• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mimoza Hafizi: Parti e re? Duhet forcë kolosale, gati të angazhohem

by Java News
21/04/2016 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Unë e di që është një forcë kolosale, e di që nuk është e kollajshme në kontekstin shqiptar, unë për vete do të isha gati të angazhohesha”

Deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi, ka zbardhur në Ora News bisedën e zhvilluar me përfaqësues të partive të majta evropiane. Ajo theksoi se takimi ishte bërë me kërkesë të tyre të posaçme, përpara se të mbërrinin në Shqipëri dhe në fund, siç theksoi Hafizi, mesazhi ishte i qartë prej tyre: Mos u ndalni!

“Ka një javë që na është kërkuar ky takim. Është propozuar nga ana e delegacionit. Në dijeninë time kanë pasur një vizitë njëditore dhe kishin parashikuar një takim me atë grupim brenda Partisë Socialiste. Ne na vlerësuan si një grup që po mbajmë gjallë debatin brenda Partisë Socialiste dhe partive politike në Shqipëri. Ky ishte një delegacion i një forumi të rëndësishëm të partive të majta”, theksoi ajo.

“U vlerësua fakti që ka një debat të hapur. Unë isha përfaqësuesja. Bëra një shpjegim të gjithçkaje ka ndodhur, duke shpjeguar se jemi përpjekur të respektojmë normat dhe cili ka qenë qëndrimi i atyre përballë nesh. U kërkova që të bëjnë presion brenda kupolës së Partisë Socialiste për këtë kërkesë të thjeshtë.

Nga ana e delegacionit, pati pyetje. Ata me siguri janë të informuar dhe janë të çuditur se si mund të ndodhin brenda një partie evropiane praktika të tilla, gjë që u shpreh qartas gjatë takimit. Në fund të takimit, ishte ajo shprehja që më gëzoi shumë: Mos hiqni dorë nga kjo betejë!”, shtoi ajo.

Gjatë intervistës në edicionin e lajmeve, Hafizi deklaroi se është e gatshme të angazhohet në një parti të re, nëse do të kishte, por shtoi se kjo është paksa e vështirë në kushtet aktuale.

***

A i druheni faktit se mund të keni një përjashtim eventual?

Për t’u druajtur, s’i druhem fare, sepse nuk e kam kushtëzuar qëndrimin në Partinë Socialiste me asnjë shkelje të lirisë personale dhe as shkeljes së normave themelore të bashkëjetesës, shkeljen e dinjitetit as timin as të dikujt tjetër. Këtu nuk ka fare droje! Do të më kishte gëzuar fakti nëse gjithë kjo betejë të kishte një impakt brenda Partisë Socialiste, të kishim një shpresë që kjo parti të ishte e socialistëve dhe jo një parti personale e një njeriu ose një grupi njerëzish.

Mendoni se ka një impakt?

Deri më tani shenjat janë negative. Sa më shumë e kemi rritur presionin, aq më tepër arrogancë kemi ndeshur nga ana tjetër. Situata nuk është aq optimiste.

Të shtunën zhvillohet mbledhja e Asamblesë për strukturat e saj…

Unë do të kisha dashur të dija rendin e ditës së Asamblesë, siç na është dhënë gjithmonë. Unë dua të di nëse ka vetëm zgjedhje, apo edhe debat. Të parashtrojmë disa kërkesa, apo do të shkojmë thjesht për të votuar. Kur duam ta dimë rendin e ditës? Në momentin e fundit?

A ka shpresë në Partinë Socialiste apo mos po synohet një parti e re e majtë, e formuar nga elementë me shumë zë në Partinë Socialiste?

Këtë nuk mund ta parashikoj dhe nuk mund ta nis me paragjykime. Ne këtë periudhë 4-mujore e kemi shpenzuar me bazën për të marrë opinionin e tyre.

Nëse qytetarët do ta kërkojnë një forcë të re politike?

Unë e di që është një forcë kolosale, e di që nuk është e kollajshme në kontekstin shqiptar, unë për vete do të isha gati të angazhohesha.

Next Post

"Kemi 3 fëmijë dhe kemi patur probleme në lidhje, por nuk e kam vrarë unë gruan time"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

March 18, 2026
Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë!  Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë! Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

March 18, 2026
Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

March 18, 2026
Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

March 18, 2026
Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

March 18, 2026
Zogaj: Saliu kërkon të motivojë disa njerëz, drejtuesit e opozitës kanë interesa ndryshe nga qytetarët

Zogaj: Pa largimin e Berishës nuk ka garë në PD, partia mund të rikthehet vetëm me lider të ri

March 18, 2026
Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

March 18, 2026
Energjia, nga Moglica tek linja me Kosovën: 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

Energjia, nga Moglica tek linja me Kosovën: 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

March 18, 2026
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

Kandidimi i Kokalarit, Alimehmeti: Nuk është befasi, por një komision do t’i filtrojë figurat

March 18, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli: “Neni Basha” nuk vlen për Berishën, dy partitë e mëdha vuajnë nga një simetri dëshpëruese

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In