• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri Bushati takon Përfaqësuesen e Lartë të BE-së Mogherini dhe homologun gjerman Steinmeier

by Aalison Pearse Stevens
23/09/2016 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork në kuadër të Sesionit të 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, zhvilloi një takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë,  Federica Mogherini.

Ministri Bushati dhe Mogherini shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet më të fundit në rajon dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.  Ata gjithashtu u ndalën në arritjet e rëndësishme në vend, veçanërisht përmbushjen e prioriteteve kyçe për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit. Përfaqësuesja e Lartë vlerësoi angazhimet e ndërmarra për përmbylljen e paketës kushtetuese lidhur me reformën në drejtësi, si dëshmi e vullnetit të qëndrueshëm politik për të avancuar në këtë proces.

Ministri Bushati konfirmoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vijuar me reformat shtet-konsoliduese dhe theksoi se në këtë kontekst, miratimi me unanimet i ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi dhe fillimi i procesit të zbatimit të saj përfaqëson një arritje domethënëse në këtë drejtim dhe përbën bazë solide për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit.

Përfaqësuesja e Lartë rikonfirmoi angazhimin dhe mbështetjen e BE-së për këtë reformë jetike për vendin, zbatimi i së cilës është vendimtar edhe për rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Duke u ndalur tek zhvillimet në rajon, u vlerësua roli konstruktiv dhe pro-aktiv i Shqipërisë dhe linjëzimi i saj i plotë me qëndrimet e BE-së në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë.

Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, dy Ministrat çmuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe angazhimin e përbashkët për t’i avancuar më tej ato, në vijim të hapave pozitive të viteve të fundit. Dy Ministrat u ndalën në rëndësinë e avancimit të mëtejshëm të Shqipërisë në agjendën evropiane, zhvillimet më të fundit në rajon, sfidat e sigurisë dhe rrugëtimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Steinmeier vlerësoi rolin e posaçëm që Shqipëria luan në rajon, e në këtë kuadër, dy ministrat evidentuan impaktin pozitiv të Procesit të Berlinit, i cili ka jetësuar një bashkëpunim të përforcuar mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Bushati e njohu kolegun gjerman me zhvillimet më të fundit në vend, vendosmërinë e qeverisë shqiptare për përmbylljen e paketës ligjore të reformës në drejtësi, si një hap kyç për forcimin e shtetit ligjor në vend dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në avancimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Ministri Steinmeier theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për procesin e reformave shtet-konsoliduese që ka ndërmarrë qeveria shqiptare në funksion të rrugëtimit evropian dhe sundimit të ligjit në vend.

ma.me

bsuhati-mogherini-1bushati-steinmeier

Next Post
Misteri i numrit 23, detaje që do t’ju lënë pa fjalë

Misteri i numrit 23, detaje që do t'ju lënë pa fjalë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

Paketa Fiskale/ Ibrahimaj zbulon çfarë ndryshon në 2027, ja sa synon të shkojë pensioni minimal

November 4, 2026
Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

November 4, 2026
Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

November 4, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Lufta diskreditoi konceptin ‘Amerika e para’”, Bimo: Zgjedhjet, referendum ndaj presidencës Trump

November 4, 2026
Udhëzimi i ri i Shëndetësisë, ndryshojnë rregullat për kontrollin mjekësor të lejeve të drejtimit të automjeteve

Udhëzimi i ri i Shëndetësisë, ndryshojnë rregullat për kontrollin mjekësor të lejeve të drejtimit të automjeteve

November 4, 2026
Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In