• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mimoza Ahmeti në zi, shkrimtarja humb babain: Kur ta takosh nënën, përqafoje fort për mua

by A R
04/09/2026 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mimoza Ahmeti po përballet me një humbje të madhe familjare. Shkrimtarja dhe fituesja e “Ferma VIP” ka njoftuar përmes rrjeteve sociale ndarjen nga jeta të babait të saj.

Në një postim të ndjerë në Facebook, Ahmeti ka ndarë me ndjekësit dhimbjen për humbjen e të atit, të cilin e përshkruan si një nga njerëzit më të rëndësishëm të jetës së saj.

Ajo tregon se në çdo arritje dhe hap të saj ka gjurmë të dashurisë, sakrificave dhe mësimeve të babait.

“Sot u shua një pjesë e zemrës sime… Sot humba babanë tim të shtrenjtë. Ka dhimbje që nuk mund t’i mbajë asnjë fjalë. Sot, përballë ikjes tënde, babi, edhe fjalët e mia heshtin.

Ti ishe një nga shtyllat më të forta të jetës sime, një pjesë e pandarë e asaj që jam. Në çdo hap që kam hedhur, në çdo arritje dhe në çdo gjë të mirë që kam ndërtuar, ka diçka nga ti, nga mësimet e tua, nga dashuria, mundi dhe sakrificat e tua”, shkruan ajo.

Më tej, Mimoza Ahmeti i drejtohet të atit me një mesazh emocional, duke kujtuar edhe nënën e saj, e cila nuk jeton më.

“Dhe tani që po shkon drejt asaj bote ku është edhe nëna ime, kam vetëm një lutje për ty: Kur ta takosh nënën, përqafoje fort për mua.

Thuaji se më ka munguar çdo ditë dhe se dashurinë për ju të dy e kam mbajtur gjithmonë të gjallë në zemrën time”, shkruan shkrimtarja.

Postimi i plotë:

Sot u shua një pjesë e zemrës sime…

Sot humba babanë tim të shtrenjtë.

Ka dhimbje që nuk mund t’i mbajë asnjë fjalë. Sot, përballë ikjes tënde, babi, edhe fjalët e mia heshtin.

Ti ishe një nga shtyllat më të forta të jetës sime, një pjesë e pandarë e asaj që jam. Në çdo hap që kam hedhur, në çdo arritje dhe në çdo gjë të mirë që kam ndërtuar, ka diçka nga ti, nga mësimet e tua, nga dashuria, mundi dhe sakrificat e tua.

Shpresoj që çdo gjë që kam arritur në jetë të të ketë bërë krenar. Shpresoj që, edhe atje ku s’mund të të shoh më, të jesh duke më parë dhe të ndiesh se gjithçka që ke bërë për mua nuk ka qenë kurrë e kotë.

Dhe tani që po shkon drejt asaj bote ku është edhe nëna ime, kam vetëm një lutje për ty:

Kur ta takosh nënën, përqafoje fort për mua. ❤️

Thuaji se më ka munguar çdo ditë dhe se dashurinë për ju të dy e kam mbajtur gjithmonë të gjallë në zemrën time.

Tani jeni përsëri bashkë…

Dhe unë mbetem këtu, me kujtimet tuaja, me mallin dhe me një dashuri që nuk do të shuhet kurrë.

Ndoshta nuk mund t’ju kem më pranë, por do t’ju mbaj gjithmonë me vete — në zemrën time, në shpirtin tim, në çdo fjalë të mirë që do të them dhe në çdo hap që do të hedh.

U prehsh në paqe, babi im.

Përqafoje nënën fort për mua…

Dhe, nëse mundeni, më ruani të dy nga lart.

Ju dua sot, nesër dhe përtej çdo kohe.

Përjetë vajza juaj.

Next Post
Denoncimi: Si spiunohen studentët dhe aktivistët e shoqërisë civile në Serbi

Denoncimi: Si spiunohen studentët dhe aktivistët e shoqërisë civile në Serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kërcënon” Kremlini: Furnizimi i Ukrainës me raketa Tomahawk mund të përfundojë shumë keq

Moska kërcënon, Medvedev i bën thirrje Trumpit: Përdor CIA-n kundër Zelenskyt dhe jepi fund këtij problemi!

October 26, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

Humbi!

October 26, 2026
Trump shpërthen ndaj Norvegjisë pas anashkalimit për çmimin Nobel: Vend i neveritshëm

Trump shpërthen ndaj Norvegjisë pas anashkalimit për çmimin Nobel: Vend i neveritshëm

October 26, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Analiza e “Financial Times”: Të paktën 69% e amerikanëve të shqetësuar për korrupsionin në administratën Trump!

October 26, 2026
Policia portugeze zbraz kampin e protestës në Lisbonë, arrestohen 25 persona

Policia portugeze zbraz kampin e protestës në Lisbonë, arrestohen 25 persona

October 26, 2026
Valë sulmesh mbi infrastrukturën ukrainase, Zelensky vendos kushte për ndalimin e goditjeve ndaj rafinerive të Moskës

Valë sulmesh mbi infrastrukturën ukrainase, Zelensky vendos kushte për ndalimin e goditjeve ndaj rafinerive të Moskës

October 26, 2026
Profili i njeriut të ditës! Kush është kardiologu që rrëzoi pushtetin 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiç

Profili i njeriut të ditës! Kush është kardiologu që rrëzoi pushtetin 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiç

October 26, 2026
“LaCivita me pagesë, pa para s’vinte kurrë”, Gary Kokalari: 1 miliardë dollarë korrupsion i Berishës, pse s’vepron SPAK!

Gary Kokalari i shkruan ambsadorit Wendt! Kriza e Shqipërisë: Nevoja për udhëheqje dhe llogaridhënie të SHBA-së!

October 26, 2026
Zgjedhjet në Brazil, Lula triumfon për herë të katërt, aleati i Trump nuk e pranon rezultatin!

Zgjedhjet në Brazil, Lula triumfon për herë të katërt, aleati i Trump nuk e pranon rezultatin!

October 26, 2026
I majti i fundit tradicional nuk bie nga froni, Lula fiton garën në Brazil

I majti i fundit tradicional nuk bie nga froni, Lula fiton garën në Brazil

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In