• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ministri Bushati zhvillon në Nju Jork disa takime dypalëshe

by Java News
26/09/2015 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri Bushati zhvillon në Nju Jork disa takime dypalëshe

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në Punimet e Sesionit të 70-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Gjatë ditës së parë, Ministri Bushati zhvilloi disa takime dypalëshe me homologët e Katarit, Azerbajxhanit, Irakut dhe Malajzisë.

Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, Dr. Khaled Bin Mohammed Al Attiyah, dy Ministrat u ndalën në marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin në organizmat ndërkombëtare dhe zhvillimet rajonale.  Ministrat Bushati dhe Al Attiyah u shprehën se ecuria e suksesshme e marrëdhënieve politike duhet të avancohet me realizimin e projekteve konkrete të bashkëpunimit ekonomik. Ministri Bushati e falënderoi homologun e Katarit për mbështetjen e deritanishme dhënë ndaj Kosovës dhe inkurajoi që të vijohet kjo mbështetje dhe me kërkesën e Kosovës për t’u pranuar në UNESCO.

Në takimin me homologun e Republikës së Azerbajxhanit, Elmar Mammadyarov, Ministri Bushati vlerësoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shprehu vullnetin e qeverisë shqiptare për intensifikimin e dialogut politik përmes realizimit të vizitave të nivelit të lartë. Palët u ndalën në zgjerimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike, veçanërisht në sektorin e energjetikës dhe perspektivës që është hapur me realizimin e projektit TAP. Ministri Bushati theksoi se ky projekt ofron një shpërndarje më të ekuilibruar të energjisë dhe burimeve të saj në rajon dhe më gjerë. Gjithashtu, ai falënderoi qeverinë azere për mbështetjen e dhënë për TAP-in, si projekti me fizibël dhe me interes për vendin tonë dhe mbarë rajonin e Ballkanit.

Gjatë takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Irakut, Ibrahim Al-Jaafari, Ministri Bushati i shprehu homologut të tij irakian mbështetjen e qeverisë shqiptare për përpjekjet e qeverisë së Kryeministrit Abadi për pajtim kombëtar dhe për reformat e ndërmarra ne vend. Jaafari vlerësoi kontributin e Shqipërisë si pjesëtare aktive e Koalicionit Ndërkombëtar kundër Terrorizmit dhe në këtë kuadër evidentoi nevojën e një bashkëpunimi e koordinimi sa më të mirë të përpjekjeve ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit.

Ne përmbyllje te ditës së parë, Ministri Bushati zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Malajzisë, Dato’ Sri Anifah Aman. Bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe shprehën vullnetin  e tyre për t’i zhvilluar më tej këto marrëdhënie në aspektin politik, me shkëmbimin e vizitave të nivelit të lartë, dhe në aspektin ekonomik në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë. Ministri Bushati u ndal në fushat ku vendi ynë ofron mundësi për investime duke theksuar angazhimin e  qeverisë shqiptarë në krijimin e lehtësirave të nevojshme për investitorët e huaj.

Next Post

Si të dukeni joshëse dhe seksi në sytë e partnerit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In