• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A e njihni Liberlandën? Është shteti më i ri i vetëshpallur në Ballkan

by Java News
04/08/2017 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Liberlanda, një territor i papretenduar nga asnjë shtet mes Serbisë dhe Kroacisë, është e vendosur ta çojë rastin e vet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë së OKB ndërsa pretendon se ka 90 zyra në të gjithë botën.

I vetshpalluri shtet i Liberlandës, themeluar në 7 kilometra katrorë tokë midis Serbisë dhe Kroacisë, është i vendosur të luftojë për njohje në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ICJ, në Hagë. Ndërkohë, Liberlanda po përgatitet gjithashtu të hapë një zyrë në Beograd, tha për BIRN themeluesi dhe presidenti i tij Vit Jedlicka.

Jedlicka tha se Liberlanda është më e madhe se Islanda apo Malta përsa i përket numrit të njerëzve që kanë kërkuar shtetësi. Ai tha se rreth 470,000 njerëz pretendojnë se i përkasin atij vendi edhe pse nuk banojnë aty.

“Ne kemi aplikime të reja çdo minutë ose çdo tre minuta. Është e mrekullueshme. Jemi disa qindra qytetarë larg nga shifra 470,000”, tha ai.

“Kemi rreth 90 zyra në të gjithë botën dhe shumë prej tyre po formalizohen si ajo në Serbi”, tha ai, duke shtuar se zyra e Liberlandës në Beograd do të hapet zyrtarisht në shtator.

Republika e Lirë e Liberlandës u themelua në prill të vitit 2015 në një territor të papretenduar në bregun perëndimor të lumit Danub pas një mosmarrëveshjeje kufitare ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë.

Ndërsa Kroacia, Serbia dhe shtetet e tjera nuk bënë ndonjë kërkesë për tokën, për këtë arsye ajo u kthye në tokën e askujt, derisa Jedlicka e shfrytëzoi mundësinë dhe “formoi” shtetin e ri.

Kufiri u përcaktua në mënyrë që të mos ndërhynte në territorin e Kroacisë apo Serbisë. Jedlicka madje u arrestua nga policia kufitare kroate në maj 2015, ndërkohë që po përpiqej të shkonte në Liberlandë.

BBC raportoi në nëntor 2016 se Jedlick u ndalua të hynte në Liberland nga 2015. Ministria e Jashtme Kroate tha se që kur Liberlanda u krijua në 2016, ka qenë nën vëzhgim të policisë kroate sepse është në territor delikat.

Jedlicka tha se nuk ka pasur probleme me autoritetet kroate që nga incidenti dhe shtoi se qeveria e Liberlandit po kërkon të hapë dialog me Kroacinë. Megjithatë, i vetshpalluri “komb” duket se ka mbështetje më të fortë, edhe pse të heshtur, nga Serbia, e cila tha në vitin 2015 se Liberlanda nuk është territor serb, por nuk do të krijohen probleme për përfaqësuesit e saj.

“Njerëzit mund ta vizitojnë Liberlandës lehtësisht tani. Mënyra më e mirë për të ardhur është përmes ujit. Njerëzit po e vizitojnë gjithnjë e më shumë tani që nuk ka ndërhyrje të policisë kroate, gjë që është shenjë shumë e mirë që marrëdhëniet tona të ndërsjella janë në rregull”, tha Jedlicka duke shtuar se Liberlanda do të pajisjet me një varkë të pestë të enjten, përmes të cilës njerëzit mund të vizitojnë vendin.

Jedlicka tha se Liberlanda do ta çojë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, me ndihmën e një avokati nga Beogradi, i cili ka pranuar ta mbështesë atë falas.

“Pres njohje nga institucionet ndërkombëtare, komuniteti botëror dhe një hap ky për njohje të plotë”, tha ai, duke shtuar se shteti i vetëshpallur po mbështet aktivitetet vendase, siç është gatim tradicional duke marrë pjesë në organizime që do të përfshinë edhe Liberlandin këtë fundjavë.

Jedlicka tha se prioriteti i tij aktualisht është lobimi për njohjen de iure të Liberlandit.

“Jemi duke formuar – dhe mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme që po ndodh këtë vit – mbështetje e fuqishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan, gjë që unë mendoj se është një nga çelësat e suksesit. Do të bëjmë të njëjtën gjë edhe në Parlamentin e BE-së,” tha Jedlicka, duke shtuar se qeveria e Liberlandit po punon me kongresmenë individual dhe senatorë për të inkurajuar mbështetjen.

“Kemi pasur shumë sukses tashmë. Njerëz jo vetëm nga Partia Republikane, por edhe disa demokratë [e mbështesin Liberlandin]. Kemi arritur të kemi 20 kongresmen amerikanë në listën e përkrahësve… gjë që është një mënyrë e mirë për të fituar njohjen e Liberlandit nga SHBA-ja”.

Jedlicka shtoi se Liberland ka mbështetës të nivelit të lartë në Kroaci dhe Serbi.

Meqenëse Serbia dhe Kroacia nuk kanë qenë në gjendje të bëjnë asnjë përparim pas më shumë se një dekade mosmarrëveshjeje kufitare, Jedlicka beson se Liberlandi mund të ishte ndërmjetësues i mirë mes dy vendeve dhe do të sillte dobi për të gjithë rajonin.

Sipas faqes së internetit të Liberland, ai është i treti “shtet sovran” më i vogël në botë pas Vatikanit dhe Monakos, me moton “të jetojmë dhe të lëmë të jetojnë”, sepse ky shtet krenohet me lirinë individuale dhe ekonomike të popullit të vet. Kjo është e garantuar nga kushtetuta, që në mënyrë të konsiderueshme kufizon fuqinë e politikanëve që ata të mos ndërhyjnë në liritë e popullit.

“Politika e qeverisë së Liberlandit bazohet në lirinë e ideve,” shtoi Jedlicka.

Ai vuri në dukje se Liberlandi ka tashmë ekipe sportive, të cilat konkurrojnë në nivel ndërkombëtar.

“Dhe Miss Liberlandi u rendit e katërta në konkursin e bukurisë Miss Liria e Botës,” tha Jedlicka, duke shtuar se birra Liberland, e cila fitoi vendin e dytë në Festivalin e Birrës në qytetin verior serb të Novi Sadit, do të jetë së shpejti në tregun serb./BIRN

Next Post
VIDEO/ Upsss…modelja super seksi rrëzohet nga shkallët

VIDEO/ Upsss...modelja super seksi rrëzohet nga shkallët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In