• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrat teknikë duhet të largohen nga qeveria për të mirën e PD-së

by A R
04/08/2017 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja

Qëllimi dhe misioni i ministrave teknik u mbyll me zgjedhjet e 25 qershorit. Bën çka mundën të bënin nga ajo që iu ngarkua dhe iu kërkua. Mendoj se realizuan më të mirën e mundshme në një situatë dhe moment, ku, siç dukej, gjithçka që të bënin ata ishte e kotë dhe e pa vlerë, sepse masat “operacionale” që rezultati i qershorit të dilte ashtu edhe siç doli në të vërtetë ishin marrë kohë më parë.

Qëndimi i tyre pas zgjedhjeve është absurd, i pamotivuar dhe i paarsyetuar. Çfarëdolloj raporti që të përgatisin ata, kushdo e kupton se një raport i përmbledhur për punën e tyre dhe për atë që ndodhi, sipas tyre, në zgjedhjet e 25 qershorit, është lehtësisht i realizueshëm dhe sigurisht që nuk kërkon kaq shumë kohë.

Nuk dua të flas juridikisht, ngase nuk e kam kompetencën për një gjë të tillë, edhe pse, me ç’kam lexuar, ata janë në të drejtën e tyre ligjore deri në krijimin e qeverisë së re, ndërsa politikisht dhe moralisht ata vet duhet të ishin larguar nga qeveria.

Përndryshe, PD-ja, edhe pas një situate aspak të favorshme për të nga rezultati zgjedhor i 25 qershorit, do të marrë kosto, të cilat jo vetëm që nuk i takojnë, por as nuk i meriton.

PD-ja e ka shpallur qartë se me këtë mazhorancë është në opozitë. Ajo është forca e parë dhe më e madhe opozitare, ndaj, në këtë kuptim, ajo duhet të marrë përgjegjësitë dhe duhet të fillojë aksionin e saj opozitar.

Çdo moment që teknicienët e PD-së kalojnë në qeverisje, pas zgjedhjeve të 25 qershorit, është kosto për demokratët dhe opozitën në vend.

Ministrat teknik të PD-së pas zgjedhjeve të qershorit e kanë të pajustifikuar dhe të pamotivuar çdolloj vendimi në dikasteret e tyre. Atyre nuk u takon as të rrisin tarifat përmbarimore, as të merren me tendera, edhe pse mund të jenë të nevojshme për dikasteret që mbulojnë, as të futen në konflikt me veprime dhe urdhëra të shefit të mazhorancës, njëkohësisht Kryeministër i vendit, pavarësisht vërtetësisë ose problematikës që mund të kenë këto urdhëra, ngase shefi i qeverisë duhet e do ta mbajë vet përgjegjësinë për gjithçka bën e gjithçka thotë.

Ministrat teknik nuk mund të jenë opozitë brenda mazhorancës. Ata mund ta bëjnë opozitën dhe ta kundërshtojnë qeverinë nga pozitat e opozitës, përndryshe edhe vendimet e tyre do të kritikohen, do të shihen me dyshim dhe do t’i japin kosto opozitës dhe aksionit të saj opozitar, ashtu siç edhe mund të ketë ndodhur me rastin e rritjes së tarifave përmbarimore, përderisa edhe veprimi konkret nuk u shpjegua dhe nuk u arsyetua publikisht nga dikasteri përkatës, edhe pas kritikave dhe shqetësimeve që kanë ngritur grupet e interesit për këtë vendim.

Ajo që duhet të na interesojë nuk është fati i disa individëve, të cilët deri kur vajtën në ato pozicione e dinin që do të ishin të përkohshëm. Ata duhen falënderuar për punën dhe kontributin e tyre të kësaj periudhe, ndërsa opozita dhe PD-ja është shumë më e madhe. Ajo duhet të fillojë opozitën e menjëhershme ndaj mazhorancës së dal nga zgjedhjet e 25 qershorit. Opozita duhet të jetë konstruktive, të vendos interesin publik mbi gjithçka, të mos bëj asnjë kompromis në këtë drejtim dhe, mbi të gjitha, të jetë realiste e në harmoni të plotë të shqetësimit të ngritur me aksionin konkret në terren.

Next Post
A e njihni Liberlandën? Është shteti më i ri i vetëshpallur në Ballkan

A e njihni Liberlandën? Është shteti më i ri i vetëshpallur në Ballkan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Kërcënimi i Vuçiç me devijimin e Ibrit, reagon Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si mjet presioni dhe ndëshkimi

August 10, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin e Rubios: Një vend që s’prodhon ilaçe dhe s’kontrollon emigracionin, s’mund të mbrojë popullin e tij

August 10, 2026
Kërkesa e Belerit për ngritjen e gjimnazit në gjuhën greke, ja si përgjigjet Vangjel Tavo

Ndërtimi pa leje në Porto Palermo, shkrihet IMT. Tavo: Kontrollin e territorit do e marrë IKMT-ja

August 10, 2026
Zbardhet atentati ndaj Ardian Çapjas, urdhri u dha nga Suel Çela! Kush është snajperisti që tentoi ta eliminojë

Donte të merrte pjesë në varrimin e të ëmës, ‘Burgjet’ refuzojnë kërkesën e Çapjas! Policia nuk garanton dot sigurinë

August 10, 2026
Sherri në burgun e Ferit, kjo është thika e improvizuar që u përdor nga të burgosurit

Sherri në burgun e Ferit, kjo është thika e improvizuar që u përdor nga të burgosurit

August 10, 2026
Analiza/ Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?

Analiza/ Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?

August 10, 2026
Merr fund beteja me flakët, nuk ka më vatra aktive zjarri në Drënie dhe Vlosh

Merr fund beteja me flakët, nuk ka më vatra aktive zjarri në Drënie dhe Vlosh

August 10, 2026
Sarandë, tregtarët të kënaqur: Kemi pasur shitje të produkteve

“Inflacioni në korrik 3,4%”, INSTAT: Barra më e madhe në xhepat e qytetarëve vjen nga ushqimet dhe transporti

August 10, 2026
Fundjavë e nxehtë me temperatura të larta! Si pritet të jetë moti për këtë të shtunë

Javë me temperatura ekstreme! E mërkura dita më e nxehtë, termometri ngjitet në 42 gradë celsius

August 10, 2026
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Kapitujt 16 dhe 29 / Gati 20 projektligje dhe 50 sisteme transmetimi të dhënash

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com