• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ministri Gjiknuri dhe ambasadorja gjermane në Portin e Durrësit: Punojmë për zgjidhjen e problemeve të trashëguara!

by Java News
29/05/2018 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I shoqëruar nga Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë Susanne Schütz dhe drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit Afrim Bakaj, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri zhvilloi një vizitë në Terminalin Lindor të mallrave kargo ku ushtron veprimtarinë e saj kompania koncesionare EMS APO.

“Siç e shikoni është duke u përpunuar një nga ngarkesat më të mëdha që kanë ardhur ndonjëherë në Shqipëri të mullinjve me erë. Ata janë duke u instaluar në Kosovë por po përdoret Shqipëria si tranzit dhe Porti i Durrësit i përzgjedhur për shkak të kapaciteteve të tij. Është një arritje shumë e madhe për Portin e Durrësit pasi është edhe një lloj eksperience e fituar nga gjithë operatorët këtu që janë marrë me transportimin e mallrave që kërkojnë një trajtim të veçantë, si nga pikëpamja e shkarkimit por edhe transportimit në destinacion”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Më tej, ai shprehu falënderim për Autoritetin Portual dhe kompaninë duke sqaruar se është duke u biseduar edhe për zgjidhjen e problematikave të trashëguara.

“Jemi duke punuar me kompaninë për të zgjedhur edhe disa probleme të trashëguara. Një hap i parë ka qenë edhe kontributi që ata do të japin për hapjen e një shkolle të Marinës Profesionale që do të njihet në të gjithë botën, pra një trajnim profesional për të çertifikuar marinarë shqiptarë që të kenë mundësi të punojnë jo vetëm në Shqipëri por kudo në botë. Qeveria gjermane gjithnjë ka shprehur interesim për zhvillimin e projekteve infrastrukturore por në veçanti edhe për mbarëvajtjen e bizneseve gjermane në Shqipëri”, nënvizoi ministri Gjiknuri.

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë u shpreh optimiste për ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe mes kompanive gjermane dhe institucioneve shqiptare.

“Mbështes atë çka tha ministri Gjiknuri. Është një shembull shumë i mirë i bashkëpunimit mes një kompanie gjermane stivadore që është vendosur në terminalin lindor EMS APO dhe Shqipërisë. Jam shumë e kënaqur që ky projekt po shkon në një rrugë të mirë dhe besoj se është fillimi për një bashkëpunim edhe më të ngushtë me kompanitë gjermane dhe veçanërisht me EMS këtu në Portin e Durrësit”, theksoi ambasadorja Schütz. /ma.me

Next Post
Ish liderja e serbëve Trajkoviq: Serbët janë më të sigurt në Prishtinë, se në veri të Kosovës

Ish liderja e serbëve Trajkoviq: Serbët janë më të sigurt në Prishtinë, se në veri të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfindustria reagon për çmimin e naftës: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

March 20, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“A do rikandidoni për Sekretar të Përgjithshëm?, Noka: Unë jam punëtor partie, kam një mision

March 20, 2026
SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

March 20, 2026
Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

March 20, 2026
Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

March 20, 2026
Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

March 20, 2026
Takimi i Ramës me ambasadoren në Athinë, mediat: Marrëveshje investimi greko-amerikan në Bilisht

Takimi i Ramës me ambasadoren në Athinë, mediat: Marrëveshje investimi greko-amerikan në Bilisht

March 20, 2026
Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

March 20, 2026
Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

March 20, 2026
“Fitër Bajrami”, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë me një foto të veçantë

“Fitër Bajrami”, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë me një foto të veçantë

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In