• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Milo: Kjo qeveria më qesharake nga viti 1991, disa të deleguar të PD kanë marrë zyrat me qira

by A R
23/05/2017 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo në një intervistë për emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga në Report Tv është shprehur se marrëveshja e 18 majit edhe pse u firmos nga Basha është pakt mes Ramës dhe Berishës.

“Pakti më Bashën është marrëveshja Rama-Berisha si ajo e prillit të vitit 2008. Pavarësisht se firmën e vendosi Lulzim Basha, marrëveshja është Rama-Berisha”, është shprehur Milo.

Paskal Milo: Qeveria e re më qesharkja që nga viti 1991 
Ndërsa qeverinë e re me ministrat dhe zëvendës kryeministren teknike Milo e cilësoi si më qesharaken që Shqipëria ka pasur pas vitit 1991.

Sipas tij emrat e rinj nuk kanë në dorë asgjë dhe janë thjesht disa të deleguar të PD që kanë marrë me qira zyrat për një muaj.

“Qeveria më qesharake që ka pasur Shqipëria nga viti 1991 e këtej, për nga mënyra si u formua dhe për nga kompetencat që kanë ministrat teknikë dhe zv/kryeministrja. Ata nuk do të bëjnë asgjë, nuk kanë në dorë të bëjnë asgjë. Me pak fjalë janë disa të deleguar të PD që kanë marrë më qira për një muaj zyrat.

Rama mund t’i mbledhë sa për sy e faqe ose për të marrë ndonjë vendim që mund të merret në rrethanat e fushatës, por kjo qeveri nuk ka më vendimmarrje të rëndësishme”, deklaroi Milo.

Milo: Pas zgjedhjeve të 25 qershorit koalicion PS-LSI ose PD-LSI 
Sipas Milos asnjë parti nuk do të mund të qeverisë e vetme ndaj tha se janë më të mundshëm vetëm koalicionet PS-LSI ose PD-LSI, në rast se nuk diktohet nga partnerët ndërkombëtarë bashkëqeverisje PD-PS.

“PS do jetë parti e parë, por shifra më e lartë nuk i kalon 60 vendet në Parlament, parashikoj rritje të lehtë të PD dhe të LSI. Do ketë patjetër koalicion post zgjedhor. Në Shqipëri nuk ka terren për koalicion PD-PS, pasi edhe elektorati nuk ka kulturë ta gëlltisë këtë”, tha ai.

Kreu i PDS gjithashtu tha se pavarësisht komponentit provokativ që kanë emrat e ministrave të PD, Rama e ka gëlltitur pasi opozita doli nga çadra.

“Emrat e PD patjetër e kanë komponentin provokativ nga PD, si në rastin e Demiraj që u shkarkua nga Kodheli. Rama e ka gëlltitur këtë emër apo ndonjë tjetër për të mos dhënë shkas të prishet ajo që u arrit.

Këta emra ishin dekor për të nxjerrë PD nga çadra ndaj Rama nuk është shqetësuar se çfarë përmbajnë këto emra dhe çfarë historie të së kaluarës kanë”, tha Milo.

Sa i përket Partisë Demokracia Sociale Milo tha se ka si objektiv që në Parlamentin e ardhshëm të ketë 2 deri në 3 deputetë. Ndërsa vendimin e Ramës që të majtët të shkojnë në zgjedhje jashtë koalicioneve Milo e cilësoi taktikë të gabuar.

“Objektivi ynë është që të kemi 2 deri në 3 deputetë në Parlamentin e Shqipërisë. Unë jam në qarkun e Tiranë ku kryesoj listën e Partisë Demokracia Sociale. Rama është përgjegjës i plotë për mosrespektimin e marrëveshjeve me partinë tonë. Rama ka gabuar taktike me ne të majtët që po shkojmë në zgjedhje veç e veç ndërsa e djathta ka mundësi të shkojë”, tha Milo. /Shqiptarja/a.m.

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Basha kandidon në Elbasan si kryesues i listës së PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Mars 2026

March 13, 2026
“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

March 13, 2026
Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

March 13, 2026
Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

March 13, 2026
Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

March 13, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD akuzon Qeverinë për neglizhencë ndaj çmimit të naftës: Të hënën depozitojmë nismë ligjore në Kuvend

March 13, 2026
Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

March 13, 2026
Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Hezbollahun & Gardën Iraniane organizata terroriste

Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Hezbollahun & Gardën Iraniane organizata terroriste

March 13, 2026
Deklaratat e ambasadave pas seancës, Rama: Asnjë presion! Nuk pranoj të më shohë njeri nga lart poshtë

Deklaratat e ambasadave pas seancës, Rama: Asnjë presion! Nuk pranoj të më shohë njeri nga lart poshtë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In