• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mimoza Hafizi: E kam mbyllur me Partinë Socialiste

by A R
03/05/2016 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mimoza Hafizi, edhe pse është pjesë e grupit parlamentar socialist, duket se i lënë njëherë e mirë strukturat e kësaj partie. Largimi në një udhë tjetër është i pashmangshëm, sidoqoftë, Hafizi, ndjehet më socialiste se shumë deputetë të ulur majtas në sallën e Kuvendit.

Nuk e fsheh më projektin e ri politik të sajin dhe Blushit, por ende kjo Lëvizje nuk ka marrë formën e partisë. Ajo përshkruan një forcë politike ndryshe nga partitë e tjera në “treg”, ndaj dhe mbështetësit duhet të jenë ndryshe: idealistë dhe të pakomprimistë, jo në gjueti mundësish, por në gjueti besimi e meritash. Sa do t’ia dalë Hafizi dhe të tjerët të mbajnë këtë kryq të rëndë moral dhe politik, por edhe për shumë dilema të tjera ajo është përgjigjur në “Shih Programin” në TVSH.

Enkel Demi – Në pikëpamjen filozofike dhe ideologjike a është e majta në pushtet?

Mimoza Hafizi – Jo nuk është në pushtet në pikëpamjen ideologjike. Në 2013 ne e morëm pushtetin me një hendek shumë të madh mes të pasurve dhe te varfërve. A është ulur kjo diferencë? Jo. Në arsim nuk ka lëvizur asnjë presje dhjetore GDP për arsimin, në shëndetësi janë disa koncesione dhe përtej diskutimeve për klientelizëm, këto akte po cënojnë shërbimin publik të shëndetit, paratë po ikin në një drejtim që nuk forcon shërbimin spitalor. Pagat, pensionet nuk kanë lëvizur fare për 3 vite. Masat shtrënguese për energjinë elektrike kanë rënduar të varfërit, ligji për arsimin e lartë favorizon Universitetin privat.

Cfarë është Partia Socialiste, a është e majtë?

Në program po, por ai nuk u respektua.

Ju e keni përplasjen për mënyrën si po udhëhiqet partia?

Unë që në 2013 nuk kam qenë dakord për mënyrën sesi është përkthyer qeverisja. Ai u menaxhua në mënyrë të parcializuar duke u lënë në dorë të disa individëvë që sigurisht e përdorën pushtetin për interesat e tyre. Kjo shkon përtej ideologjisë dhe sistemit politik. Çfarë është kjo? Unë besoj se e imja nuk është më përplasje ideologjike, por kam frikë se përballje me sistemin autoritar. Beteja për demokratizimin e PS dukej si një përpjekje utopike, por unë mendoj se ka qenë përpjekja e duhur. Nuk votohet në PS, nuk funksionojnë forumet. Përpjekja për demokraci në PS besoj se ishte lëvizja më e zgjuar që kemi bërë ne. Drama që ndodh në PS u çua në një teatër të hapur. Të gjithë shqiptarët e panë që PS është privatizuar dhe nuk ka demokraci të brendshme.

Ju i jeni bashkuar një beteje politike që e ka nisur Ben Blushi. Për mua ka qenë surprizë bashkimi me të, sepse keni patur profilin e një zonje të mendimit politik, jo të aksionit…

Unë nuk kam qenë dakord që në 2013 me mënyrën sesi po qeverisej dhe këtë e kam shprehur. Për mua ky ishte mandati i parë në Kuvend dhe do një farë përvoje për të kuptuar sistemin. Kushdo që e ka kuptuar jetën parlamentare e mëson se kjo jetë do një farë përvoje. Unë e kam ndjekur me shumë vëmëndje Blushin në të gjitha prononcimet e tij dhe jam ndjerë komode që kishte një njeri që thoshte gjërat që mendoja edhe unë. Po të mos ishte Beni ndoshta nuk do të kisha patur shkathtësinë për të dalë e para. Por, unë jam natyrë luftarake, sepse jam idealiste. Ndoshta një ndër faktorët është që jetën politike e kam përjetuar në Shkodër dhe aty ambjenti është më i ekstremizuar. Kjo eksperiencë dhe pesha e rëndë që kam mbajtur përballë elektoratit shkodran pas 2013 nuk më ka lënë asnjë rrugë tjetër përveç kundërshtimit të hapur për gjendjen e krijuar.

Nëse do të kishte patur ligj dekriminalizimi para 2013 a do të ishit përfshirë në këtë lëvizje?

Ky ligj nuk dihet se çfarë efekti do të ketë. Rama ka thënë se asnjë nga ligjvënësit e PS nuk do të preket nga ky ligj. Ky ligj është miratuar prej disa kohësh dhe nuk ka asnjë pasojë. Shoh edhe njerëz të opozitës që nuk e çmojnë këtë ligj. Ai duket si një ligj pa efekt. Nuk dua ta paragjykoj, por ai nuk ka cekur mentalitetin.

A është e vërtetë që e ke takuar Ramën këto kohët e fundit dhe ai të ka ftuar Rama të punosh në Shkodër?

Nuk e di sesa etike është të flasim për këtë, por unë e kam takuar disa herë Ramën që nga janari, kur jam prononcuar hapur në lidhje me zgjedhjet ne PS. E kam takuar dhe në seli dhe në kryeministri. Më ka kërkuar që të merrem me bazën e PS në Shkodër, por unë që në fillim nuk kam pranuar dhe jam e distancuar. Në fund të marsit kur e kam takuar për herë të fundit, para referendumit të 9 prillit, meqenëse gjërat kishin lëvizur drejt referendumit që unë e kundërshtoja nuk mund të isha më pjesë e një lëvizje që unë e kundërshtoja.

