• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri i Brendshëm bën bilancin e RENEA-s: Asnjë kompromis me krimin, do të sjellim dron inteligjentë

by Java News
12/11/2021 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në fjalën e tij në 30-vjetorin e krijimit të RENEA-s vlerësoi punën e kësaj njësie. Ai tha se RENEA është elita e trupës së Policisë së Shtetit, e cila nuk bën kompromis me krimin.

Teksa bëri një bilanc shkurt të punës në këto 30 vite, Çuçi u shpreh se janë kryer 2827 operacion me rrezikshme të lartë, mesatarisht 94 të tilla në vit ose 1 në çdo katër ditë.

“Kanë kaluar plot tre dekada të mbushura me suksese dhe të arritur përmes punës tuaj.

Sot kjo njësi është elita e trupës së policisë dhe ky titull nuk i është dhënë as përmes një procedure të mistershme dhe as përmes një akti burokratik, por e ka fituar përmes sakrificave duke mos bërë kompromis me krimin.

Rruga nuk ka qenë e lehtë, që nga krijimi i saj kjo njësi ka organizuar 2827 operacion me rrezikshme të lartë, 94 në vit apo 1 operacion në 4 ditë.

Detyra e kësaj elitë kap një fushë të gjera që nis nga çlirimi i pengjeve, deri tek kapja e grupeve kriminale”, tha ndër të tjera Çuçi.

Ai nuk harroi edhe ata që kanë humbur jetën në krye të detyrës, ku më i fundit është Ibrahim Basha.

“Nga RENA kanë humbur jetën 5 djem të shkëlqyer. Emrat janë në murrin e kujtesës. I fundit është ai i Ibrahim Bashës që humbi jetën në Lazarat në përballje me trafikantët”, tha ministri.

Çuçi u shpreh se me buxhetin e vitit 2022 janë parashikuar investime për RENEA-n, ndërsa siguroi oficerët e kësaj njësie se do të kenë mbështetjen e qeverisë.

“Kemi parashikuar investime për teknologji moderne, dron inteligjentë, radar për të lehtësuar punën tuaj. Sot RENEA është akomoduar në ambjentet e reja për një njësi elitare. Programet janë hartuar me asistencën e forcave gjermane dhe GSG-9. Trajnimet e përbashëkt kanë rritur kapacitetet profesionale për të përballuar sa më mirë”, tha  situatat në terren”, tha Çuçi.

g.kosovari

Next Post
Nuk është shaka! Mediu propozon rezolutë: Shqipëria të marrë masa për situatën në Bosnje!

Nuk është shaka! Mediu propozon rezolutë: Shqipëria të marrë masa për situatën në Bosnje!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com