• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ministeriali i Ballkanit Perendimor mbi Reformat në Administratën Publike në Shkup: KPP institucioni i vetëm shqiptar që vlerësohet me çmimin special për besimin në administratën publike

by A R
15/09/2022 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Maqedoninë e Veriut po mbahet “Ministeriali i Ballkanit Perendimor mbi Reformat në Administratën Publike”.

Në këtë takim u ndanë dhe disa çmime për performancën e institucione publike për disa nga vendet e rajonit, përfshirë dhe Shqipërinë.

Institucioni i vetëm që u vlersua nga Shqipëria me çmimin “Njohje speciale për besimin në administratën publike. Për sistemin e E-Ankesave” është Komisioni i Prokurimit Publik (KPP).

Në një prononcim pas marrjes së çmimit Kryetari i KPP-së, Jonaid Myzyri në emër të Komisionit të Prokurimit Publik shprehu mirënjohjen për RESPA dhe SIGMA-OECD për mundësinë e ofruar për t’u mbledhur dhe për të promovuar praktikat më të mira në Ballkanin Perëndimor.

“Kjo do të thotë shumë për ne, është një inkurajim për të ecur më tej në rrugën e reformave, të cilat zakonisht nuk janë një detyrë e lehtë.

Është më se e nevojshme të jemi bashkë dhe të hapur, të ndajmë praktika dhe të mësojmë nga njëri – tjetri sepse nuk ndajmë vetëm të njëjtat sfida, por ndajmë të njëjtin synim, integrimin në BE.
Digjitalizimi si Strategji kundër Korrupsionit thekson se digjitalizimi mund të ndryshojë rastet e korrupsionit duke reduktuar arbitraritetin, duke rritur transparencën dhe duke mundësuar llogaridhënien, si dhe duke ҫmaterializuar shërbimet dhe limituar ndërveprimet njerëzore. Duke vënë në plan të parë qytetarët, biznesin, palët e interesuara, të gjithë mund të kontribuojnë në rritjen e besimit në administratën publike.

Ky ҫmim shkon jo vetëm për ekipin tonë të palodhur, por edhe për ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Së fundmi, por jo për nga rëndësia, dua të shpreh mirënjohjen time për Kuvendin e Shqipërisë dhe qeverinë shqiptare, që i besuan vizionit tonë, dhe mbështetën ҫdo hap. Dëgjimi i zërit të një institucioni të vogël, por më një rol të rëndësishëm në zinxhirin e prokurimit ishte vendimtar për suksesin e këtij projekti. Shumë faleminderit, për një ngjarje kaq mbresëlënëse”, deklaroi Myzyri.

E pranishme në këtë samit ishte dhe Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi e cila e vuri theksin tek reformat e ndërmarra nga ana e qeverisl në fushën e Dixhitalizimit të shërbimeve.

Disa muaj më parë Komisioni i Prokurimit Publik prezantoi Sistemin e parë elektronik të ankesave në Shqipëri. Përmes këtij sistemi të gjithë ankesat për procedurat e Prokurimit Publik, Prokurimit Publik për Rindërtim, Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat, Ankandeve Publike dhe Garave Konkuruese për Leje Minerare do të dorëzohen në formë elektronike përmes platformës unike qeveritare E-Albania.

Next Post
Tiranë/ Nxënësja shkon me thikë dhe çelës anglez në shkollë

Divjakë/ 38-vjeçarja sulmon me thikë vëllain, si ndodhi konflikti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuzat për fyerje dhe shpifje nga Adriatik Lapaj, Gjykata e Apelit i jep të drejtë Agron Shehajt

Akuzat për fyerje dhe shpifje nga Adriatik Lapaj, Gjykata e Apelit i jep të drejtë Agron Shehajt

October 1, 2026
Kalifornia ndalon zyrtarisht martesat e fëmijëve

Kalifornia ndalon zyrtarisht martesat e fëmijëve

October 1, 2026
Kos: Hapja e grupkapitujve është sukses, por mbyllja është çmimi i vërtetë

Integrim i pjesshëm në BE para anëtarësimit të plotë! Marta Kos vlerëson ecurinë e Shqipërisë: Jam optimiste, do jetë vjeshta e zgjerimit!

October 1, 2026
“Ka edhe nga bota e politikës në faqet pornografike”- Trondit ekspertja e IT-së: Identifikova dhe personazhe të tjerë shqiptarë! Hakerim i centralizuar, faqe ruse

“Ka edhe nga bota e politikës në faqet pornografike”- Trondit ekspertja e IT-së: Identifikova dhe personazhe të tjerë shqiptarë! Hakerim i centralizuar, faqe ruse

October 1, 2026
Qytete të tëra të kthyera në rrënoja dhe mbi 74 mijë të vrarë! Google Maps zbulon përmasat e shkatërrimit dhe tmerrit në Gaza

Qytete të tëra të kthyera në rrënoja dhe mbi 74 mijë të vrarë! Google Maps zbulon përmasat e shkatërrimit dhe tmerrit në Gaza

October 1, 2026
Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit për një Evropë më të qëndrueshme! Jo favor, por meritë

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit për një Evropë më të qëndrueshme! Jo favor, por meritë

October 1, 2026
Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Investimet në QSUT janë kryer në tërësinë e tyre!

Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Investimet në QSUT janë kryer në tërësinë e tyre!

October 1, 2026
Rikthehen kontrollet në pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

Rikthehen kontrollet në pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

October 1, 2026
Tha se “Sistemi funksionon”, Opozita sulmon presidenten e KE, Von Der Leyen! Bardhi: Zhgënjim i afërt për të! Korreshi: Ata që i bënë relacionin, të dehur

Tha se “Sistemi funksionon”, Opozita sulmon presidenten e KE, Von Der Leyen! Bardhi: Zhgënjim i afërt për të! Korreshi: Ata që i bënë relacionin, të dehur

October 1, 2026
Zona e “Tajvanit” te ish-Parku Rinia do të ndryshojë përsëri, Rama: Agresioni ndaj nesh, xhelozi! Ja pse duhen arkitektët e huaj

Zona e “Tajvanit” te ish-Parku Rinia do të ndryshojë përsëri, Rama: Agresioni ndaj nesh, xhelozi! Ja pse duhen arkitektët e huaj

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com