A nuk mendon se kjo kërkesë e Ramës ishte vlerësim për ju?

Frikë ndoshta më shumë?! Nuk di ta them këtë, por me siguri që Rama vlerëson faktin që në politikë kam qenë aktive. Unë kam qenë vullnetare për shumë kohë, 8 vjet. Vlerëson dhe faktin që unë jam njeri idealist dhe kam punuar me përkushtim.

Rrugët tuaja me Edi Ramën janë ndarë?

Po, patjetër…

Ju nuk jeni pjesë e PS?

Unë jam pjesë e grupit parlamentar, por nuk do të pranoj të jem pjesë e listës konkuruese. Nuk besoj se do të ndryshojë këtë vendim, sepse nuk besoj se edhe vetë Edi Rama do të ndryshojë dhe do ta kuptojë gabimin si me zgjedhjet e brendshme, ashtu dhe me referendumin.

Çfarë është “Shqipëria mbi partinë”, nacionalizëm?

“Shqipërinë mbi partinë”, nuk është çështje nacionalizimi, është çështje prioriteti politik. Shqipëria mbi partinë është një emergjencë kombëtare, sepse partitë e kanë vënë vendin mbi partinë. Gjatë muajve të fundit debati në PS ka qenë gjithmonë një kundërveprim.

Në program PS është një ndër partitë më nacionaliste, ka dhe Kosovën dhe Çamërinë, atëherë përse duhej ky diskutimi Parti-Shqipëri?

Programi është thjesht i shkruar në letër, praktika është tjetër.

Ben Blushin e ke njohur më së shumti këto kohë apo edhe më parë?

Benin e kam njohur që në 2009 kur isha pjesë e Lëvizjes për Mendimin Ndryshe. Kam qenë e interesuar për jetën politike të Benit edhe në periudhën kur kam qenë pjesë e jetës akademike. Dorëheqja e tij në 2007 si kreu i grupit parlamentar socialist, kur u zgjodh një President me vota të blera nga socialistët, ka qenë një akt moral shumë i vlerësuar. Në 2009 jam përjashtuar në momentin e fundit nga listat e deputetëve në Shkodër. Në 2013 pushteti i Berishës ishte bërë i padurueshëm. Rrëzimi i tij duhej bërë patjetër. Një kategori njerëzish u panë asaj kohe si garanci që njerëzit do të shkonin të votonin, pasi vota që do të shkonte për ne nuk do mbrohej. Nuk e kam menduar që këta njerëz do të kishin influencë pas zgjedhjeve. E kam menduar se do të falenderoheshin dhe do të ishin thjesht deputetë. Shkodra ka qenë shumë më problematike me listat. Unë po t’i bëja vetë listat nuk do t’i bëja me banditë. Një parti e madhe në pushtet vjen me frymë, jo me njerëz të fortë.

Pagat, arsimi, demokracia e brendshme në parti, këto janë defektet e Ed Ramës?

Sistemi politik me tremb më shumë edhe në parti edhe në qeverisje. Do të kisha dashur që sociologët ta përkufizojnë në çfarë sistemi po jetojmë. Për përkufizimin le të kemi durim, për aksionin jo…

Tani ju thonë se po bëni opozitë si Berisha…

Absolutisht jo. Opozita aktuale është klienteliste. I kundërvihet pushtetit për interesat e veta. Unë kam bërë një betejë shumë të gjatë në Komisionin e Ligjeve për ligjin e arsimit të lartë për shembull. Ata kanë mbyllur sytë për hir të pakteve me klientët e vjetër edhe kur gjërat ishin flagrante.

Kur mendoni ta krijoni partinë e re?

Nuk ka qenë qëllimi ynë i parë krijimi i një partie. Por sot, pas Asamblesë së fundit, unë shoh që brenda forumeve të PS nuk ka ndonjë shpresë. Ne të detyruar nga kjo, por edhe me shumë përkushtim, po takojnë socialistët e bazës dhe po dëgjojmë se çfarë duan ata. Shumë po na kërkojnë krijimin e partisë. Nëse duam të krijojmë diçka të re duhet të jetë përtej të gjitha modeleve që janë sot. Shqiptarët jam e bindur se mezi e presin, por duhet parë nëse realiteti shqiptar ofron aktivistë të një partie që nuk i fton militantët për të rrëmbyer favorin e parë që ju del në shteg, por njerez që vijnë për një karrierë të ndershme, të përkushtuar, te painkrimunuar. Duhet parë edhe nëse a na e ofron edhe ne Shqipëria një mundësi të tillë?!

Unë si gazetar që kam ndjekur që në ’93-in partitë e reja dhe të gjithë kështu e nisin, por ju sa “mirë” do të silleni me njerëzit, pa u bërë si simotrat politike?

Ka një favor për ne, sepse realiteti politik në Shqipëri është asimetrik. Ka mungesë për një parti të majtë me parime të vendosura mbi drejtësinë sociale dhe solidaritetin njerëzor. Të gjitha partitë politike e kanë vënë veten mbi Shqipërinë. Besoj se sot shqiptarët janë mjaft të zhgënjyer nga politika. Ne kemi vënë gjithë energjitë dhe përkushtimin për të gjitha çfarë i duhet njerëzve. (javanews.al / a.r)

Next Post

Denoncimi i Manjanit: Familje gjyqtarësh po privatizojnë çështje për gjykim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In