• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ministri Bushati merr pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të (CEI)

by
15/06/2015 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të Nismës për Evropën Qendrore (CEI), të zhvilluar në Ohër në kuadër të Kryesisë Maqedonase të kësaj nisme.

Në këtë takim morën pjesë Ministra dhe përfaqësues nga 18 vendet anëtare të CEI-t, të cilët shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet e fundit në rajon, në veçanti mbi procesin e Integrimit Evropian, konektivitetin, sigurinë dhe stabilitetin në rajon, si dhe mbi rolin e kësaj nisme, qoftë ai aktual apo në të ardhmen, bazuar në Planin e Veprimit të CEI-t për vitet 2014-2016 si dhe në vazhdimësi.

Në fjalën e tij, Ministri Bushati u shpreh se, “Nisma e Evropës Qendrore do të vazhdojë të mbetet një mjet efiçent në morinë e instrumenteve që kanë për synim konsolidimin e paqes dhe sigurisë në rajon. Integrimi evropian i vendeve jo anëtare të nismës duhet të vazhdojë të mbetet prioritet i kësaj nisme. Siguria e seicilit vend është e ndërvarur nga siguria kolektive e rajonit dhe në këtë kontekst i shërben interesit tonë kolektiv që Maqedonia të adresojë siç duhet krizën aktuale politike. Shqipëria mbetet e vendosur që të mbështesë integrimin euro-atlantik të Maqedonisë, i cili kalon nëpërmjet zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, në frymë dhe në germë, si dhe respektimit të të drejtave të shqiptarëve, si një faktor shtet ndërtues në Maqedoni”. Me tej, Ministri u shpreh se: “Marrëveshja e Ohrit nuk mund të shihet si një formalitet i thjeshte. Ajo përbën një vizion afatgjatë, bazuar në një histori autentike të bashkë ekzistencës paqësore”.

Gjatë qëndrimit në Ohër, Ministri Bushati zhvilloi një takim me Kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, dhe me përfaqësues të shoqërisë civile. Gjatë takimeve u diskutua mbi zhvillimet politike më të fundit në Maqedoni, në vijim të bisedimeve që po zhvillohen me ndërmjetësimin e BE – së, mbi hapat që po ndërmerren për zgjidhjen e krizës politike, nevojën e avancimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe rëndësinë e zhvillimeve në Kumanovë, duke u ndalur tek nevoja për të pasur një hetim transparent e të plotë.

Next Post

ISIS ka urdhëruar sulme terroriste në Prishtinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Eksperti i ekonomisë: Nafta që po shitet në Shqipëri është blerë me çmimin e para luftës

March 11, 2026
Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

March 11, 2026
Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

March 11, 2026
Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

March 11, 2026
Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

March 11, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

March 11, 2026
Sot mblidhet qeveria, takimi i parë i kabinetit pas pushimeve

Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

March 11, 2026
Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

March 11, 2026
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

March 11, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

“Berisha do sejmenë në parti”, Bejko: Tensionet e brendshme në PD janë të larta!

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In