• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri Gjiknuri inspekton investimet në ujësjellës/kanalizime tek Gjiri i Lalëzit

by Java News
03/02/2018 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, shoqëruar nga drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve Arben Skënderi inspektuan kantierin e punimeve për ujësjellës/ kanalizimet në Gjirin e Lalëzit dhe fshatrat përreth.

Në këtë zonë po zbatohen dy projekte investimi që sëbashku arrijnë në vlerën e rreth 13 milion eurove ndërsa përfitojnë 30 mijë banorë. Projekti i parë ka të bëjë me ndërtimin e kolektorit kryesor të ujërave të zeza dhe Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Përdorura në zonën turistike. Në këtë investim do ndërtohen kolektori kryesor i kanalizimeve; kolektori me ngritje mekanike; 4 stacione pompimi ashtu sikurse impianti me një kapacitet përpunimi 15000 banorë.

Projekti i dytë ka të bëjë me ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit. Uji do të merret në tubacionin e ujësjellësit që vjen nga Fushe Kuqja me sasi 150 liter/sek. Në këtë investim do ndërtohet linja kryesore e tubacionit; depoja e re e ujit me kapacitet 1500 m3; linja kryesore e shëprndarjes nga depo tek zona e Gjirit të Lalëzit.

“Me përfundimin e këtij impianti i cili do të vihet në funksionim në vitin 2019, e gjithë kjo zonë nuk do të ketë më probleme me trajtimin e ujërave te zeza. Do kemi një zgjidhje me një teknologji të fundit, projekti i bërë është ndër me bashkëkohorët. Realisht i jep një zgjidhje përfundimtare gjithë kësaj zone dhe i shërben gati 30 mijë banorëve të cilët do të lidhen me këtë rrjet. Vepra po shkon shumë mirë, unë pata një bisedë edhe me kontraktorët, gjithçka po shkon sipas planit”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Më tej, ai u ndal tek reforma në sektorin e ujit të pijshëm dhe nevoja për rritjen e performancës së ndërmarrjeve të ujësjellës/kanalizimeve në të gjithë vendin.

“Qeveria shqiptare, në vazhdën edhe të aksionit që ka nisur për një mirëadministrim të sistemit të ujit që është i lidhur me kanalizimet, pikërisht këtë ka qëllim, rritjen e performancës ekonomike. Rritja e arkëtimeve, shëndoshja financiare e gjithë sektorit, në mënyrë që të kemi investime aq të nevojshme duke filluar nga zona që kanë potencial më të madh ekonomik siç janë zonat me përparësi turizmi”, nënvizoi Gjiknuri.

Next Post
Apple shet më pak telefona, por ka përfitime më shumë

Apple shet më pak telefona, por ka përfitime më shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In