• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri i Brendshëm francez në Tiranë: Shoh rezultate të arritura në luftën ndaj krimit

by A R
15/12/2017 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka pritur paraditen e së premtes ministrin e Brendshëm francez Gerard Collomb, ndërsa detajet nga biseda janë bërë publike në një konferencë të përbashkët për mediat.

Në fjalën e tij, Rama tha se tashmë ka një dinamikë të re në marrëdhëniet Shqipëri-Francë ndërsa shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Parisi i ka ofruar vendit tonë në disa sektorë.

“Ju falenderoj juve personalisht dhe dikasterin që drejtoni për mbështetjen që na keni dhënë në luftën kundër krimit dhe emigracionit të paligjshëm” – tha kreu i ekzekutivit shqiptare.

Kryeministri tha se azilkërkimi është një rrugë pa krye që në fund ka edhe kosto financiare individuale për ata që kthehen.

Sipas kreut të ekzekutivit, Shqipëria do të vijojë me të njëjtin vullnet për të vendosur gurët e themelit të shtetit të së drejtës.

“Ne jemi të bindur se e vetmja rrugë për të garantuar lëvizjen e lirë në tregun e punës është rruga e reformave, e negociatave dhe integrimit të plotë në BE” – tha Rama.

Nderkohë në fjalën e tij, Gerard Collomb u shpreh se muajt e fundit sheh rezultate të arritura nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë.

Ai tha se në Francë 20% e azilkërkuesve janë shqiptarë. Por Collomb theksoi se ka një përforëcim marrëdheniesh me homologun e tij shqiptar.

“Para disa muajsh pata takuar ministrat tuaj. Kemi biseduar për çështjen e azilkërkuesve dhe bandave kriminale.

Jemi të kënaqur me progresin dhe rezultatët e arrituara muajt e fundit. I pata premtuar ministrave tuaj se kisha dëshirë të vija në Tiranë.

Bisedova gjatë më ministrin Xhafaj, qoftë për azilkërkuesit. 20% e vendeve të pritjes në Francë për azilkërkuesit e zënë shqiptarët. Kjo është një çështje delikate. Kemi bashkëpunim të mirë edhe në luftën kundër krimit të organizuar. Bashkëpunimi mes dy vendeve është i lavdërueshëm. Krimi i organizuar është një problem global tashmë” – tha ministri i Brendshëm i Francës.

***

Collomb për integrimin në BE
Konstatojmë përpjekjet që këni bërë përsa i përket integrimit, megjithëse lufta politike është e ashpër, ashtu siç edhe në Francë, por ju synoni diçka të përbashkët, integrimin në BE. Macron ka deklaruar se BE nuk mund t’i lërë jashtë unionit vendet e Ballkanit. Kemi kuptuar dëshirën tuaj për të reformuar vendin dhe besoj se do e arrini këtë. Reformat duan kohë, por duhet të ecni përpara. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku.

Collomb për negoicitata
Në një qeveri nuk është vetëm ministri i Brendshëm, është presidenti Francez që vendos. Fakti që e përmendi Shqipërinë para disa kohësh, tregon një drejtim. Vullneti i Shqipërisë tuaj për të vazhduar është një ogur i mirë dhe ne do ju shoqërojmë në këtë proces.

Next Post
Edhe Liga franceze do ta përdorë VAR-in

Edhe Liga franceze do ta përdorë VAR-in

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Studentët e Dhjetorit ’90 dhe protestuesit e Qershorit 2026, të përbashkëta dhe dallime

Kur urrejtja politike godet fëmijët, kemi humbur si shoqëri

June 29, 2026
Pas tërmeteve në Venezuelë, Kina jep 100 milionë juanë ndihmë shtesë

Pas tërmeteve në Venezuelë, Kina jep 100 milionë juanë ndihmë shtesë

June 29, 2026
Nufi pritet nga Dendias në Athinë, zbardhen detajet nga takimi

Nufi pritet nga Dendias në Athinë, zbardhen detajet nga takimi

June 29, 2026
Protesta në Tiranë, nën hetim 31 persona për grumbullime e manifestime të paligjshme

Protesta në Tiranë, nën hetim 31 persona për grumbullime e manifestime të paligjshme

June 29, 2026
Pas ditësh nën rrënoja, 21-vjeçari del i gjallë nga gërmadhat e tërmetit në Venezuelë (VIDEO)

Pas ditësh nën rrënoja, 21-vjeçari del i gjallë nga gërmadhat e tërmetit në Venezuelë (VIDEO)

June 29, 2026
Sot Kuvend/ ‘Breshëri’ interpelancash, pritet të miratohen ndryshimet në rregullore

Ndërhyrjet e huaja dhe lajmet e rreme në fokus, Kuvendi krijon mekanizëm të ri monitorimi

June 29, 2026
Reagon sërish Cakrani: Meta ka marrë avokat tjetër! U ndamë ftohtë dhe në heshtje

Reagon sërish Cakrani: Meta ka marrë avokat tjetër! U ndamë ftohtë dhe në heshtje

June 29, 2026
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare vijon rritjen, 3.71% në tre muajt e parë të 2026

Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare vijon rritjen, 3.71% në tre muajt e parë të 2026

June 29, 2026
Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

Kthesë në raportet SHBA-Iran, Trump: Teherani kërkoi takim, nesër ulemi në Doha

June 29, 2026
Braçe ngre alarmin për kontrabandë nafte me Kosovën: 731 milionë litra dyshohet se tregtohen në Shqipëri

“Nuk ka asnjë kontribut në PS, s’mund të na japë leksione”, Braçe kritikon Koçekun

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In