Artistë të arteve pamore nga 29 vende dhe rajone, u mblodhën së fundmi në Chengdu të Kinës Jugperëndimore për të paraqitur mbi 300 vepra arti në Bienalen e këtij qyteti.
Mes tyre dhe Alfred Mirashi, i njohur ndërkombëtarisht si Milot, tashmë në cilësinë e të ftuarit të veçantë të eventit, i cili paraqiti në të veprën e tij simbol Çelësi.
Në një intervistë nga Chengdu për CMG, na rrëfen ndjesinë e rikthimit në Kinë, pjesëmarrjen në Bienale por ndan edhe përshtypjet për artistët kinezë.











