• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mimoza Hafizi: Moskoordinim i institucioneve prek maturantët, ankohuni për lëndët me zgjedhje

by Java News
07/09/2016 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një reagim në rrjetet sociale deputetja Mimoza Hafizi ka bërë përgjegjës institucionet që zvarrisin punën për përcaktimin e degës për studim për maturantët. Hafizi i bën përgjegjës institucionet edhe për mungesë informacioni dhe zvarritje procedurash, ndërsa i bën thirrje të rinjve të jenë të kujdesshsëm për tu ankuar për dy çështje që ajo vetë ka pikasur si problematike në përcaktimin e pikëve.

“Kam ndjekur me shqetësim e dhimbje situatën e krijuar me maturantët e të gjithë vendit, të cilët janë alarmuar bashkë me familjet e tyre për fatin e vazhdimit të shkollës së lartë. Me kalimin e ditëve do të jetë shumë më e qartë për ta dhe për ne, sesi terri informativ, procedura e gjatë e zvarritëse, e palejueshme në epokën e sotme dixhitale, moskoordinimi mes institucioneve, ministrisë, universiteteve dhe shkollave të mesme, kanë prekur procesin jetik të përcaktimit të degës së studimit dhe të ardhmes së 18 vjeçarëve. Por e shkruaj këtë status nisur nga një informacion që më ka ardhur lidhur me procesin e vlerësimit, desha t’ia kaloj të rinjve që të jenë të kujdesshëm në këto ditë, kur po përgatisin ankimimet”, shprehet Hafizi.

Lidhur me lëndët mësimore në shkolla të ndryshme, Hafizi nënvion se ka lëndë me emërtime të ndryshme dhe mund të humbin pikët për këtë arsye, ndaj dhe maturantët duhet të jenë të vëmendshëm për të bërë ankimin në kohën e duhur nëse një gjë e tillë ka ndodhur me ta.

“Së pari, jam sinjalizuar se ka lëndë të cilat emërtohen ndryshe në shkolla të ndryshme. Psh, lënda Informatikë quhet TIK, ose Gjuhë Programimi, ose Informatikë-Tik; lënda Matematikë e Avancuar quhet dhe Matematikë e Thelluar; ose ka Filozofi por ka dhe Teori Filozofie. Mund të ketë dhe raste lëndësh të tjera, prandaj desha t’ju tërheq vëmendjen të jeni të kujdesshëm kur të kontrolloni pikët e lëndëve me zgjedhje. Nëse ndodh që pikët tuaja janë zero në një shtyllë vetëm për arsye të emërtimit, ankohuni”, shprehet deputetja Hafizi.

“Së dyti, ka lëndë me zgjedhje të cilat prej vitesh nuk zhvillohen në disa shkolla. Këto lëndë ndodh që janë vënë në listën e pikëzimit dhe numri i pikëve që një maturant merr prej tyre varion mes 50 dhe 100. A ka faj maturanti kur nuk e ka atë lëndë? A duhet që një lëndë tjetër ta zëvendësojë tek lista e vlerësimit? Kjo mendoj se duhet të jetë një nga çështjet e ankimimit gjithashtu. Ju uroj suksese! Do jem po aq e vëmëndshme dhe e shqetësuar sa dhe ju!”, shprehet Mimoza Hafizi.

ma.me

Next Post
Meta takon ambasadorin e ri të Anglisë: Reforma në Drejtësi, kyçe për forcimin e ligjit në vend

Meta takon ambasadorin e ri të Anglisë: Reforma në Drejtësi, kyçe për forcimin e ligjit në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

October 1, 2026
Situatë kaotike nga protestat studentore në Francë: Mbi 440 të arrestuar dhe 76 të plagosur nga traziat

Situatë kaotike nga protestat studentore në Francë: Mbi 440 të arrestuar dhe 76 të plagosur nga traziat

October 1, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Kodi Penal duhet të ndryshojë nenin që ka krijuar Republikën e Prokurorëve

October 1, 2026
Putin paralajmëron Evropën kundër dërgimit të trupave në Ukrainë: Kjo do të thotë luftë me Rusinë -

Putin: Rusia nuk do sulmojë askënd, por do të përgjigjet ndaj çdo përshkallëzimi

October 1, 2026
“Publikimi i videove intime i qëllimshëm”, avokatja:  Sa vite rrezikojnë përgjegjësit?

“Publikimi i videove intime i qëllimshëm”, avokatja: Sa vite rrezikojnë përgjegjësit?

October 1, 2026
Zjarr në një kompleks kimik në Rusi, shtatë të vdekur -

Zjarr i madh në Lezhë! Flakët rrezikojnë banesat në Manati dhe Barbullojë, era e fortë vështirëson ndërhyrjen

October 1, 2026
Britma, gjak dhe panik në kabinë! Çfarë ndodhi në avionin me 174 pasagjerë

Britma, gjak dhe panik në kabinë! Çfarë ndodhi në avionin me 174 pasagjerë

October 1, 2026
Alarm në Helsinki, Finlanda heton serinë e thyerjeve në shtëpitë e deputetëve, nuk përjashtohet pista e huaj

Alarm në Helsinki, Finlanda heton serinë e thyerjeve në shtëpitë e deputetëve, nuk përjashtohet pista e huaj

October 1, 2026
Von der Leyen do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor muajin e ardhshëm, s’ka konfirmim për Serbinë -

Von der Leyen nga Prishtina: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, por historia e Kosovës nuk rishkruhet

October 1, 2026
“Gjykata që dënoi Thaçin do dënonte dhe George Washingtonin”

“Millosheviçi mendje gjenocidale”, Clark: Thaçi patriot, u kthye në Kosovë në kohë krize

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com