• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri Bushati: Partitë serioze Europiane nuk impresionohen nga shpifjet e çadrës së mëkatarëve

by Java News
29/03/2017 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka reaguar pas fjalimit që kreu i PD-së, Lulzim Basha, mbajti në takimin e PPE-së, ku shprehu një lumë akuzash në adresë të kryeministrit Rama, por dhe në drejtim të imazhit të vendit. Ministri Bushati, në një postim të tijin në FB shprehet se Basha me gjuhën që përdot po thyen edhe rregullat më elementare të jetës publike, që nuk mund të hedhësh baltë mbi vendin tënd të paktën kur je jashtë shtetit”. Sipas tij, partitë serioze europiane nuk impresionohen aspak nga shpifjet e çadrës së mëkatarëve. “Keqardhje për një parti që veç emrin ka demokratike, por që nuk ka më ambicie të konkurrojë në mënyrë demokratike”, nënvizon Bushati.

Postimi:

Lulzim Basha theu sërish një rregull të pashkruar por elementar të jetës publike: në gjuhë të huaj dhe jashtë shtetit nuk hidhet baltë  për atdheun!

Aq më tepër kur dihet se partitë serioze europiane nuk impresionohen nga shpifjet apo çadrat e mëkatarëve, sepse masin ecurinë reale të reformave përmes raporteve të institucioneve ndërkombëtare. Raporti i fundit i Komisionit Europian, i mbështetur unanimisht nga Vendet Anëtare, i dha Shqipërisë rekomandimin për fillimin e bidesimeve për anëtarësim në BE.

Asnjë fjalë nuk i tha Lulzim Basha Partive Popullore në Maltë për reformën në drejtësi, anipse të gjithë kemi lexuar qëndrimin e bashkërenduar e të qartë të SHBA-ve, BE-së e madje të partive simotra europiane për PD-në: 1. Zbatim të menjëhershëm të ligjit të vettingut; 2. Rikthim në Kuvend; 3. Përmbyllje të reformës zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it.

Ky do të ishte kontributi për një Shqipëri që shkon në mënyrë të sigurt drejt tryezës së bisedimeve për anëtarësim në BE, që do të thotë më shumë siguri, mirëqenie dhe progres për shqiptarët. Keqardhje për një parti që veç emrin ka demokratike, por që nuk ka më ambicie të konkurrojë në mënyrë demokratike.

 

Next Post
Rezoluta e PPE: PD në Parlament, të marrë pjesë në zgjedhje! Basha bojkoton votimin

Rezoluta e PPE: PD në Parlament, të marrë pjesë në zgjedhje! Basha bojkoton votimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Privatësia dhe kufijtë e kontrollit procedural, një boshllëk që projektligji nuk e zgjidh

October 6, 2026
Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Kurti i kërkon votat PDK për Sejdiun: Pa president nuk mund t’i ndihmojmë ish-krerët e UÇK

October 6, 2026
Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

October 6, 2026

Kontrata e parë hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës: ç’fitojmë?

October 6, 2026
Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

October 6, 2026
Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

October 6, 2026
Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

October 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Tetor 2026

October 6, 2026
Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

October 6, 2026
Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com