Ministri Çuçi i përgjigjet Metës për akuzat ndaj bujqësisë: Ka zgjedhur të bëjë fushatë me postin!

Cvbcb

Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi i është përgjigjur Ilir Metës i cili pak orë më parë ngriti shqetësimin mbi braktisjen prej 2017 të bujqësisë dhe blegtorisë duke shpopulluar zonat rurale.

Çuçi thotë se Meta po bën fushatë me postin e tij, teksa i kujton se kur ishte zv/kryeministër në qeverinë Berisha vetëm 202 milionë lekë shkonin për blegtorinë.

Po ashtu Çuçi i përmend se deri në 2017 kur ministrinë e kishte LSI numri i përfutiesve zbriti nga 2178 fermerë në 2021 në 844 pas 5 vitesh.

Ndërkohë Çuçi thekson se sot 3754 fermerë përfitojnë nga buxheti i shtetit, dhe në dispozicion janë 727 milionë lekë.

Sipas tij këto fakte refuzon t’i shohë Presidenti i cili është vetë në ‘rënie të lirë’ që po bën udhëheqësin e dëshpëruar të opozitës.

REAGIMI NGA BLEDI ÇUÇI

Kreu i shtetit që ka zgjedhur të bëjë fushatë me postin e Presidentit në shkelje të hapur të Kushtetutës edhe sot kur foli për blegtorinë thotë të pavërteta.❌ Kur ai ishte zëvendës i qeverisë së Saliut në vitin 2012, nga buxheti i shtetit mbështetja për blegtorinë ishte vetëm 202 milionë lekë dhe numri i përfituesve 2178 fermerë.👉 Kur partia e tij la drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë në vitin 2017 numri i përfituesve zbriti frikshëm në vetëm 844 fermerë. 👎 Numri më i madh i përfituesve ka qenë në tri vitet e fundit, duke arritur në 3754 fermerë në vitin 2020 me një buxhet plot 727 milionë lekë.✅ Në këtë vit masa e përfitimit është më e madhja për krerë, krahasuar me vitet e mëparshme.👏 Po kështu, edhe numri i përfituesve dhe fondi i përdorur është më i madhi në gjithë periudhën (2012-2020).✍ Nga Skemat Kombëtare për periudhën 2017-2020 kanë përfituar drejtpërdrejt 13800 fermerë dhe agrobiznese nga masat mbështetëse direkte dhe projekte investimesh me një fond të përdorur prej rreth 3.5 miliardë lekësh. ➡️ Kurrë më parë s’ka pasur një mbështetje të tillë për bujqësinë në tërësi dhe sektorin e blegtorisë. 🐑🐐🐏🐄 Kemi nisur ndërkohë reformimin e Shërbimit Veterinar, i cili mori një goditje fatale në vitet kur partia e Presidentit drejtonte Ministrinë e Bujqësisë.😟 Fermerët do të përfitojnë vaksinim dhe matrikullim falas për kafshët blegtorale dhe do të mbulohet me shërbim i gjithë territori i vendit. 👍Faktet që kreu i shtetit refuzon t’i shikojë, dëshmojnë se në “rënie të lirë” nuk është bujqësia, por vetë Presidenti që ka braktisur rolin kushtetues për të bërë udhëheqësin e dëshpëruar të opozitës pa shpresë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com