• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ministrat e Brendshëm të BE-së: Do të përshpejtohet zbatimi i strategjisë anti-terror

by Aalison Pearse Stevens
25/03/2016 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ditë pas atentateve terroriste në aeroportin Zaventem dhe metronë e Brukselit (22.03), ku si pasojë mbetën më shumë se 30 viktima dhe u plagosën qindra vetë, u konsultuan në një takim të posaçëm në kryeqytetin belg ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë. Për ministrin e Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, ministrat europianë duan të tregojnë në këto momente se janë pranë Brukselit, por edhe “të marrin masa”. Ministrja e Brendshme austriake, Johanna Mikl-Leitner shikoi në takimin e Brukselit “një sinjal të fortë, se të 28 shtetet anëtare janë të bashkuar në luftë kundër terrorizmit”, ndërkohë që ministrja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Theresa May u shpreh se “mesazhi ynë është i qartë. Terroristët nuk do të fitojnë.”

Deklaratë e përbashkët e ministrave të BE-së në Bruksel

Ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të BE-së duan të forcojnë veprimet e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit. Në takim u ra dakord që hapat në luftën kundër terrorit të bëhen “me shpejtësi më të madhe dhe me seriozitet më të madh”, siç u shpreh pas takimit ministri i Brendshëm gjerman, de Maiziere.

Në një deklaratë të përbashkët të ministrave kërkohet që shtetet anëtare të BE-së të përmirësojnë po ashtu shkëmbimin e informacionit për të dyshuarit si terroristë. Parlamentit Europian i kërkohet që të miratojë sa më shpejt të jetë e mundur regjistrin europian të të dhënave të pasagjerëve. Në javët e ardhshme do të duhet të përpunohet një propozim, sipas të cilit do të ndërlidhen më mirë të database-t aktuale për udhëtimet, migracionin dhe sigurinë.

De Maziere u shpreh kundër ndryshimit të rrënjësishëm të strukturave të bashkëpunimit në fushën e sigurisë në Europë. “Kemi nevojë për përqëndrim në luftën kunër terrorit dhe jo përqëndrim tek çështjet strukturore”, tha ministri i Brendshëm gjerman. Një platformë europiane e shërbimeve sekrete kërkon “një punë kolosale koordinimi”, mes 28 vendeve anëtare, tha ai.

min

BE: Pa besim tek njëri-tjetri?

Aktualisht bashkëpunimi mes autoriteteve të sigurisë dhe shërbimeve sekrete të vendeve europiane paraqitet me defekte serioze. Vetëm 5 vende ofrojnë 90% të informacionit në qendrën kundër terrorit në Europol. “Gjendja është përmirësuar, por ka ende shumë për të bërë”, tha një diplomate e BE-së. Prandaj Europa duhet të kalojë nga “fjalët tek veprat” kërkoi në takimin e ministrave të Brendshëm në Bruksel eurokomisioneri për çështjet e Brendshme, Dimitris Avramopoulos. “Ka ardhur koha që të vëmë në jetë të gjitha ato, për të cilat kemi rënë dakord”, tha Avramopoulos.

Çështja e sigurisë për shtetet anëtare të BE-së është kompetencë kombëtare. Kësaj i shtohen edhe burokracitë mes institucioneve të vendeve të ndryshme. Por ekziston edhe një lloj dyshimi nëse “informacionet janë të sigurta në duart e miqve të mi”, është shprehur mbi këtë çështje edhe zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Frans Timmerman.

Që në fund të janarit Europol ka paralajmëruar se IS-i ka përgatitur komando në Siri dhe Irak për të kryer atentate në Europë me qëllim “viktima në masë në popullsinë civile”. Puna e qendrës europiane kundër terrorit (European Counter Terrorism Centre (ECTC) varet tërësisht nga gatishmëria për bashkëpunim e shteteve anëtare edhe për të ofruar informacione. Ndërkohë në Bruksel ministri i Punëve të Brendshme të Çekisë, Milan Chovanec ka bërë lidhje mes atentateve të Brukselit dhe fluksit të refugjatëve. “Kush ka menduar se ndër 1 milionë njerëzit që kanë ardhur në Europë gjen vetëm engjëj, dhe se nuk ka pasur terroristë apo kriminelë, ka qenë naiv”, tha ministri socialdemokrat për agjencinë CTK.

Next Post

Provokimet e Blac Chyna-s nuk kanë të mbaruar (Foto +16)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In