• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut: Drafti i Ramës për Asociacionin, tenton të krijojë shteg, një dalje nga ky ngujim

by Java News
15/06/2023 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Maqedonia e Veriut po ndjek me vëmendjen zhvillimet në Kosovë, përfshirë rastin me tre policët, të cilat siç pohojnë autoritetet në Prishtinë, janë rrëmbyer nga forcat speciale serbe brenda territorit të Kosovës. Shkupi zyrtar u ka bërë thirrje palëve, në veçanti asaj kosovare, që të bashkëpunojë ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të një konference ndërkombëtare në Strugë, “Prespa Forum” kushtuar zgjerimit të Bashkimit Evropian, tha se bashkëpunimi me aleancën euroatlantike, BE-në dhe SHBA-në, është me rëndësi të madhe në kapërcimin e problemeve, bazuar në eksperiencën maqedonase.

“Unë vetëm mund të ftoj autoritetet e Kosovës që të jenë në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin euroatlantik për shkak se eksperienca jonë na tregon se bashkëpunimi me ta, koordinimi me ta, besimi në ta asnjëherë nuk na ka dështuar, nuk na ka tradhtuar. Këshilla më e mirë që mund t’ia japim, jo vetëm Kosovës, por të gjithëve në rajon – që të mbani ngushtë raportet me komunitetin euroatlantik për shkak se kjo është e ardhmja e vetme e rajonit”, deklaroi Osmani.

Ai foli edhe për draft-propozimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke theksuar se bëhet fjalë për një “nismë të re” për t’i lëvizur palët nga pozicionet e tyre.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ua ka propozuar një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, veprim ky që është kritikuar në Prishtinë.

Osmani nuk e komentoi përmbajtjen e propozimit, pasi, siç tha, janë disa tekste që synojnë uljen e tensioneve dhe arritjen e një zgjidhjeje, megjithëse Prishtina është ajo që do të vendosë se cila është më e mira për Kosovën.

“Pa e komentuar këtë tekst, pasi ka edhe tekste të tjera të cilat i kemi parë, nuk pretendoj se zoti Rama tenton të imponojë zgjidhje. Ai tenton të krijojë shteg, një dalje nga ky ngujim. Edhe në emër të shtetit [Maqedonisë së Veriut ] dhe në emër të OSBE-së [si shtet kryesues i OSBE-së] përshëndes këtë nismë të kryeministrit të Shqipërisë që mendoj se është shumë qëllimmirë, pa u futur në tekstin konkret për shkak se është një prej teksteve nga të cilat mund të nxirret më e mira. Por, autoritetet kosovare janë ato që vendosin se cila është më e mira për ta”, u shpreh Osmani.

Ai, gjithashtu, bëri të ditur pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në këtë Forum ditën e premte, duke thënë se deri të enjten nuk ka ndonjë konfirmim për anulimin apo mospjesëmarrjen e tij.

Ndërkohë, zhvillimet në Kosovë, në veçanti rastin me policët e Kosovës e dënoi kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, duke kërkuar nga autoritetet serbe lirimin e menjëhershëm të tyre, por edhe duke i dhënë mbështetje ruajtjes së integritetit dhe sovranitetit territorial të Kosovës.

“Dënoj ashpër aktin e kidnapimit të policëve të Kosovës nga forcat speciale të Serbisë dhe pres lirimin e menjëhershëm të tyre. Pala serbe duhet t’i ndalojë provokimet menjëherë dhe të dyja palët të ulen urgjentisht në tavolinën e bisedimeve dhe me ndërmjetësimin e aleatëve tanë, bashkësisë euro-amerikane, t’i japin fund kontestit shumëvjeçar përmes njohjes së ndërsjellë. Integriteti dhe sovraniteti territorial i Kosovës është i paprekshëm dhe i garantuar nga faktori ndërkombëtar”, tha Ahmeti në një reagim në Facebook.

Reagime për rastin me policët nga Kosova ka pasur edhe nga partitë tjera politike shqiptare, ndërkohë që zhvillimet në veri janë ndjekur me vëmendje të madhe nga të gjitha mediat në Maqedoninë e Veriut.

 

/f.stafa

Next Post
Rama zbulon për herë të parë: I dorëzova Macronit dhe Scholzit një propozim për Asociacionin! S’e kam konsultuar me Kurtin

Rama: KFOR-i s'do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e 3 policëve të Kosovës, fokusi te lirimi i tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In