet për të krijuar një familje kombesh ballkanike të lira.

Këto fakte na mërzisin, por neve nuk na dekurajojnë.

Ne, së bashku me partnerët tanë kryesuar nga aleati ynë strategjik- SHBA,  fuqishëm jemi duke punuar në forcimin e institucioneve tona shtetërore në përgjithësi, dhe institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes në veçanti.

 Në fakt, përpjekjet e Kosovës janë dyfishuar në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve tanë, forcimit të lidhjeve me fqinjët tanë dhe integrimit të fuqishëm në komunitetin e përgjegjshëm euro-atlantik.

Next Post
Presidenca e Kosovës kërkon që BE t’i sanksionojë veprimet e Vuçiç: Serbia mori mbështetje të plotë nga regjimi i Putinit

Presidenca e Kosovës kërkon që BE t’i sanksionojë veprimet e Vuçiç: Serbia mori mbështetje të plotë nga regjimi i Putinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestën e sotme para Kryeministrisë

“Ka tentativa për destabilizimin e Shqipërisë”, deputetja: Protestat po përdoren për thirrje kundër shtetit

June 24, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Do të ishte ndryshe sikur lopët të shiteshin me metër katror

June 24, 2026
Corriere della Sera: Tavolara Bay, resorti i miliarderëve në Sardenjë, çfarë fshihet pas klauzolës për ndihmë nga shteti

Corriere della Sera: Tavolara Bay, resorti i miliarderëve në Sardenjë, çfarë fshihet pas klauzolës për ndihmë nga shteti

June 24, 2026
Lamallari në selinë e Europol në Hagë: Shqipëria, partner i besueshëm në luftën kundër krimit të organizuar

Lamallari në selinë e Europol në Hagë: Shqipëria, partner i besueshëm në luftën kundër krimit të organizuar

June 24, 2026
“Në shesh mbledh më shumë pelikani sesa bufi”, debat mes Boçit dhe Isait: Më 21 janar protestohej dhe vritej!

“Në shesh mbledh më shumë pelikani sesa bufi”, debat mes Boçit dhe Isait: Më 21 janar protestohej dhe vritej!

June 24, 2026
RCC dhe OSBE kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë për sigurinë në Ballkan

RCC dhe OSBE kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë për sigurinë në Ballkan

June 24, 2026
Përdorën pamjet e Kakomesë, si mediat botërore ranë pre e lajmeve të rreme për investimet në Sazan dhe Zvërnec

Përdorën pamjet e Kakomesë, si mediat botërore ranë pre e lajmeve të rreme për investimet në Sazan dhe Zvërnec

June 24, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kosova refuzoi projektin amerikan të gazit, ngrihen pikëpyetje për planin energjetik të qeverisë Kurti

June 24, 2026
Debate për ndarjen e re territoriale, opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji

Debate për ndarjen e re territoriale, opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji

June 24, 2026
Qytetarja nga Kosova e njohur për foto dhe aktivitete me zyrtarë iranianë, i bashkohet protestës kundër Ramës: Duam Kurtin!

Qytetarja nga Kosova e njohur për foto dhe aktivitete me zyrtarë iranianë, i bashkohet protestës kundër Ramës: Duam Kurtin!

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In