• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ministri i Financave: Buxheti i vitit 2025 përmbush dy objektiva themelore, rritjen ekonomike dhe konsolidimin fiskal!

by S T
04/11/2024 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Financave, Petrit Malaj, në komisionin për Ekonominë dhe Financat ku po diskutohet projektbuxheti për vitin 2024, është shprehur se ky plan përmbush dy objektiva themelore, rritjen e qëndrueshme ekomomike të vendit si dhe konsolidimin fiskal.

“Ky projektbuxhet, përmbush dy objektiva themelor, i pari është rrija ekonomike e qëndrueshme, e cila krijon punësim dhe rritje të mirëqenies. Objektivi i dytë, është konsolidimi fiskal, i cili ka për qëllim uljen e borxhit publik dhe ruajtjen e të gjitha parametrave makroekonomikë dhe fiskal në nivele pozitive. Krahas këtyre objektivave, buxheti i vitit që vjen materializon dhe një sërë politikash buxhetore dhe projekte investimi t rëndësishme”, tha ai.

Më tej, Malaj tha se ekonomia shqiptare ka treguar rezistencë të fortë pas një sërë goditjesh përgjatë tre viteve të fundit, duke nisur me tërmetin e 2019, Covid-19, e më pas dhe ndërprerja e furnizimit për pasojë nga Lufta në Ukrainë.

Ministri deklaroi se sot ekonomia shqiptare vijon në një trend pozitiv dhe produkti i brendshëm bruto është rritur me 3.9% në tremujorin e parë, më pas me 4.1% në tremujorin e dytë, krahasuar më periudhat përkatëse në vitin e kaluar.

Ndër te tjera, Malaj renditi dhe dy sektorët më me ndikim në rritjen ekonomike të vendit, ku përmendi atë të shërbimeve dhe të ndërtimit.

“Rritja ekonomike ka pasur një bazë të relativisht të gjerë sektoriale, ku sektori me kontributin më të lartë, ishin sektori i shërbimeve dhe ndërtimit. Aktiviteti ekonomik është mbështetu nga kërkesa e brendshme”, tha ministri.

Sa i përket eksporteve, ai tha se eksportet e mallrave dhe shërbimeve u kontraktuan me 2.5% krahasuar me një vit më parë, kryesisht për shkak të rënieve të eksporteve të mallrave si pasojë e çmimet në rënie në tregjet ndërkombëtare dhe vlerësimit të monedhës vendase.

Pjesë nga fjala e ministri Petrit Malaj: Ky projektbuxhet, përmbush dy objektiva themelor, i pari është rrija ekonomike e qëndrueshme, e cila krijon punësim dhe rritje të mirëqenies. Objektivi i dytë, është konsolidimi fiskal, i cili ka për qëllim uljen e borxhit publik dhe ruajtjen e të gjitha parametrave makroekonomikë dhe fiskal në nivele pozitive.

Krahas këtyre objektivave, buxheti i vitit që vjen materializon dhe një sërë politikash buxhetore dhe projekte investimi t rëndësishme.

Së pari, ekonomia jonë ka treguar një rezistencë të fortë pas një sërë goditjesh përgjatë tre viteve të fundit. Duke nisur me tërmetin e 2019, Covid-19, e më pas dhe ndërprerja e furnizimit për pasojë nga Lufta në Ukrainë, ekonomia shqiptare ka dëshmuar qëndrueshmëri dhe kapacitetet për rimëkëmbje, duke tejkaluar pritshmëritë fillestare. Sot ekonomia shqiptare vijon në një trend pozitiv.

Produkti i brendshëm bruto është rritur me 3.9% në tremujorin e parë, më pas me 4.1% në tremujorin e dytë, krahasuar më periudhat përkatëse në vitin e kaluar. Rritja në gjysmën e parë të vitit 2024, u zgjerua me 3.9%. Rritja ekonomike ka pasur një bazë të relativisht të gjerë sektoriale, ku sektori me kontributin më të lartë, ishin sektori i shërbimeve dhe ndërtimit. Aktiviteti ekonomik është mbështetu nga kërkesa e brendshme.

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u kontraktuan me 2.5% krahasuar me një vit më parë, kryesisht për shkak të rënieve të eksporteve të mallrave si pasojë e çmimet në rënie në tregjet ndërkombëtare dhe vlerësimit të monedhës vendase.

Importet e mallrave u zgjeruan me 6.7% në gjysmën e parë dhe për rrjedhojë, kërkesa u huaj neto, pati një kontribut lehtësisht negativ në rritjen ekomomike të gjysmë së parë të vitit. Tremujori i tretë, tregon një qëndrueshmëri të rritjes ekonomike. Treguesit e ndjesisë ekonomikë janë mbi mesataren historike.

Next Post
Futi në stadium gjashtë persona pa biletë dhe kontroll nga kafeneja ku punonte, arrestohet shqiptari

Futi në stadium gjashtë persona pa biletë dhe kontroll nga kafeneja ku punonte, arrestohet shqiptari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Çfarë hëngri kur pengoi çlirimin e tokës së xanun”, Rama ‘piketon’ një tjetër gjyqtar: Është i vetmi që…

Rama: ‘Llumi’ i pastruar me vetting u dëmshpërblye me rreth 12 milionë euro!

February 12, 2026
“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Pretenca e Hagës për ish-krerët e UÇK, Balla: Batërdi e tmerrshme, alarm i madh për shqiptarët!

February 12, 2026
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Debati për pagat e gjyqtarëve, ‘Kushtetuesja’ kërkon kohë për vendimin

February 12, 2026
Po punonte për ndërtimin e çatisë së një banese, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari në Berat

Po punonte për ndërtimin e çatisë së një banese, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari në Berat

February 12, 2026
“Dy muaj pa marrë pagat”, një grua në Kuçovë hipën majë kullës tek ish-Uzina

“Dy muaj pa marrë pagat”, një grua në Kuçovë hipën majë kullës tek ish-Uzina

February 12, 2026
Godinat e reja të drejtësisë, Çela: Proces vizionar, por na duhet zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale

Godinat e reja të drejtësisë, Çela: Proces vizionar, por na duhet zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale

February 12, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Prokurorët që duan të dënojnë historinë

February 12, 2026
“Meraku” për oligarkët, apo për …..?

Sharlatanët

February 12, 2026
Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

February 12, 2026

“Shtrembërim i historisë, luftuan për lirinë”, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë pro ish-krerëve të UÇK

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In