• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Milo: Protesta kundër Ruçit si kryetar i Kuvendi, e bëjnë opozitën artificiale

by Java News
06/09/2017 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo e cilëson të habitshme dhe artificiale protestën e parashikuar për t’u mbajtur në seancën e parë plenare të këtij sesioni parlamentar, kundër zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të këtij institucioni. Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Milo tha se Ruçi është një figurë me përvojë në jetën parlamentare shqiptare.

“Më duket e habitshme dhe artificiale, nuk më ngjan se është në taban ky veprim opozitar për të kontestuar zgjedhjen e një njeriu me kaq përvojë parlamentare.

Kush mund të vijë në krye të parlamentit shqiptar, nëse nuk do jetë një person me një përvojë të tillë? Duket e rëndomtë kjo lloj proteste ndaj zgjedhjes së Ruçit në postin e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë”, u shpreh Milo.

Sa i takon rolit të opozitës në sesion e ri parlamentar, Milo tha se është me rëndësi që të respektohet institucioni i Parlamentit, dhe të mos kthehet në një arenë akuzash e përplasjesh, siç ndodhi në 4 vitet që lamë pas. Ai tha se pritet që në 4 vitet e ardhshme të kemi një opozitë të fortë, dhe që të japë ide konstruktive.

“Mendoj se do të ketë një opozitë të fortë. PD dhe LSI besoj se do të përpiqen të bëjnë një opozitë të fortë, secili me tezat e tij. Por fortësia dhe agresiviteti i opozitës në Parlament, duhet të përqendrohet më tepër në paraqitjen e alternativave ndaj projekteve të qeverisë, dhe jo të shndërrohet Parlamenti në një arenë akuzash e përplasjesh, siç ndodhi në 4 vitet që lamë pas. Nëse do ketë një sjellje të opozitës si ajo e 4 viteve që shkuan, do të thosha se Parlamenti nuk do të jetë në lartësinë e duhur, si ajo që kërkon dhe pret populli shqiptar. Duhet respektuar institucioni i Parlamentit. Opozita duhet të japë ide konstruktive”, u shpreh Paskal Milo.

Duke komentuar zgjedhjen e Ilir Metës në postin e Presidentit, kreu i PDS tha se e sheh figurën e tij të duhurën për këtë post. Sakaq, ai tha se LSI nën drejtimin e Monika Kryemadhit do të bëjë një opozitë të fortë.

“Meta pranoi detyrën e Kryetarit të Shtetit, një detyrë e nderuar dhe shumë e lartë. Besoj se ai i ka të gjitha aftësitë për ta kryer sa më mirë dhe në mënyrën më efikase këtë detyrë. Nga ana tjetër, Kryemadhi është me përvojë në politike, dhe besoj se ka një ekip të përgatitur. Mendoj se do të ketë një drejtim kolektiv të LSI, dhe besoj se do të vazhdojë të qëndrojë si një alternativë e fortë përballë dy alternativave më të mëdha në jetën politike shqiptare. Drejtimi i LSI i nga një grua me kapacitete dhe përvojë besoj se do t’i japë LSI një dimension dhe rol të ri në opozitën që ajo do të ushtrojë”, u shpreh kreu i PDS.

Sakaq, Milo tha se nga qeveria e 4 viteve të ardhshme pret që të mbahen premtimet që Rama u ka bërë shqiptarëve në mandatin e parë, duke shtruar se “në fushatën e 2017 nuk pamë premtime të mirëfillta për punësimin apo politikat sociale”.

ma.me

Next Post
Veprimet e një burri shteti

Faksimile/ Publikohen e-mailet zyrtare që PD çon në Bruksel, ku Shqipëria paraqitet 'zi e më zi'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In