• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ministri i jashtëm kinez Wang Yi, bisedë telefonike me homologun gjerman ,Johann Wadephul

by A R
22/09/2026 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcimi i bashkëpunimit me leverdi të ndërsjellë midis Kinës dhe Gjermanisë u shërben interesave dypalëshe dhe është zgjedhja e duhur për të dyja vendet, tha të hënën ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi.

Në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm gjerman Johann Wadephul, Wang, u bëri thirrje Kinës dhe Gjermanisë të dërgojnë një sinjal pozitiv për mbështetjen e përbashkët të multilateralizmit dhe tregtisë së lirë, të rrisin besimin në zhvillimin e marrëdhënieve kino-gjermane dhe të luajnë një rol konstruktiv në zhvillimin e lidhjeve Kinë-BE.

Duke vënë në dukje se Kina dhe Gjermania janë ekonomi kryesore në botë dhe partnere të gjithanshme strategjike, kreu i diplomacisë kineze u shpreh që, përballë unilateralizmit dhe çglobalizimit, është e nevojshme që të dyja palët të forcojnë komunikimin strategjik, të shtojnë besimin e ndërsjellë dhe të thellojnë bashkëpunimin pragmatik.

Kina dhe Gjermania duhet të vlerësojnë përparimin e arritur deri tani, të nxitin një bashkëpunim dypalësh më të thellë e më të qëndrueshëm dhe të vazhdojnë të arrijnë rezultate të reja, tha Wang.

Duke theksuar se parimi i Një Kine është themeli politik i marrëdhënieve kino-gjermane, Wang shprehu shpresën që Gjermania do të ruajë dhe do të forcojë traditën e besimit dhe miqësisë së ndërsjellë me Kinën, do të respektojë parimin e Një Kine dhe do të ndërmarrë veprime konkrete për të mbrojtur marrëdhëniet dypalëshe, si edhe paqen e qëndrueshmërinë përgjatë Ngushticës së Tajvanit, duke krijuar kushtet e nevojshme për shkëmbime në nivel të lartë midis dy palëve.

Ministri i Jashtëm kinez vuri në dukje më tej që Kina e BE-ja janë partnere të gjithanshme strategjikë dhe duhet të shmangin luftën tregtare.

Ai shprehu gjithashtu shpresën që Gjermania do të ruajë qëndrimin racional e praktik, do të luajë një rol pozitiv brenda BE-së dhe do ta nxitë BE-në për të mbrojtur tregtinë e lirë, për të refuzuar proteksionizmin dhe për të qëndruar në rrugën e duhur të hapjes, bashkëpunimit, dialogut dhe konsultimeve.

Nga ana e tij, Wadephul tha se marrëdhëniet Gjermani-Kinë kanë ruajtur një ritëm të qëndrueshëm zhvillimi vitet e fundit.

Sipas tij, pala gjermane mirëpret forcimin e mëtejshëm të shkëmbimeve të nivelit të lartë me palën kineze, mbajtjen e raundit të ri të konsultimeve ndërqeveritare Gjermani-Kinë dhe thellimin e bashkëpunimit praktik në fusha si ekonomia e tregtia, duke vazhduar nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe.

Pala gjermane i përmbahet fort politikës së Një Kine dhe ky pozicion nuk do të ndryshojë, tha Wadephul.

Duke vënë në dukje që situata aktuale ndërkombëtare po përballet me një sërë kërcënimesh dhe sfidash të reja, kryediplomati gjerman tha se Gjermania pret që Kina të shfrytëzojë ndikimin e saj në çështjet ndërkombëtare e rajonale dhe të punojë me Gjermaninë për të kërkuar rrugëzgjidhje.

Berlini mbështet BE-në dhe Kinën në trajtimin e duhur të dallimeve ndërmjet tyre nëpërmjet dialogut dhe është i gatshëm të luajë një rol aktiv në këtë drejtim, shtoi ai.

Të dyja palët gjithashtu shkëmbyen mendime mbi situatën në Iran dhe krizën në Ukrainë.

Next Post
Franca po shqyrton një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Ngushticën e Hormuzit -

Franca po shqyrton një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Ngushticën e Hormuzit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Milici terroriste”, mbreti i Arabisë Saudite: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm

“Milici terroriste”, mbreti i Arabisë Saudite: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm

September 23, 2026
Shuhet zjarri masiv tek Gjiri i Lalzit, Sako: Ndihmuan dhjetëra zjarrfikëse, s’u dëmtua asnjë hotel

Shuhet zjarri masiv tek Gjiri i Lalzit, Sako: Ndihmuan dhjetëra zjarrfikëse, s’u dëmtua asnjë hotel

September 23, 2026
Tani i Madh, Topi i Madh

Tani i Madh, Topi i Madh

September 23, 2026
Sa kushton karikimi i makinës? – Kostot, nga 1530-4554 lekë për të përshkuar 1,000 km rrugë

Sa kushton karikimi i makinës? – Kostot, nga 1530-4554 lekë për të përshkuar 1,000 km rrugë

September 23, 2026
Nga Tirana në kufi me Greqinë, transportojnë refugjatë drejt BE-së. Dy të arrestuar në Sarandë

Nga Tirana në kufi me Greqinë, transportojnë refugjatë drejt BE-së. Dy të arrestuar në Sarandë

September 23, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

September 23, 2026
Vlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin

Vlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin

September 23, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO/ Blushi sulmon hapurt Kurtin: Ka nxitur racizmin mes shqiptarëve! Thotë se jemi dardanë dhe…

September 23, 2026
Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

September 23, 2026
Mjekësia, e preferuara/ Më të mirët e gjimnazeve kanë fituar në degët e shëndetësisë

Kostoja e shëndetit/ 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com