• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri gjerman apel Ballkanit Perëndimor për largimin e të rinjve: Merrni masa! Nuk ikin vetëm për mundësitë ekonomike

by Ardit Rada
28/10/2020 19:23
German Foreign minister Heiko Maas gives a joint press conference with  President of Commission Jean Claude Juncker (unseen) after  their bilateral meeting on April 13, 2018 at the EU headquarters in Brussels.   / AFP PHOTO / JOHN THYS

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri Federal i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas ka pohuar se si kryesues të Presidencës së Bashkimit Europian kanë planifikuar mbajtjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave brenda këtij viti si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë, e cila fillimisht duhet të plotësojë disa kushte.

“Ne hapëm dyert për bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kemi në plan që Konferencën e Parë të Anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut ta mbajmë para mbylljes së Presidencës Gjermane. Dhe nëse kushtet do ta lejojnë edhe me Shqipërinë”, deklaroi ministri i Jashtëm i Gjermanisë.

Ndërkaq, Maas u shfaq i indinjuar me trajtimin që shtete e Ballkanit Perëndimor i bëjnë të rinjve, me këto të fundit që kanë zgjedhur emigrimin si alternativë për t’ia dalë.  Ai vuri në dukje se emigracioni nga vendet e Ballkanit Perëndimor është në ADN e njerëzve, prandaj nuk mund të ndalet, por theksoi se përpjekjet duhen bërë për të luftuar korrupsionin, zhvillimin e ekonomisë, diskriminimin dhe shërbimin social.

‘Nuk mund t’i mbyllim sytë ndaj problemeve, që shkakton “rrjedhja e vazhdueshme e trurit” në Ballkanin Perëndimor. Shifrat janë marramendëse: ‘The Economist’ parashikon që popullsia e Bosnjë dhe Hercegovinës në vitin 2050 do të jetë rrudhur me më shumë se një të tretën e saj krahasuar me 1990. Shifrat për Shqipërinë dhe Serbinë janë të ngjashme.  Dhe 71 % e të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor janë duke marrë në konsideratë lëvizjen jashtë vendit, siç tregon një studim i fundit i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Pagat më të mira jashtë vendit janë sigurisht një faktor i fortë tërheqjeje. Por emigracioni nga Ballkani Perëndimor nuk ka të bëjë vetëm me mundësitë ekonomike, siç konstaton një studim i fundit i Fondacionit Friedrich Ebert,” tha mes të tjerash, Maas.

/e.rr
Next Post
“Fuqia në rritje e Shqipërisë në turizmin mjekësor”, Forbes: Sektorët që nuk e njohin krizën

"Fuqia në rritje e Shqipërisë në turizmin mjekësor", Forbes: Sektorët që nuk e njohin krizën

Comments 1

  1. leonardi prifti says:
    5 years ago

    Monotonia dhe korupsioni te shkurton jeten

    Reply

Leave a Reply to leonardi prifti Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kushtet ekstreme të motit në Ukrainë, Trump: Putini ra dakord për një armëpushim njëjavor

Pse Trump po kërkon ndihmë edhe nga Pekini: Sinjalet kontradiktore të udhëheqësit amerikan

March 15, 2026
E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

March 15, 2026
Tronditet Drashovica e Vlorës, shpërthen bombola në një banesë

Tronditet Lezha, tritol automjetit të një agjenti policie

March 15, 2026
Ndodhej në gjendje kritike, ndërron jetë foshnja nga Korça në Tiranë

Ndodhej në gjendje kritike, ndërron jetë foshnja nga Korça në Tiranë

March 15, 2026
Shtyhet “Gërdeci”, kush janë dy dëshmitarët, që refuzuan të flasin para gjykatës

Masakra e Gërdecit, sot 18 vite pa drejtësi: Asnjë i dënuar për vrasje dhe një gjyq pa fund për Mediun

March 15, 2026
Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In